Në fund të javës së parë të dhjetorit të sivjetshëm, në qytetin e Shkodrës ndodhi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e qytetërimit shqiptar të të gjitha kohërave. Në katedralen e bekuar të këtij qyteti u zhvillua seanca e fundit e Gjyqit Kishtar Kanonik për shpalljen martirë të Kishës Katolike të 40 klerikëve e laikëve të ekzekutuar gjatë shekullit të njëzetë në trojet shqiptare. Ndër martirët, njëri është viktimë e kohës së mbretërisë shqiptare, një tjetër është viktimë e dhunës serbe në Kosovë dhe tridhjetë e tetë ndërruan jetë nën mizoritë e diktaturës komuniste. Janë: Imzot Vinçenç Prennushi, OFM; Imzot Frano Gjini; Imzot Jul Bonati; Don Alfons Tracki; Don Anton Muzaj; Don Anton Zogaj; Don Dedë Maçaj; Don Dedë Malaj; Don Dedë Plani; Don Ejll Deda; Don Jak Bushati; Papa Josif Mihali; Don Josef Marksen; Don Lazër Shantoja; Don Lekë Sirdani; Don Luigj Prendushi; Don Marin Shkurti; Don Mark Xhani; Don Mikel Beltoja; Don Ndoc Suma; Don Ndre Zadeja; Don Pjetër Çuni; Don Shtjefën Kurti; At Çiprian Nika, OFM; At Gaspër Suma, OFM; At Gjon Shllaku, OFM; At Karl Sarreqi, OFM; At Mati Prenushi, OFM; At Serafin KOda, OFM; At Daniel Dajani, SI; At Giovanni Fausti, SI; Vëlla Gjon Pantalia, SI, Zotëri Fran Miraka; Zotëri Mark Çuni; Zotëri Gjelosh Lulashi; Zotëri Qerim Sadiku; Zonjushë Maria Tuci; At Luigj Paliq, OFM; Don Gjon Gazulli. Seanca gjyqësore u parapri nga njw meshë. Në këtë ceremoni, të cilën e përfytyroj të mrekullueshme, ishte i pranishëm edhe mëkëmbësi i Papës Benedikti XVI, Kardinal Claudio Hummes. Në vazhdim, i gjithë fondi me dokumente lidhur me këta martirë përcillet në Vatikan, ku fjalën e fundit e thotë Papa, sipas të drejtës kanonike dhe të 40 martirët tanë shpallen shenjtorë.
Ky gjyq, siç mësojmë, ka zgjatur tetë vjet. Por përgatitjet për të kanë filluar menjëherë me rikthimin e të drejtës së besimit në Shqipëri, njëzet vjet më parë. Shërbëtorët e Kishës Katolike Shqiptare, fjalën e kam për ata që kanë veshur zhgunin e klerikut, por edhe shumë e shumë besimtarë, i janë përveshur një pune të pashembullt për të mbledhur mijëra dokumente e dëshmi, në të cilat shpaloset vepra sublime e këtyre martirëve për të mos tradhtuar besimin e tyre.
Duhet të ketë qenë një punë mbinjerëzore. Është dashur jo thjesht të shkundet pluhuri i historisë nëpër arkiva. Deri edhe gjuha e atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në torturimin e në ekzekutimin e martirëve është dashur të zgjidhet. Me një fjalë, është dashur të zhvarroset e të pastrohet nga balta vetë e vërteta, të cilën makineria e pashpirt e diktaturës ishte kujdesur në mënyrën e vet më kriminale ta mbyste, ta zhdukte, ta bënte të paqenë. Por nuk zhduket vepra e mirë. Klerikët dhe besimtarët ia dolën ta mbledhin jetën dhe vdekjen e martirëve, siç mblidhen pikat e lotit. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Fryma që i nxiste këta veprimtarë të shpirtit për ta kryer një punë të tillë, u jepte fuqi, durim e besim se do ia dilnin mbanë. Si shqiptar, unë përulem para mundimit të tyre dhe jam i bindur se edhe Papa Benedikti XVI do të na e dërgojë shumë shpejt lajmin ngazëllyes.
Kombi shqiptar do të ketë, pra, së afërmi edhe 40 shenjtorë. Në hulumtimet e mia, të cilat doemos që nuk janë shteruese, rreth historisë së kishës së krishterë shqiptare, më del se kemi pasur Shën Astin, i cili i takon shekullit të parë, e që mendohet se ka qenë dishepull i Shën Palit. Kemi pasur deri tani edhe Shenjtët Dardanë Florin dhe Laurin. Të tre këta shenjtorë, veç të tjerash, sigurisht që janë pjesë thelbësore edhe e krenarisë tonë kombëtare, sepse qëndrojnë si gurë themeli në rrënjët e qytetërimit tonë perëndimor. Unë e kuptoj se aritmetika nuk i përshtatet mirë këtij rasti.
Megjithatë, egoja e tepruar që kemi ne shqiptarët zakonisht për t’u krahasuar me të tjerët kur është fjala për virtyte të mëdha, më shtyn të përmend se tashmë do të kemi dyzet e tre shenjtorë të gjakut tonë, që do të thotë më shumë se të gjitha kombet e krishtera ballkanike së bashku. Me fjalë të tjera, ne, që jemi në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi më pak se gjatë milionw shqiptarë, kemi derdhur sublimitet në themelet e kishës më shumë se gjashtëdhjetë milionë ballkanasit e tjerë. Shenjtorët e kishës shqiptare dëshmojnë fuqinë e jashtëzakonshme morale të kombit tonë në përgjithësi. Ata natyrshëm e ndriçojnë njësoj krenarinë e çdo shqiptari me dritën e tyre të mrekullueshme, pavarësisht besimit që ka secili prej nesh individualisht.
Të dyzet shenjtorët e ardhshëm, me shembullin e sakrificës së tyre sipërore, shkojnë shumë përtej sakrifikimit të mirëfilltë për kishën. Ata përfaqësojnë në shkallën më të lartë kundërshtimin civil, rezistencën paqësore, kurajon për të mos tradhtuar veten, pavarësisht çmimit; mendjen e kthjellët për ta kuptuar qysh në embrion të keqen që po i kanosej krejt kombit e për të mos u pajtuar me të, besimin e palëkundur se me vdekjen e tyre, ata thjesht po kurorëzonin një jetë në shërbim të kombit, vetëdijen e plotë se vrasësit e tyre do të linin pas vetes turpin, ndërsa ata vetë lavdinë e amshueme e që është lavdi për Shqipërinë. Në këtë kuptim, pra, ata e ndriçojnë njësoj krenarinë e secilit prej nesh, pavarësisht besimit që kemi individualisht. Me të drejtë, mëkëmbësi i Papës Benedikti XVI, Kardinali Claudio Hummes, tha me këtë rast se “këta martirë i bëjnë nder mbarë Shqipërisë, pasi do t’i japin emër ndërkombëtar si një popull me vlera universale”.
Për hir të së vërtetës historike do kujtuar me këtë rast se këta dyzet martirë që po shenjtërohen, nuk janë të vetmit klerikë që dhanë jetën e vet për të mos shkelur besimin që i udhëhiqte në jetë. Janë të shumtë edhe klerikët myslimanë, ata bektashinj, ata ortodoksë e ata ungjillorë që pësuan tragjikisht të njëjtin fat. Është pak të thuhet edhe për ta se ashtu si para Zotit, edhe para robit, ishin të pafajshëm. Po ashtu, nuk ka pikë mëdyshjeje se vepra e tyre është po aq e shenjtë sa ajo e dyzet shenjtorëve katolikë, si para Zotit, edhe para kombit shqiptar e para mbarë njerëzimit.
Ata ishin të gjithë bashkëkohës njëri me tjetrin. Pavarësisht se librat e lutjeve i kishin të ndryshme, u folën me të njëjtën gjuhë shqiptarëve në të gjallë të vet e që ishte gjuha e dashurisë për Atdheun e për njëri-tjetrin. Edhe sfilitjet e mbrame i patën së bashku e të njëjta, më së shpeshti në të njëjtat qeli, edhe xhelatët i kanë pasur të njëjtët dhe për të njëjtën arsye nuk u dorëzuan deri në pikën e fundit të shpirtit. Natyrshëm ata janë sot së bashku në të njëjtin altar të lavdisë hyjnore e tokësore. Unë nuk jam në dijeni nëse drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ata të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ata të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e ata të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare kanë nisur të kryejnë, apo ndoshta edhe e kanë kryer tashmë të njëjtën punë që bëri gjatë njëzet vjetëve Kisha Katolike për të nxjerrë nga errësira veprën e martirëve të tyre, të cilët janë njëherazi edhe martirët e të gjithë shqiptarëve. Kjo është një vepër, që ne e presim prej tyre.
Me sa kam mundur të mësoj, Polonia, për dyzet e pesë vjetët e dhunës komuniste ka gjithashtu një martir të shenjtëruar e që është At Popieluszko, i cili ka qenë meshtari i Solidarnostit e që më pas është ekzekutuar nga policia politike e vendit të vet. Aq mirë është përhapur shembulli i tij në mbarë botën në këto vite të lirisë, sa është ngjallur gjithandej një adhurim i merituar për të. Përditë, në atdheun e tij vijnë kërkesa nga të katër anët, deri edhe nga Amerika Latine, nga Azia e nga Europa, për të pasur një send sado të vogël, që i ka përkitur atij shenjtori. Janë kisha të mëdha e të vogla, të cilat besojnë se duke pasur brenda vetes një kujtim të prekshëm të At Popieluszko-s, do ua shtojnë mirësinë besimtarëve të vet.
Ky është vetëm një shembull, jo për t’i pasur zili polakët, që janë aq të aftë ta kthejnë në nderim për historinë e kombit të tyre para krejt botës trashëgiminë e shenjtë të njërit nga bijtë e këtij kombi, por për t’u vënë në mendime ne vetë se ç’duhet të bëjmë që vepra e shenjtorëve tanë të vihet plotësisht në shërbim të Shqipërisë. Ky, kam bindjen unë, është amaneti më i lartë i shenjtorëve tanë. Një amanet ende i papërmbushur mirë.
Ceremonia e zhvilluar në Katedralen e Shkodrës në fund të javës së parë të këtij dhjetori kaloi pothuaj në heshtje për opinionin tonë të gjerë publik. Për fatin e mirë, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetarja e Kuvendit, zonja Topalli, dhe zëvendëskryeministri, zoti Meta. Po të mos ishin ata, edhe ato dy a tri kronika të thata në televizione e po aq lajme po ashtu të varfra në shtypin e shkruar, me siguri që nuk do të ishin bërë. Ma merr mendja se zonjës Topalli i kishte takuar ta shqiptonte një fjalë mirënjohjeje për këta shenjtorë në seancën më të afërme plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo heshti. Ndoshta nuk ia mori mendja se vlente një mundim i tillë. Sa keq po të ketë qenë kjo arsyeja e heshtjes së saj! Ndoshta pati frikë se ndonjë a ndonca deputetë do e përqeshnin. Turpi do të mbetej për ata që do e përqeshnin. Se shenjtorëve vetë nuk do u bënte asnjë përshtypje. Ata kanë parë keq e më keq nga shkelmuesit e virtyteve kombëtare.