Këtë vit, Parlamenti Europian aprovoi më në fund heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Në Tiranë, kjo u festua në mënyrë të veçantë. U hodhën fishekzjarre dhe u mbajtën fjalime të zjarrta politike. Kolonat e fasadës së Pallatit të Kulturës në sheshin “Skënderbej” u mbushën me flamuj të mëdhenj, (të gjithë jo rastësisht në ngjyrën blu të partisë në pushtet) ku në atë të qendrës shkruhej: “Pa viza në Europë”, kurse nëpër të tjerët shkruheshin emrat e kryeqyteteve të mëdha të Europës krahas kohës së fluturimit përdrejt tyre, duke transmetuar kështu idenë se tashmë, brenda një harku kohor prej një, dy, maksimumi tri orësh, shqiptarët do të mund të gjendeshin në Paris, Berlin, Romë, Athinë, Vjenë, Madrid, Zyrih e me radhë.
Në semaforët e rrugëve të kryeqytetit u vendosën disa tabela ku shkruhej “Europë”, e ku rrumbullakja e semaforit ku del drita jeshile koincidon me germën “o” të fjalës “Europë”. Kryeministri Berisha shkoi posaçërisht në Krujë për ta quajtur këtë ngjarje si “më të rëndësishmen në historinë e shqiptarëve, që nga koha e Skënderbeut.”
Ndërkaq, në shtypin perëndimor heqja e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën ose nuk u përmend fare, ose u përkthye nëpër artikujt e gazetave si një shqetësim jo i vogël. Shumë shpejt u bë e qartë se qeverisë shqiptare i janë kërkuar nga qeveritë europiane garancira të forta, se qytetarët e këtij vendi nuk do të veprojnë si maqedonasit kur u hoqën vizat.
Duket se edhe për shkak të këtij presioni nga jashtë, televizionet në vend përsërisin pareshtur njoftime të paguara nga qeveria, ku shqiptarëve u thuhet se kush do të shkelë rregullin, dmth. do të qëndrojë përtej afatit apo do të kërkojë punë në Perëndim, do të penalizohet. Po ashtu, ministri i Brendshëm ndërmori një fushatë informimi, nga e cila doli se kërkesat për daljen në Europë pa viza për qytetarët shqiptarë do të jenë shumë të rrepta: duhet paraqitur një biletë vajtje-ardhje, duhet të vërtetohet pasja e një shume të mjaftueshme të hollash, që të provojë se udhëtari i ka mjetet financiare, duhet të tregohet vendi se ku do të qëndrohet, e me radhë..., gjëra që nuk i kërkohen një qytetari perëndimor.
Kësisoj, ajo që bie në sy është një lloj skizofrenie shqiptare lidhur me këtë ngjarje: më një anë kemi propagandimin e heqjes së vizave si provë e realizimit të ëndrrës europiane të shqiptarëve dhe në anën tjetër, për shqiptarët dalja në Europë vazhdon të ketë kuptimin e daljes në një botë tjetër. Me fjalë të tjera, ky festim i ekzagjeruar ka si anë tjetër të medaljes gjendjen e një realiteti në Shqipëri, që e trajton heqjen e vizave jo si një sukses brenda vendit, por si një mundësi emigrimi.
Madje, ka komentatorë që propagandën festive të organizuar nga qeveria me flamujt e kudondodhur e tabelat tek semaforët që tregojnë dritën jeshile për në Europë, i interpretojnë edhe si nxitje indirekte që shqiptarët të marrin rrugët, në mënyrë që ky emigrim i ri të shërbejë si valvul shkarkimi e tensioneve në rritje që po shkakton kriza ekonomike e politike, ashtu siç ka shërbyer edhe në vitet 90-91 për qeverinë e fundit komuniste, e siç ka shërbyer edhe në kriza të tjera pas këtyre viteve.
Në kohën e këtij debati të hapur, mbi atë se çdo të thotë kjo heqje e vizave, po botojmë këtë numër të Përpjekjes, kushtuar migrimit të shqiptarëve gjatë këtyre njëzet vjetëve. Mendojmë se ky do të jetë jo vetëm një dokument për historinë e migrimit shqiptar në 20 vjetët e fundit, por duke sjellë analizën e kësaj përvoje njëzetvjeçare, do të shërbejë edhe si kontribut në këtë debat, e po ashtu, si mundësi reflektimi për atë se ku janë realisht shqiptarët, brenda dhe jashtë kufirit, në raport me ëndrrën e tyre të vitit 1990.
Siç del qartë nga punimet e autorëve të këtij numri, periudha komuniste 1944-1990 ishte një ndërprerje “e shkurtër” në historinë e migrimin të shqiptarëve, çka flet për faktin se ata kanë pasur gjithherë një jetë të vështirë në vendin e tyre. Ajo që ndodhi pas vitit 1990 ishte një moment kulminant në këtë histori. Duket se izolimi funksionoi si një “digë”, brenda të cilës u akumulua potencial i madh emigrimi, që pastaj shpërtheu duke i dhënë emigracionit shqiptar trajtat e një përmbytjeje dramatike, me karakteristika që e bëjnë të dallohet nga emigracioni në vende të tjera të botës.
Në këtë kontekst, emigrimi si sëmundje kronike e shqiptarëve dhe veçanërisht dramaciteti i migrimit pas viteve ’90, ngre një çështje të rëndësishme për shqiptarët, që Russell King e artikulon kështu në shkrimin e tij: “A nxit migrimi – nëpërmjet mekanizmave të tij dobiprurës të supozuar nga ekonomistët, siç janë ulja e papunësisë, ngritja e nivelit të pagave, prurja e dërgesave, kthimi i migrantëve i orientuar drejt investimeve – zhvillimin në vendin e origjinës së migrantëve? Apo mos duhet që marrëdhënia të ri-frazohet ndryshe: për shembull, që është zhvillimi i dobët ai që shkakton migrimin; ose që migrimi i tepërt nuk sjell aq shumë zhvillimin e vendit të origjinës, sesa varfërimin e mëtejshëm të tij, për shkak të rrjedhjes së tepërt (ikjes jashtë) të kapitalit njerëzor?”
Për trajtimin e kësaj çështjeje, e shumë të tjerave që lidhen me emigrimin e këtyre njëzet vjetëve, Përpjekja sjell kontributin e një numri specialistësh nga më të njohurit ndërkombëtarë, si dhe disa nga firmat e njohura shqiptare që kanë trajtuar këtë temë, edhe ata vetë emigrantë. Realizimi i tij u bë i mundur në sajë të përkushtimit të Eda Derhemit, që punoi për Përpjekjen si “guest editor”. Është ajo, që prej SHBA ku jeton, ka grumbulluar shumicën e materialeve, ka mbajtur kontaktet me autorët dhe përkthyesit, e ka paraqitur materialet.
Kjo është një përvojë e re e Përpjekjes, jo pa lidhje me dramën e emigracionit. Sepse ky numër, i përgatitur thuajse i gjithi me kontribut nga jashtë, në njërën anë është provë e faktit se emigrantët shqiptarë gjithsesi mbeten të lidhur me vendin e tyre, se ata janë një burim i vyer për vendin, por në anën tjetër është edhe një dëshmi, se ikja e trurit si “varfërim i mëtejshëm” i vendit, po ia bën gjithnjë e më të vështirë në këtë Shqipërinë e çoroditur nga kultura sipërfaqësore e konsumizmit, që i vjen aq për shtat elitës së korruptuar në pushtet, studimeve serioze brenda vendit, si dhe botimeve të karakterit të Përpjekjes.
* Editoriali i Përpjekja 26 -27, (pranverë – vjeshtë 2010) me temë emigracionin shqiptar gjatë këtyre 20 vjetëve që sapo është botuar