A mund te jetohet dhe te punohet ne shtetet e zones Shengen sipas rregullave te reja?

A mund te jetohet dhe te punohet ne shtetet e zones Shengen sipas rregullave te reja?
Jo. Rregullat e reja aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi. Ato nuk u japin qytetarëve shqiptarë të drejtën për të  qëndruar  më shumë se 3 muaj dhe as të drejtën për t’u punësuar, apo për të kërkuar azil, në këto shtete. Ata shtetas që kanë ndërmend të punësohen apo të studiojnë për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikojnë për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi, pranë ambasadës apo konsullatës së shtetit ku dëshirojnë të shkojnë. Është e ndaluar të punohet në zonën Shengen pa leje pune apo të jetohet aty pa lejen përkatëse të qëndrimit.

Liberalizimi i regjimit të vizave nuk u jep mundësi shtetasve shqiptarë të punojnë në vendet në të cilat ata do të mund të lëvizin,  brenda periudhës së lejuar për të qëndruar. Madje vendimi për liberalizimin e regjimit të vizave do të përmendë si kusht, lëvizjen për qëllime të ndryshme, përjashtuar punësimin. 

Punësimi i ligjshëm i shtetasve shqiptarë në një prej këtyre vendeve, do të mundësohet vetëm nëpërmjet lejeve të punës. Lejet e punës mund të merren vetëm në bazë të kontratave të punës dhe vizave të tipit D të cilat merren në ambasadën e atij vendi në të cilin është marrë kontrata e punës.   Nëse një qytetar shqiptar ka siguruar një kontratë të vlefshme pune, atëherë ai do të mund të pajiset në Shqipëri me një vizë të tipi D dhe më pas, këtë vizë do ta kthejë, në vendin përkatës, në leje qëndrimi, me një afat deri në një vit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama