Lufta e Yjeve Ja cfare arme dergon SHBA prane Korese se Veriut

'Lufta e Yjeve': Ja cfare arme dergon SHBA prane Korese se Veriut

Shefat e Pentagonit kanë dërguar një prej armëve më të sofistikuara pranë brigjeve të Koresë së Veriut.

Bëhet fjalë për një sistem anti-raketë, i projektuar për të interceptuar raketat bërthamore të vendit komunist.

Me një formë kaq futuristike, disa thonë se ngjan si anijet e filmave fantastiko-shkencorë.

Anija peshon 50 mijë tonë dhe struktura si glob shërben për të interceptuar raketat.

E quajtur “X-Band Radar”, thuhet se është kaq e fuqishme sa mund të pikasë një top bejsbolli mbi qiellin e San Françiskos nga ana tjetër e kontinentit.

‘Bisha’ me 28 kate ka një ekuipazh prej 86 personazh.

Mendohet se ka kushtuar mbi 1 miliardë dollarë.

Disa teoricienë të konspiracionit mendojnë se qëllimi i saj është më i madh sesa mbrojtja raketore.

Ata thonë se ajo mund të shkaktojë tërmete të fuqishme.

Një të tillë thuhet se e ka shkaktuar pa dashje në vitin 2011 në Japoni.

Bëhet fjalë për tërmetin që provokoi një cunami, duke lënë 15 mijë të vdekur.

Ajo gjendej në bazën e Perl Harbourit, por tashmë ka nisur lundrimin për t’u afruar me brigjet e Koresë së Veriut.

Sipas “The Sun”, qëllimi është mbrojtja nga raketat e Kim Jong-un.

Në shtator, vendi komunist kreu testin e pestë bërthamor.

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka testuar mbi 20 raketa balistike, që mund të arrijnë në disa territore të SHBA.

Koreja e Veriut mendohet se po punon për një raketë balistike ndërkontinentale, në gjendje për të mbajtur mbushje bërthamore dhe goditur tokën amerikane jo vetëm në brigje, por deri në brendësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama