Njihuni me aeroplanin qe ka bere ndryshimin e madh ne tregun boteror

Njihuni me aeroplanin qe ka bere ndryshimin e madh ne tregun boteror

“Airbus A380 superjumbo” mund të jetë hap i madh për aeroplanët privat, por ky aeroplan i vogël i quajtur “CirrusVision Jet” e ndryshon rrjedhën e lojës në tregun e aeroplanëve.

“Cirrus” kushton 1.75 milionë euro, që është aeroplani privat më i lirë në shitje në tregun e sotëm. Në fakt, është sa gjysma e çmimit të aeroplanëve konkurrentë.

“Vision Jet” ka 10 vjet që është duke u ndërtuar, ka thënë zëvendëspresidenti i marketingut të kompanisë “Cirrus”, Ben Kowalski për “BuisnessInsider”.

Ky aeroplan ka bërë fluturimin e parë në maj të vitit 2016, pastaj pas disa muajsh është certifikuar nga Administrata Federale e Aviacionit, ndërsa tani kompania ka prodhuar dhe ka filluar shitjet e tij.

Sipas Kowalski, tregjet e synuara të “Vision Jet” janë pronarët privat dhe shërbimet rajonale ajrore komerciale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama