Nata e Bardhe e Tiranes
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Në datën 29 nëntor zhvillohet “Nata e Bardhë”, festa tashme tradicionale e përvitshme e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Programi i festimeve të kësaj dite përmban aktivitete të shumta kulturore-artistike. Në orën 18:00, në sheshin përpara Galerisë së Arteve fëmijët do të japin një koncert. Në të njëjtën orë përpara parkut “Rinia” do të ketë karaoke. Këtyre aktiviteteve për fëmijë do t’i shtohen edhe disa ngjarje të tjera si Face Painting, aktivitete sportive, prezantime nga City Radio, spektakli i fëmijëve “Shtëpia e ëndrrave” dhe ai i të rinjve “Adi-Know”. Ndërkohe për një publik më të gjerë te Ura e Madhe në bulevard do të jepet një koncert folklorik, që fillon në orën 20:00. Ndërsa në orën 20:30, te Ura me Harqe e Bllokut do të jepet një koncert klasik.