“Ere vjeshte” ne cirkun e Tiranes

“Erë vjeshte” në cirkun e Tiranës
Cirku i Metropolit në Tiranë shfaq çdo të shtunë dhe të diel ora 11:00 deri në qershor 2011 pjesën “Erë vjeshte”.
Kjo shfaqje është konceptuar si një përzierje numrash, që përfshijnë të gjithë zhanret tradicionale të cirkut, që nga akrobacia, numrat plastik, kllounada, numrat me kafshë, xhonglim etj.
Spektakli këtë herë u është besuar artistëve të rinj, që përgatiten në Cirkun e Metropolit, por nuk do të mungojnë edhe emrat tashmë të njohur të tij, si: Stela Blloshmi, Gentian Dollaku, Fitnete Duro, Klaudia Duro, Fiqiri Luli, Vilson Gjocaj dhe Novruz Hyseni, Alush Liliani etj.
Organizatorë artistikë të shfaqjes premierë “Erë Vjeshte” janë Fatosi Roshi dhe Kujtim Dumi. Një pjesë integrale e shfaqjes është edhe muzika e interpretuar  drejtpërsëdrejti nga orkestra tradicionale e Cirkut të Metropolit, që do të shoqërojë të gjithë numrat e shfaqjes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama