Cfare eshte GreenCard-a?

Cfare eshte GreenCard-a?
Çfare eshte “GreenCard-a”?       
GreenCard-a eshte nje leje e perhershme e qendrimit ne Shetet e Bashkuara te Amerikes. Pronaret e GreenCard-es mund te hyjne ne Shetet e Bashkuara te Amerikes dhe te dalin sa here te duan, perveç kesaj kane edhe perparesi tjera, siq jane taksat studentore. Green Card-a u mundeson edhe marrjen e familjes ne Shetet e Bashkuara te Amerikes. GreenCard-a mund te shnderrohet ne nenshtetesi Amerikane sipas deshires pas 5 viteve. Afati i skadimit te Green Card-es eshte 10 vite. Pastaj mund te vazhdohet nese nuk keni bere asnje krim te rende.

Si mund ta kem une “GreenCard-en”?    
Emigrimi per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga viti ne vit po behet me i veshtire. Nje emigrim kerkon vite te tera dhe kushton mijera dollare amerikan. Lotaria Green Card, e cila i nenshtrohet “Diversity-Imigration-Act”, u ofron pjesemarrje te sigurt dhe kushte te volitshme per te fituar GreenCard-en pa mundime te rendomta. Per kete shkak, loja me ane te lotarise “Green Card” eshte menyra me e preferuar per te shkuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per qendrime te shkurtera apo afat-gjata.

Kur mundem apo duhet te shkoj ne Amerike?    

Pasi te keni fituar dhe kaluar terminin ne ambasaden amerikane, te nesermen mund te udhetoni per ne SHBA me deshiren tuaj. Nuk eshte e domosdoshme te nguteni. Udhetimi juaj per ne Amerike mund te jet vetem nje pushim i shkurter, per te njohur vendin apo te rregulloni diç. Ju nuk duhet patjeter te jeni permanent ne SHBA. Organet e emigrimit kontrollojne dhe marrin masa ne rast se fituesit qendrojne me shume se nje vit jashte SHBA-se. Egziston mundesia te beni ri-hyrje, kuptohet me marreveshje, nga e cila mund te qendroni dy vite rresht jashte SHBA-ve pa pasur ndonje pasoje per lejen e qendrimit, d.m.th, fituesi i Green Card-es ka mundesine qe me ane te marreveshjeve mos te udhetoj menjehere por sipas deshires, perderisa qendrimi i perhershem i tij/saj ne SHBA eshte i garantuar.


A duhet te dorezoje nenshtetesine qe posedoj tani?    

Jo. GreenCard-a eshte vetem nje leje e perhershme qendrimi ne SHBA. Fituesi i GreenCard-es mund ta mbaj pasaporten qe posedon, kjo vlene poashtu edhe nese do merrni nenshtetesine amerikane. Nuk jeni te detyruar ta dorezoni nenshtetesine qe posedoni. P.sh. per gjermanet dhe austriaket egziston mundesia te mbajne nenshtetesine e tyre edhe nese posedojne ose kerkojne nenshtetesine amerkane.

Çfare shenimesh duhet dorezuar per te marrur pjese ne kete lotari?    

Qeveria Amerikane ka parasysh dhe beson se vetem personat te cilet permbushin kerkesat dhe kriteret per te mare pjese ne kete lotari do te aplikojne dhe do te fitojne. Prandaj, kontrollimi behet pas publikimit te fituesve. Shenimet dhe te dhenat tjera ju duhet ti sillni pasi te jeni informuar se keni fituar. Ketu ju ndihmon Green Card Suport Service me keshillat e veta per fitues.

Çfare ndodhe me familjen time?    

Personi i martuar duhet ne formularin e tij/saj te perfshije edhe bashkshortin/en. Nese dy bashkeshort i permbushin kriteret, egziston mundesia qe secili per vete te aplikoj duke dyfishuar mundesine per te fituar ne kete menyre. Bashkeshorti/ja dhe femijet nen 21 vjet fitojne automatikisht GreenCard-en. Edhe per femijet e martuar apo mbi 21 vjet egziston e drejta per bashkim familjare, por ketu eshte ne pyetje kontingjenti vjetor dhe duhet te llogarisni me shume humbje kohe. Prandaj u rekomandojme qe femijet mbi 21 vjet te marrin pjese veçmas.

Nese kemi lidhje bashkejetesore (te pamartuar), çfare duhet te bejme?     Keto marredhenje Qeveria Amerikane nuk i njef, prandaj u rekomandojme qe partneret e pamartuar te shfrytezojne nga nje formular per vete. Nese njeri nga ju fiton, atehere keni kohe 1 vit qe nga nje Green Card te beni dy permes marteses ose pas nje kohe te vendosni se çfare te beni. Green Card Suport Service u ka ndihmuar shume rasteve te ngjashme deri me tani. Ne jemi ne anen tuaj edhe pasi te keni fituar dhe poashtu u ofrojme te gjitha informatat e nevojshme qe te keni nje fond me te mire per jeten tuaj me partnerin tuaj ne SHBA.

Kush dhe sa “GreenCard-a” fitohen?    

Per lotarine "Green Card" bota ndahet ne 6 kontinente. Pastaj analizohen kuotat e fituseve te te 6 rajoneve nga 5 vitet e kaluara dhe ç'do vend merr numrin e caktuar te Green Card-ave. Evropa dhe Afrika kane marrur me se shumti Green Card-a vitet e kaluara. Keshtu qe personat te cilet kane lindur ne Evrope kane shanse me te medha per te fituar. Zvicra vitet e kaluara ka pasur 470 fitues, Gjermania 2.900, Ish-Jugosllavia 450, Shqiperia 3.070.

Sa eshte i madh shansi per te fituar?    

Green Card Support Service nuk ka asnje ndikim ne perzgjedhjen e fituesve dhe nuk mund te jap asnje garantim qe ju do te jeni ne mesin e 55.000 fituesve te kesaj loje. Mirepo, ne mund t'u garantojme se nuk do te jeni ne mesin e nje te tretes qe diskualifikohen pa marrur pjese fare ne loje, per shkak te gabimeve formale apo skadimit te afateve. Pjesemarresit te cilet kane lindur ne Evrope kane shanset me te medha te gjenden ne mesin e fituesve.

Perse ta udhezoj “Green Card Support Service-in”?    

Green Card Support Service posedon pervojen me te madhe ne lidhje me Organet Amerikane per emigrim. Ne u garantojme aplikim per lojen me afat. Poashtu u ndihmojme fituesve deri sa ti marrin dokumentet e emigrimit. Pas marrjes se çertifikates personale, ç'do pjesemarres ka garantim se dokumentat e tij me kohe do te dergohen tek Organet Amerikane per emigrim. Green Card Support Service lajmeron te gjithe pjesemarresit me shkrim edhe ne rastin kur nuk kane fituar, duke ju mundesuar qe ne lojen e ardhshme te marrin pjese me nje çmim shume te ulet apo te pergjysmuar.

Si duhet te behet aplikimi, cilen rruge mund ta perdori?    

Nuk eshte e rendesishme se si aplikoni, online apo konvencionalisht. Green Card Suport Service posedon nje program special pergjegjes permes se cilit dergon shenimet dhe te dhenat ne menyre korrekte. Pas dergimit te te dhenave dhe shenimeve, ua dergojme online ose me poste nje flete te dhenash per kontrolle dhe nenshkrim. Ne kete flete te dhenash duhet te vendosni nje foto tuajen per identifikim qe kerkohet nga Organet e Emigrimit Amerikan. Ne kete forme sigurohemi se edhe ne nuk kemi gabuar ne lidhje me te dhenat tuaja.

Si vazhdon procedura pas aplikimit?    
Pasi te marrim aplikacionin nga ju, fillojme me kontrollimin e shenimeve per te identifikuar gabimet ose mungesen e ndonje te dhene. Nese aplikacioni eshte ne rregull, ne e ndryshojme statusin tuaj ne sistem. Ju mund ta kontrolloni statusin tuaj ne internet faqen tone nga secili vend i botes, perfshire edhe rezultatet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama