Informacion mbi vizat Shengen (schengen)

Informacion mbi vizat Shengen (schengen)
1. Vizat me qendrim te shkurter
- A keni si qellim qe te qendroni ne nje nga Shtetet Anetare te BE-se apo ne disa prej Shteteve Anetare te BE-se per jo me shume se 90 dite brenda periudhes se 180 diteve?
- A keni si qellim qe te udhetoni tranzit ne territorin e nje ose disa Shteteve Anetare te BE-se?
Atehere, ju nevojitet nje vize me qendrim te shkurter, qe nenkupton nje autorizim te leshuar nga Shteti Anetar i BE-se per qendrimin tuaj ne te ose si tranzit nepermjet ketij vendi apo disa Shteteve Anetare.

Informacion  i  rendesishem

Rregullat e reja te lehtesimit te vizave zbatohen per te gjitha Shtetet Anetare te BE-se, me perjashtim te Mbreterise se Bashkuar, Irlandes dhe Danimarkes. Shqiperia ka si qellim qe te lidhe marreveshje te veçanta me permbajtje te ngjashme si marreveshja me BE-ne me keto vende sikurse dhe me Norvegjine dhe Islanden.

2. Vize me shume hyrje dhe qendrim te shkurter

Nje vize me shume hyrje por qendrim te shkurter ne BE duhet t’ju  leshohet juve, e vlefshme deri  ne  nje vit, nese:
- gjate vitit te meparshem ju keni marre te pakten nje vize,
- ju e keni perdorur ate ne perputhje me ligjet e hyrjes dhe te qendrimit te Shtetit Anetar te BE–se te vizituar
- ju rregullisht udhetoni ne Shtetet Anetare ne BE dhe jeni:

    biznesmen;
    anetar i profesioneve te tilla qe ftohen te marrin pjese ne ekspozita nderkombetare , konferenca, simpoziume, seminare ose veprimtari te ngjashme;
    person qe ka nevoje te vizitohet rregullisht per arsye shendetesore  ose nje shoqerues i tij qe eshte i domosdoshem;
    person qe rregullisht merr pjese ne aktivitete shkencore, kulturore, sportive ose artistike;
    student qe udheton rregullisht per qellime studimi ose trajnimi.

Ne vemendje

Nje vize me shume hyrje por qendrim te shkurter ne BE duhet t’ju leshohet juve, e vlefshme minimumi 2 vjet dhe maksimumi 5 vjet, nese:
- ju beni pjese ne nje nga kategorite e personave te permendura me siper,
- gjate dy viteve te fundit ju  keni perdorur viza me shume hyrje por me qendrim te shkurter ne marreveshje me ligjet e hyrjes dhe qendrimit te Shtetit Anetar te BE-se te vizituar  nga ju dhe;
- arsyet per te kerkuar nje vize me shume hyrje jane akoma te vlefshme.

3. Sa ju duhet qe te paguani per aplikimin
per nje vize me afat te shkurter qendrimi?

Tarifa per te perpunuar aplikimin tuaj per vize eshte 35 euro. Kjo tarife vlen per te dyja tipet e vizave me nje dhe shume hyrje.

Kategorite e meposhtme te personave perfitojne nga vizat falas:

-  Te afermit  e ngushte
- Personat qe kane paraqitur dokumenta qe provojne domosdoshmerine e udhetimit te tyre per qellime humanitare, duke perfshire ketu rastet ku kerkohet trajtim mjekesor urgjent dhe per personat qe i shoqerojne ata, apo qe ju duhet te ndjekin funeralin e nje te afermi te tyre ose te vizitojne nje te aferm te tyre qe eshte i semure rende;

    Pensionistet.
    Femijet nen moshen 6 vjeç;
    Personat me aftesi  te kufizuar si dhe personat qe i shoqerojne ata, nese eshte e nevojshme;

Nxenesit, studentet dhe mesuesit qe i shoqerojne te cilet ndermarrin udhetime per qellime studimi ose trajnime mesimore, duke perfshire ne kete kuader dhe programet e shkembimeve, sikurse dhe aktivitete te tjera shkollore.
·    Persona qe marrin pjese ne aktivitete shkencore, kulturore, sportive dhe artistike, duke perfshire ketu universitetet dhe programe te tjera shkembimi.

Rregullat e reja te lehtesimit te vizave kane lidhje dhe me kete pike te fundit:
Shembujt e treguar ketu e me pas japin nje numer rastesh studimi per orientimin tuaj. Ju lutem te keni parasysh se kjo eshte nje liste e dhene vetem per orientimin tuaj dhe nuk ka si qellim qe te jete shterruese. Nese ju i perkisni njeres prej kategorive te meposhtme, vetem dokumenti(at) e paraqitura me poshte mund te kerkohen per te justifikuar qellimin e udhetimit tuaj; asnje justifikim tjeter, ftese apo tjeter lloj dokument eshte i nevojshem. Megjithate, te gjitha kerkesat e tjera per pajisjen me vize te tilla, si paraqitja e dokumentave mbi mjetet tuaja financiare te perballimit te shpenzimeve te qendrimit dhe udhetimit, mbeten te pandryshuara me marreveshjen e re dhe kerkohen qe te kontrollohen me konsullaten ne te cilen ju keni si qellim te aplikoni per vize.

Rregulla te reja per leshimin e vizave

I. RREGULLA TE REJA PER LEHTESIMIN E DHENIES  SE VIZAVE NGA 1 JANARI 2008

Qellimi i kesaj Marreveshjeje eshte lehtesimi i procesit te leshimit te vizave per shtetasit e Republikes se Shqiperise, mbi baza reciprociteti, per nje qendrim te synuar per afate kohore  jo me te gjata se 90 dite brenda periudhave 180 ditore.
Kjo Marreveshje nuk do te zbatohet ne Mbreterine e Bashkuar te Britanise se Madhe dhe Irlandes se Veriut, ne Mbreterine e Danimarkes, Republiken e Islandes dhe Mbreterine e Norvegjise.
Marreveshja percakton nje numer procedurash te thjeshtezuara ( lehtesish) per leshimin e vizave, te cilat kane te bejne me:

Rregulla te reja per dhenien e vizave

1. Dokumentet qe kerkohen
Per kategorite e personave qe shenohen ne listen e meposhteme, per te justifikuar qellimin e udhetimit, kerkohen vetem dokumentet e permendura.
Kerkesa e pergjithshme per paraqitjen e vete personit per dorezimin e kerkeses per vize dhe dokumenteve  ne mbeshtetje te saj mbetet e pandryshuar. Ne raste individuale,, kur ka ende dyshime lidhur me qellimin e udhetimit, synimin e kerkuesit te vizes per t’u kthyer ne vendin e tij/saj te origjines ose kur ai/ajo duhet te vertetoje se ka mjete te mjaftueshme jetese ne pershtatje me kohezgjatjen dhe qellimin e qendrimit, atehere kerkuesi i vizes mund te thiret per nje intervistim tjeter me te hollesishem ne Ambasade/konsullate. Kerkuesi i vizes mund te paraqese dokumente te tjera shtese ose te kerkuara posaçerisht nga nepunesi konsullor.
a) per antaret e delegacioneve zyrtare, qe, ne baze te nje ftese zytare drejtuar Republikes se Shqiperise, marrin pjese ne takime, konsultime, bisedime dhe programe shkembimi, si dhe ne veprimtarite e organizuara ne territorin e Shteteve Antare nga organizatat nder-qeveritare;
- nje shkrese te leshuar nga autoriteti shqiptar qe  konfirmon se kerkuesi eshte antar i delegacionit shqiptar
    - nje kopje te fteses zyrtare te derguar nga nje     institucion ose Shtet Antar i BE-se;

b) per biznesmenet dhe perfaqesuesit e organizatave te biznesit:
- nje kerkese me shkrim ( orgjinale) nga nje person juridik ose shoqeri, organizate, autoritet ose nje komitet borganizator, te miratuar nga nje Dhome e Tregtise ne  Republiken e Shqiperise

a. per gazetaret
-    nje certifikate ( origjinale) te leshuar nga nje organizate profesionale qe deshmon se ai/ajo eshte gazetar(e) dhe
-     nje dokument i leshuar nga punedhenesi i tij/saj qe deklaron se qellimi i udhetimit eshte ushtrimi i gazetarise
b.per personat qe marrin pjese ne veprimtarite   shkencore, kulturore dhe artistike, duke perfshire programet universitare dhe programe te tjera shkembimi:
-    nje kerkese me shkrim( oriigjinale)  nga organizata pritese per te marre pjese ne keto veprimtari;
c. per perfaqesuesit e organizatave te shoqerise civile gjate ndermarrjes se udhetimeve per qellime te trajtimit arsimor, seminareve, konferencave dhe programeve te shkembimit:
-    nje kerkese me shkrim ( origjinal) te leshuar nga organziata pritese, nje konfirmim qe personi perfaqeson organizaten e shoqerise civile dhe vertetimin qe deshmon se kjo organizate eshte rregjistruar ne perputhje me legjislacionin e brendshem;
d. per nxenesit, studentet pasuniversitare dhe mesuesit e pedagoget qe i shoqerojne ata, te cilet bejne udhetime per qellime studimi ose per trajnim arsimor,, programe shkembimi apo veprimtari te tjera ne lidhje me shkollen:
-    nje kerkese me shkrim ( origjinal) ose nje deshmi( origjinale) rregjistrimi nga universiteti prites dhe i origjines ose
-    libreza studenti ose vertetime per kurset qe do te ndiqen;
e. per pjesemarresit ne ngjarjet sportive nderkombetare dhe personat qe i shoqerojne ata ne cilesi profesionale:
-    nje kerkese me shkrim ( origjinale) nga orga nizata pritese: federatat kombetare sportive ose Komiteti Kombetar Olimpik i Shteteve Antare;
f. per pjesemarresit ne programet zyrtare te shkembimit te organizuara nga qytetet e binjakezuar:
-    nje kerkese me shkrim ( origjinal) nga ana e kreut te Administrates/Kryetarit te Bashkise te ketyre qyteteve;
g. per te aferm te familjes: bashkeshort(e) femije( duke perfshire dhe femijte e biresuar), prinderit( duke perfshire dhe prinderit kujdestare) prinderit e prinderve dhe femijet e femijve, vizitoret shtetas shqiptare me banim te ligjshem ne teritorin e Shteteve Antare;
-    kerkese me shkrim nga personi prites, duke perfshire deshmi te te afermve dhe qendres se banimit(origjinale)
h. per personat qe  shkojne per te vizituar  vend- varrime  civile dhe ushtarake:
-    nje dokument zyrtar ( origjinal) qe konfirmon ekzistencen dhe ruajtjen e varrit si dhe lidhjen familjare ndermjet kerkuesit dhe  te varrosurit;
-    i. per personat e perndjekur per motive politike gjate rregjimit komunist ne Republiken e Shqiperise:
-    nje vertetim nga Instituti  per Integrimin e Personave te Persektuar dhe
-    nje ftese( origjinale) e leshuar nga nje autoritet kompetent, organizate kombetare ose nderkombetare, duke perfshire nje OJQ te nje Shteti Antar ose nga nje institucion europian;
j. per shoferet qe kryejne sherbime te transportit nderkombetar te mallrave dhe udhetareve ne territorin e Shteteve Antare me automjetet e rregjistruara ne Republiken e Shqiperise:
-    nje kerkese me shkrim ( origjinale) nga shoqata( bashkime) kombetare te transportuesve te Republikes se Shqiperise qe parashikon transport nderkombetar rrugor, qe percakton qellimin, kohezgjatjen dhe shpeshtesine e udhetimeve;
k. per personat qe udhetojne per turizem:
-     nje deshmi ose bono ( origjinale) nga nje agjenci ose operator udhetimesh, i akredituar nga Shtetet Antare, qe konfirmon prenotimin e nje udhetimi te organizuar;
i. per personat qe bejne vizita per qellime mjeksore dhe personat e nevojshem per shoqerim:
-    nje dokument zyrtar te institucionit mjeksor qe konfirmon tre elemente:: domosdoshmerine e kujdesit mjeksor ne kete institucion, domosdoshmerine e shoqerimit dhe deshmine e disponimit te mjeteve te mjaftueshme financiare per perballimin e trajtimit mjeksor;
m. per eksperttet profesioniste qe marrin pjese ne ekspozita, konferenca, simpoziume, seminare ose ngjarje te tjera te ngjashme nderkombetare, te zhvilluara ne terrritorin e Shteteve Antare:
-    nje kerkese me shkrim ( origjinal) nga organizata pritese qe konfirmon se personi i interesuar do te marre pjese ne veprimtari;
n. per antaret e ekuipazhit te trenave, mjeteve frigoriferike dhe lokomotivave qe udhetojne ne territorin e Shteteve Antare:
-    nje kerkese me shkrim ( origjinal) nga shoqeria kompetente hekurudhore qe tregon qellimin, kohezgjatjen dhe shpeshtesine e udhetimeve;
o. per personat qe marrin pjese ne ceremoni varrimi:
-    Nje dokument zyrtar qe konfirmon faktin e vdekjes si dhe konfirmimin e lidhjes familjare apo lidhjeve te tjera, ndermjet kerkuesit dhe te varrosurit;
p. per perfaqesuesit e bashkesive fetare ne Republiken e Shqiperise:
-    nje kerkese me shkrim( origjinal) nga nje bashkesi fetare e rregjistruar ne Republiken e Shqiperise, qe tregon qellimin,, kohezgjatjen dhe shpeshtesine e udhetimeve.
-    Çfare permban kerkesa me shkrim?
q. - per personin e ftuar – emrin dhe mbiemrin, daten e lindjes, gjinine, shtetesine, numrin e dokumentitte identifikimit, kohen dhe qellimin e vizites, numrin e hyrjeve dhe, sipas rastit,, emrin e bashkeshortit(es) dhe femijve te mitur qe shoqerojne personin e ftuar;
r. -per personin qe ben ftesen- emrin, mbiemrin, adresen dhe hollesi mbi pikat e kontaktit;
 s. - per personin juridik qe ben ftesen – emrin dhe adresen e plote dhe - poziten e personit qe ka nenshkruar kerkesen si dhe numrin e rregjistrit per kompanite qe e kane bazen e tyre ne Shtetet Antare.

c) Tarifat e perpunimit te vizave
Tarifa per perpunimin e nje kerkese per vize eshte 35 Euro.

Nga kjo tarife do te perfitojne te gjithe shtetasit e Republikes se Shqiperise dhe ajo vlen per te gjitha llojet e vizave Shengen, dmth si per viza afat-shkurter dhe ato transit,, pavaresisht nga numri i hyrjeve.
Meqenese kjo tarife lidhet drejtpersedrejti me shpenzimet administrative per perpunimin e nje kerkese per vize, ajo duhet te paguhet gjate paraqitjes se kerkeses per vize, por ne rast te refuzimit te vizes, nuk do te kete rimbursim te kesaj tarife.

3. Perjashtimi nga tarifa e vizes
Kategori te caktuara personash perfitojne nga mospagimi i tarifes per vize:
a) te aferm te familjes – bashkeshorti/bashkeshortja, femijte ( duke perfshire edhe te biresuarit) prinderit,( duke perfshire edhe prinderit kujdestare) prinderit e prinderve dhe femijet e femijve, vizitore shtetas shqiptare me banim te ligjshem ne territorin e Shteteve Antare;
b)    antaret e delegacioneve zyrtare te cilet, me ftese zyrtare te drejtuara ne Republiken e Shqiperise do te marrin pjese ne takime, konsultime, bisedime ose programe te shkembimi, si dhe ne ngjarjet  qe organizohen ne territorin e Shteteve Antare nga organizata nderqeveritare;
c)    antaret e Keshillit te Ministrave, te Parlamentit, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, kur ne baze te kesaj Marreveshjeje, ata nuk  perjashtohen nga detyrimi pe kerkese per vize;
d)    nxenes, studente, studente pasuniversitare dhe pedagoget qe i shoqerojne ata, te cilet ndermarrin udhetime per qellime studimi ose trajnimi mesimor;
e)    femije nen moshen 6 vjeç;
f)    persona me aftesi te kufizuara dhe personi qe i shoqeron ata, ne rast nevoje;
g)    personat te cilet kane paraqitur dokumente  nepermjet te cilave vertetojne domosdoshmerine e udhetimit te tyre, per shkaqe humanitare, duke perfshire marrjen urgjente te trajtimit mjeksor dhe te personit qe e shoqeron ate person ose per te qene i pranishem ne nje ceremoni varrimi te nje  te afermi, ose per te vizituar nje te aferm te ngushte te semure;
h)    pjesemarresit ne ngjarje nderkombetare sportive dhe personat qe i shoqerojne ata ne cilesine  profesionale;
i)    personat qe marrin pjese ne veprimtari shkencore,, kulturore dhe artstike, duke perfshire programet universitare dhe programe te tjera kembimesh;
j)    pjesemarresit ne programe zyrtare  te shkembimeve te organizuara nga qytete  te binjakezuara;
k)    persona ish-te persekutuar politikisht  gjate rregjimit komunist;
l)    pensioniste;
m)    perfaqesues te organizatave te shoqerise civile qe udhetojne per qellim pjesemarrjeje ne takime, seminare, programe shkembimesh ose kurse trajnimi;
n)    gazetare;
o)    perfaqesues te bashkesive fetare te rregjistruar ne Republiken e Shqiperise, te cilet vizitojne pjestare te diaspores se Republikes se Shqiperise ne territorin e Shteteve Antare;
p)    shoferet qe kryejne sherbime te transportit nderkombetar te mallrave dhe pasagjereve ne territoret e Shteteve Antare me automjete te rregjistruara ne Republiken e Shqiperise;
q)    pjestare te ekuipazheve te linjave nderkombetare te trenave, mjeteve frigoriferike dhe lokomotivave qe udhetojne ne territoret e Shteteve Antare;
r)    eksperte profesioniste qe marrin pjese ne ekspozita, , konferenca dhe simpoziume nderkombetare ose ne ngjarjee te ngjashme te organizuara ne territorin e Shteteve Antare.
Per me teper, misionet diplomatike dhe konsullatat mund te heqin ose pakesojne tarifen per raste individuale.

4. Kriteret per leshimin e vizave me shume hyrje (per qendrime maksimale 90 dite brenda harkut kohor te 180 diteve) te vlefshme per nje periudhe te gjate kohore
a) Viza me shume hyrje te vlefshme per  pese vjet per antaret e Keshillit te Ministrave, te Parlamentit, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, antareve te perhershem te delegacioneve zyrtare dhe bashkeshorteve te tyre, femijve,( duke perfshire dhe femijte e biresuar) nen moshen 21 vjeç ose shtetas te tjere me banim te ligjshem Shtetet Antare, per periudhen e kohezgjatjes se mandatit ose lejes te tyre te ligjshme te banimit, ne rastet kur ato jane nen  pese vjet.

b) Viza me shume hyrje, te vlefshme per nje vit per antaret e delegacioneve, afariste dhe perfaqesues te organizatave te biznesit, pjesemarres ne veprimtari shkencore, kulturore dhe artistike, duke perfshire dhe programet universitare ose programe te tjera shkembimesh si dhe ngjarje sportive, gazetare, pjesemarres ne programet e binjakezimit te qyteteve, shofere profesioniste, qe udhetojne rregullisht per arsye mjeksore dhe personat e nevojshem qe i shoqerojne ata, ekuipazhet e trenave, studente dhe studente postuniversitare, perfaqesues te bashkesive fetare, te organizatave te shoqerise civile dhe eksperte profesioniste, me kusht qe gjate 12 muajve te meparshem, kerkuesi i vizes te kete marre te pakten nje vize, ta kete shfrytezuar ate ne perputhje me ligjet mbi hyrjen dhe qendrimin ne Shtetin(tet) e vizituara dhe qe te kete arsye per te kerkuar nje vize me shume hyrje.

c) Nga 2 deri ne pese vjet per kategorite e permendura ne piken (b) me kusht qe gjate 24 muajve te meparshem ata te kene kene perdorur dy viza  nje vjeçare me shume hyrje, ne perputhje me ligjet mbi hyrjen dhe qendrimin ne Shtetin(tet) e vizituara dhe se arsyet per kerkesen per nje vize me shume hyrje jane ende te vlefshme.

5. Kohezgjatja e procedurave per perpunimin e kerkesave per vize
Vendimi lidhur me dhenien e vizes do te merret brenda 10 diteve nga data e marrjes se kerkeses se plote per vize dhe e materialeve ne mbeshtetje te saj. Per misionet diplomatike dhe postet konsullore qe kane sistem takimesh, periudha kohore per  dhenien e ketij takimi nuk do te llogaritet si pjese e kohes se perpunimit.
Ne rastet kur kerkohet shqyrtim i metejshem i kerkeses, kjo periudhe kohore mund te zgjatet deri ne  30 dite. Ne raste urgjente, periudha per marrjen e vendimit mund te ulet ne tre apo dhe me pak dite.

6. Largimi ne rastin e humbjes ose vjedhjes se dokumentave
Kategorite te caktuara personash mund te largohen nga territori  pa vize, nepermjet dokumenteve te vlefshme te identitetit qe u jane leshuar nga misionet diplomatike ose postet konsullore.

7. Zgjatja e vizes ne rrethana te veçanta
Per shkaqe te forces madhore, vizat mund te zgjaten falas per periudhen e kerkuar per kthimin.

8. Perjashtohen nga kerkesa per vize
Mbajtesit e pasaportave diplomatike shqiptare perjashtohen nga kerkesat per vize, per afate kohore deri ne 90 dite brenda periudhave 180 ditore.

II. VIZA “SHENGEN “

1. Çfare nenkupton viza “Shengen “?
Ne total, jane 24 shtete qe zbatojne Rregulloren Nr. 539/2001 dhe nje politike  te plote vizash, e cila i kapercen kufijte e listes se vendeve te treta, shtetasit e te cileve i nenshtrohen detyrimit per pajisjen me vize. Keto jane Shtetet “ Shengen”: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Noreegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.
Ne parim, nje vize e leshuar nga secili prej ketyre 24 vendeve eshte e vlefshme jo vetem per vendin qe e ka leshuar ate, por per edhe per 23 vendet e tjera.
Ne Pullen e vizes, e cila eshte e ngjashme per te gjithe shtetet Shengen jane shenuar fjalet “ e vlefshme per Shtetet Shengen”.  Kodet alfanumerike tregojne gjithashtu vendin ku eshte leshuar viza.
Procedurat dhe kushtet per leshimin e vizave Shengen jane percaktuar ne “Udhezimet  e Perbashketa Konsullore”, te botuar ne Fletoren Zyrtare C 326 te 22 Dhjetorit 2005.

2. Cilat jane kategorite e vizave Shengen?
Llojet e ndryshme te ketyre vizave jane percaktuar ne Udhezimet e Perbasheta Konsullore (CCI).
Viza afat-shkurter (Lloji “C”, siç tregohet ne pullen e vizes).  Kjo vize leshohet per nje, dy ose shume udhetime. Periudha e vlefshmerise se saj eshte e ndryshme.
Ajo lejon qendrime jo me te gjata se tre muaj per nje periudhe 6 mujore.
Vize Tranzit  (Lloji “B”, siç tregohet edhe ne pullen e vizes).
Kjo vize leshohet per persona te cilet duhet te kalojne tranzit nepermjet territorit te njerit ose me shume shteteve Shengen, perpara se te vijojne udhetimin e tyre ne nje vend te trete. Kjo vize mund te leshohet per nje, dy ose, ne rrethana te jashtezakonshme, per shume  kalime tranzit.  Kohezgjatja per secilin kalim tranzit nuk duhet te jete me e gjate se pese dite.
Viza tranzit aeroportuale (Lloji “A” , siç tregohet ne pullen e vizes). Kjo vize kerkohet per shtetas te vendeve te caktuara te treta, te cilet  fluturojne ne drejtim te nje vendi tjeter te trete, por duke bere nje ndalese ose  ndryshim avioni ne nje aeroport te nje Shteti Shengen.
Gjate kesaj ndalese ose  ndryshimi te avionit, personat ne fjale duhet te qendrojne ne zonen nderkombetare te tranzitit te aeroportit, pa hyre ne territorin e Shtetit Shengen ne fjale.
Shtetet qe nuk perfshihen ne zonen e Shengenit perdorin te tre kategorite kryesore te vizave.

3. Çfare ndodh me vizat e leshuara nga vendet europiane te cilat nuk jane Shtete Shengen?
Qipro, Bullgaria dhe Rumania leshojne ende viza kombetare. Kjo do te thote qe keto viza jane te vlefshme vetem per nje qendrim te shkurter ne territorin e Shtetit Antar qe i ka leshuar ato.
Shembull praktik: Nje vize per qendrim afat-shkurter e leshuar nga Qipro lejon qendrimin vetem ne Qipro. Qendrimi i metejshem ne nje Shtet Shengen kerkon vize Schengen.  Per nje qendrim ne nje Shtet tjeter Antar te BE-se, i cili nuk i perket zones Shengen, si psh Bullgaria, kerkohet edhe  vize Bullgare.
Raste  te veçanta lidhur me kalimin tranzit per ne Qipro, Rumani dhe Bullgari, si Shtete Antare  ende te paintegruar plotesisht ne zonen  Shengen.)
Nepermjet nje Vendimi te vitit 2006, Keshilli i BE-se ka vendosur qe Shtetet Antare qe aderuan ne BE ne vitin  2004  te njohin vizat dhe lejet e qendrimit te leshuara si nga Shtetet qe jane dhe shtetet qe nuk jane ne zonen  Shengen, si te barasvlefshme me vizat kombetare. Kjo barazvlefshmeri vlen vetem per kalimin tranzit, per nje periudhe jo me te gjate se  pese dite.  Pas zgjerimit te zones Shengen ne Dhjetor 2007, keto rregulla do te vazhdojne te  zbatohen vetem nga Qipro.
Komisioni Europian ka paraqitur propozime legjislative per shtrirjen e zbatimit te ketyre rregullave edhe tek Bullgaria dhe Rumania.

4. Ku mund te marr nje vize?
Ju mund t’ia drejtoni kerkesen per vize sherbimit konsullor te Shtetit Shengen, i cili perben  destinacionin kryesor.  Vizat leshohen ne kufi vetem ne raste te jashtezakonshme dhe plotesisht te justifikuara.
Nje qendrim ne me shume se nje shtet te Shengenit kerkon fillimisht paraqitjen  ne Konsullaten e vendit qe perben destinacionin kryesor.
Shembull praktik: Ne rast se ju desheroni te udhetoni neper Europe per tre jave, duke kaluar dy jave ne Itali dhe nje jave ne France, atehere ju duhet te shkoni ne Konsullaten Italiane.
Ne disa raste eshte e veshtire te percaktohet destinacioni kryesor, psh ku udhetuesi synon te beje  disa qendrime afat-shkurtera radhazi me afersisht te njejten kohezgjatje ne shtete te ndryshme Shengen. Ne kete rast, ju duhet te paraqiteni ne konsullaten e vendit te hyrjes se pare ne zonen Shengen.
Shembull praktik: Nje biznesmen synon te beje nje udhetim ne Europe per t’u takuar me partnere afariste ne kryeqytete te ndryshme europiane, dhe ne secilin prej ketyre vendeve  ai do te qendroje per nje ose dy dite.  Ai ka rezervuar nje bilete fluturimi per ne Frankfurt, prej nga ai do te vijoje udhetimin e tij.  Ne kete rast, konsullata e duhur per t’u paraqitur eshte konsullata gjermane.
Ndersa, per nje qendrim ne nje ose me shume Shtete qe nuk jane ne zonen e Shengenit, ju duhet te shkoni ne konsullatat e secilit prej vendeve ku ju synoni te udhetoni.

5. Cilat jane veprimet qe duhet te kryej per te kerkuar nje vize?
Kerkesat minimale  jane shenuar me poshte. Ju duhet te:
·    plotesoni dhe nenshkruani nje formular kerkese per vize.  Shtetet Shengen perdorin nje formular standard, i cili eshte i disponueshem ne te gjitha gjuhet zyrtare te Bashkimit Europian. Formulari jepet pa pagese.
·    paraqitni nje pasaporte aktuale, data e skadimit te se ciles eshte me e vonshme se data e perfundimit te udhetimit te propozuar;
·    pershkruani qellimin dhe rrethanat e vizites tuaj – shih Piken I.1 – lista e dokumenteve qe duhen dorezuar per kategori te ndryshme personash lidhur me qellimin e udhetimit;
·    specifikoni mjetet e  transportit;
·    tregoni se keni  burime te mjaftueshme jetese per udhetimin e propozuar dhe per kthimin ne Republiken e Shqiperise (psh: deshmi te mjeteve financiare, nje banese  private apo ftesa nga nje firme ose institucion);
·    tregoni se keni sigurim udhetimi  me nje mbulim minimal prej €30 000.
Ju mund te merrni hollesi te veçanta ne konsullatat e Shteteve Shengen ne fjale mbi dokumentacionin mbeshtetes qe do te jepet, sipas situatave te ndryshme dhe llojeve te vizes.

6. Cilat jane kriteret mbi te cilat mbeshtetet shqyrtimi i kerkeses per vize dhe vendimi i Konsullates?
Konsullata shqyrton dhe verifikon dokumentacionin mbeshtetes te paraqitur nga kerkuesi.  Kur eshte e nevojshme, mund te kerkohet informacion i metejshem.  Ne rast se ka dyshime, ato do te sqarohen  nepermjet intervistave koke me koke me kerkuesit. Gjate shqyrtimit te nje kerkese per vize, eshte shume e rendesishme qe te bindemi qe kerkuesi synon te kthehet ne vendin e tij/te saj te origjines. Konsullata do te verifikoje nese  kerkuesi eshte i rregjistruar ne Sistemin e Informacionit Shengen  (SIS) si person te cilit i eshte ndaluar hyrja dhe qe ai/ajo nuk perben rrezik per rendin publik.

7. Perse i vulos Konsullata pasaportat gjate procesit te kerkeses per nje vize Shengen?
Udhezimet e Perbashketa Konsullore parashohin se konsullata, e cila merr kerkesen per vize duhet te vulose pasaporten e kerkuesit. Nepermjet kodeve alfanumerike, vula tregon llojin e vizes se kerkuar nga Konsullata e Shtetit Shengen, te cilit i perket  konsullata dhe daten.
Arsyeja kryesore per vulosjen e pasaportes eshte informimi i konsullatave te tjera lidhur me paraqitjen e kerkeses per vize, per te shmanguar kerkesa te njepasnjeshme  per viza ne konsullata te ndryshme.

8. A mund te refuzohet hyrja edhe kur ke vize te vlefshme?
Kodi i Bashkesise Europiane lidhur me termat qe rregullojne levizjen e personave permes kufijve(botuar ne FZ  L 105 te dates 13 April 2006) percakton kushtet e hyrjes ne territorin e Shteteve Antare.  Mbajtja e nje pasaporte dhe vize te vlefshme (ne rastin e shtetasve te vendeve te treta ku nevojitet viza) jane vetem dy nga kushtet per te hyre ne nje vend.
Kushtet e hyrjes fillimisht verifikohen nga konsullatat, te cilat shqyrtojne kerkesat per vize. Leshimi i nje vize sipas konsullates, risupozon se ne kohen e dhenies se vizes jane plotesuar kushtet e hyrjes.
Kushtet e hyrjes verifikohen per here te dyte, kur personi paraqitet vete ne kufirin e jashtem (tokesor, detar ose aeroportual) te Shteteve Antare. Ne rast se policia kufitare vendos se nje person qe ka vize nuk i permbush kushtet e hyrjes (psh: personi nuk ka mjetet e nevojshme te jeteses per kohen e qendrimit) atij/asaj do t’i refuzohet hyrja, edhe  ne rast se ai  ka vize ne pasaporte.
E rendesishme: Mbajtesit e vizave duhet te kene me vehte dokumenta ne mbeshtetje te deshmive te tyre per  permbushjen e kushteve te hyrjes, ne menyre qe ata te mund t’i paraqesin ato ne rast se lind nevoja, gjate kontrolleve ne kufirin e BE-se.

9. A ka ndonje procedure te veçante qe duhet ndjekur pas mberritjes ne territorin e nje shteti, si kur eshte  ne zonen Shengen dhe  kur nuk eshte?
Kohezgjatja e qendrimit ne territorin e nje Shteti Shengen do te jete periudha qe tregohet ne pullen e vizes (ne dite, te cilat do te llogariten duke nisur nga data e vules hyrese ne pasaporte.) Per kete periudhe nuk eshte e nevojshme te behet kerkese per leje qendrimi, meqenese kete te fundit e mbulon viza e dhene.
Disa Shtete Shengen ose dhe shtete qe nuk jane  ne kete zone kerkojne qe brenda nje periudhe te caktuar kohore, mbajtesit e vizave te njoftojne nje autoritet administrativ per pranine e tyre.
Gjate  paraqitjes se kerkeses per vize dhe gjate paraqitjes ne kufi, eshte e keshillueshme qe te pyetet nese eshte e nevojshme kerkesa e mesiperme.

10. A te jep viza te drejten per pune?
Viza Shengen “C”  eshte vize afat-shkurter, e vlefshme per periudhen e specifikuar gjate kerkeses per vize.
Ne rast se ju desheroni te kryeni nje veprimtari ekonomike gjate qendrimit tuaj afat-shkurter, per sigurimin e lejes se punes, ju do t’iu duhet te plotesoni nje seri formalitetesh te veçanta.

11. A mund ta shtyj afatin e nje vize ne Europe?
Nje vize afat-shkurter Shengen, e Llojit “C” ne Europe  mund te shtyhet vetem ne rrethana te jashtezakonshme.  Shtyjra  nuk mund ta kaloje asnjehere kohezgjatjen maksimale te vizes se llojit “C”  (tre muaj brenda nje periudhe 6 mujore).
Ne rast se nje shtetas shqiptar sheh se ai/ajo nuk jane ne gjendje te largohen nga territori i Shtetit Antar ne daten e treguar ne vizen e tyre per shkaqe te forces madhore, atehere afati i vizes se tyre mund te shtyhet falas, ne perputhje me legjislacionin e zbatueshem nga ana e  Shtetit prites, per periudhen e kerkuar per kthimin e tij/saj ne shtetin ku banon. (shih piken I.7).

12. A mund te siguroj nje leje qendrimi ne Europe?
Viza Shengen e llojit  “C” leshohet per nje qendrim afat- shkurter.  Perdorimi i vizes se llojit “ C”, per te kerkuar leje qendrimi gjate kohes qe je ne Europe perben abuzim me vizen e Llojit “C”.  Me perjashtim te rrethanave vertet te jashtezakonshme, leja e qendrimit do te refuzohet.

13. Ne rast se kerkesa juaj per vize  refuzohet:
A mund t’i gjej shkaqet e refuzimit te kesaj vize?
Udhezimet e Perbashketa Konsullore nuk i detyrojne Shtetet Shengen qe te informojne kerkuesit e vizave lidhur me arsyet e refuzimit te saj.  Nese do te jepen ose jo shpjegime per  arsyet, kete e rregullon legjislacioni i secilit Shtet Antar. Ne rastin e Shteteve qe nuk jane ne zonen Shengen, eshte serish legjislacioni kombetar i cili i jep pergjigje pyetjes nese do te jepen arsyet e refuzimit te vizes.
A mund te apeloj?
Udhezimet e Perbashketa Konsullore nuk i detyrojne Shtetet Shengen qe te japin mundesine e apelimit ndaj refuzimit te nje vize. Kete çeshtje e rregullon legjislacioni i secilit Shtet Antar.
Per Shtetet qe nuk jane ne zonen Shengen, eshte gjithashtu legjislacioni kombetar qe rregullon çeshtjen e apelimeve te mundshme ndaj vendimeve per refuzimin e vizave.
A mund te bej serish kerkese per vize pas refuzimit te kerkeses time?
Ne parim, vendimi per refuzimin e kerkeses per vize nuk ka pasoja per te ardhmen. Kerkesa per vize shqyrtohet mbi bazen e formularit te kerkeses, dokumentacionit mbeshtetes dhe informacionit te dhene nga kerkuesi, veçanerisht gjate intervistes koke me koke.
Megjithate, arsyet qe e kane çuar nje konsullate ne refuzimin e vizes, ne radhe ta pare do te ishin te mirembeshtetura ne rrethana, te cilat nuk ndryshojne brenda nje periudhe te caktuar kohore (si psh rrethanat e veçanta te kerkuesit, duke perfshire edhe gjendjen e tyre sociale, profesionale, ekonomike, familjare ose vetjake), duke krijuar kesisoj mundesine qe nje person te konsiderohet si rrezik per emigrim. Prandaj, ka te ngjare qe konsulata tjeter e Shtetit Shengen, e cila merr nje formular kerkese nga personi ne fjale do te nxjerre te njejtat perfundime si dhe konsullata e meparshme, pra,viza duhet t’i refuzohet serish.

4.  Sa kohe kerkojne proçedurat per perpunimin e aplikimit tuaj per vize?

Misioni diplomatik dhe zyrat konsullore te Shteteve Anetare te BE-se do te marrin vendimin per te leshuar nje vize brenda 10 diteve kalendarike qe nga data e marrjes se aplikimit dhe dokumentave te kerkuara per te.
Kjo periudhe kohe mund te shkurtohet deri ne 3 dite pune ose ne me pak ne raste urgjente. Ajo mund te zgjase deri ne 30 dite kalendarike ne raste individuale, ne veçanti kur shqyrtime te metejshme te aplikimit tuaj jane te nevojshme qe te kryhen.


Informacion  i  rendesishem
Mbani parasysh se ligji i BE-se ose ligji kombetar vazhdon te aplikohet per te gjitha rastet qe nuk  mbulohen nga Marreveshja e Lehtesimit te Vizave si: refuzimin e leshimit te vizes, njohjen e dokumentave te udhetimit, kerkesen per t’u paraqitur personalisht ne rastin e aplikimit per vize, mundesine ne rast dyshimi per te ftuar aplikantet per nje interviste personale ne raste te veçanta, refuzimi i hyrjes dhe masat e debimit por gjithashtu edhe lehtesimet per udhetaret e mirebesuar.

Ku te aplikoni?

l    Ju mund te aplikoni per vize prane sherbimit konsullor te Shtetit Anetar te BE-se ne te cilin keni si qellim te  qendroni per nje periudhe te shkurter.
l    Per nje qendrim te shkurter  ne me shume se nje nga Shtetet  Anetare te BE-se, ju nevojitet qe te drejtoheni vete ne konsullaten e vendit te destinacionit tuaj kryesor.
l    Ne rast se eshte e veshtire te percaktoni destinacionin tuaj kryesor, ju duhet te shkoni ne konsullaten e hyrjes se pare ne zonen Shengen.


Cilat jane kerkesat minimale per te aplikuar per marrjen e nje vize?

Ju duhet:
l    Te plotesoni dhe te nenshkruani formularin e aplikimit per vize.
l    Te paraqisni nje pasaporte qe te jete e vlefshme te pakten tre muaj pas skadimit te vizes se kerkuar.
l    Te percaktoni mjetin e transportit me te cilin ju do te udhetoni.
l    Te demostroni se zoteroni mjete te mjaftueshme per te perballuar shpenzimet tuaja te qendrimit si dhe ato te kthimit ne vendin tuaj.
l    Paraqisni nje dokument te sigurimit shendetesor  te vlefshem per udhetimin.
l    Pershkruani qellimin dhe rrethanat e vizites suaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama