Burrnesha shija e ekzotizmit shqiptar

'Burrnesha', shija e ekzotizmit shqiptar

Filmi shqiptar “Burrnesha” me regji të debutueses Laura Bispuri, është ai lloj materiali ekzotik që gjen menjëherë blerës në qarkun e kritikëve të filmit. Bëhet fjalë për tradita të lashta shqiptare, ku vajza të reja vendosin të kthehen në virgjëresha të betuara për t’iu arratisur angarisë së jetës martesore.

Do të thotë që ato duhet të jetojnë si djem dhe të ndjekin disa norma të parashikuara në “Kanun”, një lloj ligji fisnor. Protagonistja në film vendos të dalë nga statusi i saj prej virgjëreshe dhe burri. Ka jetuar në ekzil të detyruar dhe tani dëshiron t’i kthehet në plotësi femërisë. Motra e saj e ndihmon gjatë procesit.

Në fakt kemi parë pak festivale filmi që përdorin temën e “Kanunit” për të rrëfyer një histori pikante. Në këtë rast, regjisorja e pranon në vërejtjen e saj se “ky fenomen po zhduket, po ka ende virgjëresha të betuara që jetojnë të izoluara në ato male”.

Kjo duhet të ketë gjetur një përmendje në film diku, por nuk gjen. Në fakt, regjisorja e bën të duket si një copë realiteti bashkëkohor, një zakon prevalues dhe i praktikuar gjerësisht në shoqërinë shqiptare, duke e bërë një rrënjë ekzotike të grave që vuajnë dhe një film të vlefshëm për festival.

Nga Rajesh Kumar Singh,regjisor, kritik dhe analist i tregut kinematografik


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama