Jo gjithmonë numri i votave për partinë apo koalicionin është i barabartë me numrin e kandidatit që i përfaqëson ato. Në Tiranë, kandidati i së djathtës, Halim Kosova e ka tejkaluar me disa mijëra herë partinë e tij, e po ashtu edhe koalicionin. Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për kryeqytetin, Halim Kosova e ka tejkaluar me gati 10 % mbështetjen popullore me votë, krahasuar me koalicionin që e propozoi atë. Doktor Kosova ka marrë 26.884 vota më shumë se koalicioni opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike.
Vetë koalicioni ka arritur të marrë në votat për këshilltarë të të gjitha partive të marra së bashku, 89.787 vota, ose 30.51% të totalit. Por ndryshe nga rezultati i koalicionit që përfaqësonte kandidati Kosova ka marrë plot 116.671 vota, ose 39,00% të totalit. Sigurisht që ky rezultat më i mirë i kandidatit krahasuar me koalicionin politik, shpjegohet me profilin e lartë publike, profesional e personal të doktor Kosovës, jashtë politikës. Në këtë mënyrë, persona të cilët i kanë dhënë votën një prej partive të mazhorancës, kanë votuar sidoqoftë, kandidatin e opozitës, Halim Kosova.
Rrjedhimisht, Halim Kosova ka marrë edhe vota të majta, ose njerëz që kanë votuar për këshill një nga partitë e koalicionit të shumicës, dhe votën e kryetarit ja kanë besuar Halim Kosovës. Një tjetër burim i “shëndoshë” votash për kandidatin e opozitës mund të ketë qenë elektorati gri, i cili ka zgjedhur Kosovën në listën për kryebashkiak, ndërsa një nga partitë e koalicionit të majtë për këshillin.
Shifrat
Vetë koalicioni ka arritur të marrë 89.787 vota për këshilltarë, ose 30.51% të totalit. Por ndryshe nga rezultati i koalicionit, kandidati Kosova ka marrë plot 116.671 vota, ose 39,00%.