Në galerinë \"Ibrahim Kodra\", nga data 7 korrik deri më 17 korrik do të mbahet hapur ekspozita e piktores së re Eniela Vevecka me titull \"Turizmi shqiptar\". Rreth 30 krijime në grafikë dhe në vaj, në të cilat trajtohet tema e turizmit, do të jenë objekt i kësaj ekspozite.
Flet studiuesja italiane, Anna di Lellio, autorja e një libri kushtuar Adem Jasharit dhe një tjetri kushtuar Kosovës, historisë dhe aktualitetit. Anna di Lellio, një sociologe dhe studiuese italiane, por që jeton prej vitesh në SHBA, është një nga avokatet e Kosovës dhe të shqiptarëve në Perëndim.
Mbrëmjen e së premtes, në qendër të qytetit të Fierit, nisi edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të muzikës: \\\"Në tingujt e vendeve/Apolonia 2008\\\". Festivali i kthyer tashmë në një traditë, do të ketë një shtrirje në kohë më të gjatë se çdo festival tjetër. Ai do të jetë prezent në Fier jo pak, por gjatë gjithë muajit korrik.
Kur një vit më parë doli në qarkullim Fjalori i Gjuhës Shqipe hartuar nga Mehmet Elezi, pati nga ata që e quajtën “krahinor”, apo sfidë të hapur ndaj Akademisë së Shkencave.
Vepra 120-vjeçare e rilindasit Pashko Vasa. “Bardha e Temalit”, ribotohet i pari roman i shkruar nga një shqiptar. Rilexohet me çelësat dogmatikë
Kroatët janë të vetmit ballkanas të cilët janë marrë me albanologji të mirëfilltë, duke e ngritur deri në nivel shkence. Milan Shuflaji është emri dhe figura simbol e kësaj shkence.
Qytete të së ardhmes, vende ku ata do të dëshironin të jetonin, do të vijnë përmes vizatimeve, maketeve arkitektonike nga studentë të arkitekturës së Universitetit të Oksfordit dhe studentë të arkitekturës shqiptare.
Gjatë muajve gusht-shtator pritet të startojë dhe në Shqipëri projekti i quajtur "Ditë të trashëgimisë kulturore evropiane", një aktivitet që zhvillohet nga të gjitha vendet e Evropës.
Një nga grupet më të reja, po njëkohësisht dhe më të njohura të muzikës kauntri (country) në Amerikë, ka mbërritur në Shqipëri. Pas koncerteve në Danimarkë dhe Zvicër, grupi "The Ranchhands" mbërrin në vendin tonë, ku është planifikuar të realizojë koncerte në Durrës, Vlorë dhe Tiranë.
Me prof. Muzafer Korkutin, pos miqësisë së hershme më lidhin edhe diskutimet mbi artin prehistorik, një lami e bukur kjo, grishëse, por tejet e vështirë, si përrallë a labirint minotauri, ku të vërtetat e qëmotshme s‘dalin ballazi, por mbuluar nën qyrkun (a vellon) e mistikës, rrethuar nga gjithfarë nebulozash semantike, me kode të fshehtë e shenja që vijnë prej realitetesh t
Pesë vitet e kërkimeve në Bibliotekën Kombëtare, për studiuesen kosovare, Resmije Kryeziu, janë kurorëzuar së fundi me veprën "Nga Lindja në Perëndim." Në fakt, titulli i veprës nuk i përgjigjet askund thelbit të saj.
Në Elbasan, zhvillohet një takim i organizuar nga instituti i librit dhe i promocionit "Toena", ku në qendër do të jetë prezantimi i librit të Ben Blushit "Të jetosh në ishull" dhe një debat lidhur me përmbajtjen e tij.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.