Art&Kulture

Art&Kulture

  • Nje det me libra

    17 vite më parë
    Nje det  me libra

    Në pikun e vapës, mes mijëra njerëzve që më së shumti janë të prirur për t‘u zhveshur e kredhur në det, ia behin me dhjetëra shtëpi botuese shqiptare për të prezantuar nëpër stenda me mijëra libra, një sfidë intelektuale kjo në stinën më jo-intelektuale siç është vera. Konkretisht, në Ulqin do të çelet Panairi i 8-të i Librit nga data 25 deri më 30 korrik.

  • Vlora, në një festë mesdhetare

    Festivali Mesdhetar, i cili që prej 6 vjetësh është kthyer në një prej aktiviteteve më të rëndësishme të zhvilluara në qytetin e Vlorës, këtë vit do të ketë dhe një ndalesë në Tiranë.

  • INA - një gur kilometrazhi në historinë e albanologjisë

    Rrjeti Ndërkombëtar i Albanologjisë, INA (International Network of Albanology), ka filluar të hedhë hapat e para. Të premten, më 11 korrik 2008, shoqata e krijuar në fillim të vitit, pati në Berlin prezantimin e parë

  • Paskaljeviç gjurmon të martuarit

    Katër 4 ditë kinoprova me të rinjtë e Akademisë së Arteve. Ka parë rreth 20 filma shqiptarë që nga vitet ‘80-të. Regjisori serb Goran Paskaljeviç në Tiranë, për të zgjedhur aktorët e të parit film serbo-shqiptar në histori, “Muaj mjalti”

  • Shfaqet në Amerikë koleksioni i vjedhur i Shekspirit

    U zhduk në vitin 1998 nga vitrinat e Universitetit Durham. Biznesmeni që e zotëron pretendon se e ka blerë në Kubë publikimin e parë origjinal shekspirian, që vlen rreth 30 milionë dollarë

  • Saimir Pirgu, mbreti i Kretës

    Një interpretim i shkëlqyr i tenorit Saimir Pirgu në rolin e Idomeneos ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave austriake, por edhe gjermane e zvicerane. Opera italiane e Mozartit po shfaqet në Graz të Austrisë nën drejtimin e dirigjentit 78- vjeçar, Nikolaus Harnoncourt

  • Butrinti para 80 vjetësh në shënimet e Sotir Koleas

    Nuk ishte rastësi që Kryeministri Ahmet Zogu e zgjodhi Sotir Kolean në janar 1928, drejtor të Muzeut dhe Bibliotekës Kombëtare, pas propozimit të Mit‘hat Frashërit, mik i vjetër i Koleas, që njihte përkushtimin si patriot dhe publicist i madh i çështjes kombëtare, por dhe ndershmërinë, skrupulozitetin, pasionin e studiuesit të palodhur.

  • Fëmijët e Rushdie-ut, akoma magjikë

    Salman Rushdie prek një sukses të pashembullt me “Fëmijët e mesnatës”. Votohet si më i miri “Booker Prize” për herë të dytë në historinë 40-vjeçare të çmimit

  • Arktiku, toka që fsheh thesare

    Arktiku ka qenë e do të jetë rus, - tha gushtin e kaluar studiuesi i Polit të Veriut, Artur Çilingarov, pas kthimit nga ekspedita në Arktik. Zhytja e njerëzve për herë të parë në thellësinë 4.5 km nën sipërfaqen e Oqeanit të Ngrirë të Veriut, ka qenë sinjal për nisjen e luftës së madhe, për të drejtat pronësore mbi këtë territor.

  • Krenaria shkodrane shfaqet në Sarandë

    Nga edicioni i tretë i Festivalit të Orkestrave Frymore në Sarandë. Katër banda muzikore, pjesëmarrëse në festival, ajo e Shkodrës dhe Elbasanit, e Fierit dhe Beratit kanë kaluar konkurrimin në dy netët e para të edicionit të tretë të Festivalit të Orkestrave Frymore që po zhvillohet në Sarandë.

  • 150 vjet me artin e  dhomës së errët II

    Rreth vitit 1935, mjeshtri i aparatit, Jani Ristani (1913-2005), pasi kishte studiuar fotografi në Stamboll e fotografuar Mustafa Qemalin dhe Miss Turqinë (1933), kthehet në atdhe.

  •  150 vjet me artin e dhomës së errët (I)

    Sivjet mbushen 150 vjet nga moti i largët 1858 kur, në Shkodër, italiani i “rrënjëzuar” shqiptar, Pietro Marubbi (lindur në Piaçencë më 1834 dhe vdekur në Shkodër më 1903) do të nxirrte nga atelieja e tij fotografitë e para në Shqipëri. Ndërmjet tyre ishte dhe ajo që konsiderohet më e moçmja në Historinë e Fotografisë në Shqipëri, fotoja që paraqet Hamz Kazazin, figur

  • Berati, zyrtarisht pasuri botërore

    Qyteti karakteristik shqiptar pranohet në UNESCO. Një tjetër vlerë e trashëgimisë shqiptare hyn në vlerat e trashëgimisë botërore. Është Berati, i ashtuquajturi qyteti 2004-vjeçar i një mbi një dritareve.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama