Piktura e quajtur "Liqeni i zambakëve të ujit" u shit nga Christie, duke u bërë vepra më e shtrenjtë e artit e shitur nga një shtëpi ankandesh në Evropë. Shitja e veprave të artit pritet të arrijë shifra rekord duke sfiduar rënien globale ekonomike.
Pavarësisht gjuhës dhe kulturave të ndryshme, duket se folklori tradicional i çdo vendi rreth e përqark globit, është ajo që i bën bashkë të gjithë komunitetet. Njerëzit mblidhen në një paradë të vetme, dhe në të njëjtin shesh - në metropolin e botës, qytetin e Nju Jorkut.
Mbrëmja e kostumeve tradicionale në Vietnam, klasifikon në garën mes vajzave që konkurrojnë për kurorën e Miss Universe, veshjen shqiptare. Edhe kostumi i Kosovës tek dhjetë më të mirët
Pas më shumë se një dekade luhet në Kukës një vepër skenike, duke thyer heshtjen e gjatë, por edhe indiferencën totale të pushtetit për artin. Nxënësit e shkollës së mesme "Havzi Nela" ngjitën në skenë komedinë e Shekspirit "Ëndrra e një nate vere", me regji të Saimir Zenelit.
Përgjatë 6 ditëve, plot 22 filma shqiptarë e kosovarë do të shfaqen gjatë Festivalit të Filmit në Gjenovë. Janë përzgjedhur kryesisht prodhime të viteve të fundit, por edhe disa nga filmat më të mirë të para 1990-ës
Për dy ditë këngëtarja e mirënjohur Merita Halili solli në dy koncerte muzikën, veshjet dhe atmosferën shqiptare. Ajo interpretoi së bashku me orkestrën e drejtuar nga bashkëshorti i saj, Raif Hyseni në qendrën Kennedy dhe në një nga sallat e Bibliotekës së Kongresit, e cila i organizoi të dyja koncertet.
Matilda Meçini nga Shkodra, 19 vjeç, 175 cm përfaqëson Shqipërinë në Miss Universe 2008 që po mbahet në Vietnam. Vajza që në këto foto të konkursit ndërkombëtar e shohim jo më me lookun angel por “sauvage”, është shprehur se ëndrra e saj është që të administrojë një biznes në fushën e modës. Meçini ka marrë pjesë në Miss International Tourism Queen 2006 por aty
Perëndimi, teoritë e krimeve i ka aplikuar në Ballkan . Kadare, mesazhi i “Fantazmës” së Perëndimit mbi Ballkan. Kadare flet për fantazmat, shkaku pse në Ballkan ndodhin katrahura etnike, pse bëhen krime, pse bëhet lufta për gjak, pse hakmarrja vazhdon të teprohet.
Qëndron e hapur në ambjentet e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura ekspozita e grafistit dhe piktorit të njohur Abaz Hado. Dashuria, pasioni, energjia, janë disa nga ndjenjat që të shoqërojnë kur shikon mënyrën sesi formësohet jeta në grafikat e Abaz Hados.
Karnavalet e Korçës janë gati për të ardhur në qytetin e këngës dhe të qejfit. Mes kitarave, kostumeve dhe maskave, mes muzikës dhe koloritit të grupeve pjesëmarrëse, figurave butaforike dhe skenarëve të veçantë, karnavalet e sivjetshme do të përmbledhin në një paradë të madhe që do të kalojë përmes bulevardit të qytetit, festivalin më të madh kulturor me përmasa evr
Faik Konica ishte i men dimit se libri është “një monument aq’ i rëndë sa njerëzit viganë të bash kuar s’mund ta luajnë vendit”. Nuk gabojmë po të themi se këtë monument ai e mbajti tërë jetën mbi supet e veta, por jo si barrë.
Futbolli,duket se po i prish shumë punë njërës prej skenave më të mëdha botërore operistike. Bëhet fjalë pikërisht për Operën Shtetërore të Vjenës, ku mësohet se gjatë ditëve të Euro 2008, niveli i shikueshmërisë ka prekur kuotat më të ulëta të sezonit.
E pati të vështirë të gjente shtëpinë. Tirana ka ndryshuar shumë. Iu desh të bëjë telefona që të orientohej rrugëve të qytetit të lindjes. Por nuk e pati të vështirë të gjejë operën dhe miqtë e vjetër që la aty 10 vjet para. Kreshnik Zhabjaku u rrit në opera.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.