Filmi: Beni ecën vetë
Viti 1975, English: Beni walks on his own
Skenari: Kiço Blushi
Regjia: Xhanfize Keko
Aktore: Herion Spiro (Beni) Pandi Raidhi (xha Thomai) Dhorkë Orgocka (teta ollga) etj.
Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xha Thomai që vjen nga fshati e merr me vehte dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në një familje fshatare ku i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës.
English Synopsis: Ben is not allowed to play outside the house walls. Uncle Thoma arriving from the countryside takes Ben with him. For the first time Ben is out of parents’ reach. He lives with a village family where he has to learn many new things. One night Ben is left on his own in the middle of the forest. But now he starts to discover another aspect of life very close to nature.