Njëzet vjet më parë, tiranasit rrëzuan nga piedestali Diktatorin. Them “tiranasit”, jo për lokalizëm, por sepse gati e gjithë masa e stërmadhe popullore që mbushi ato ditë sheshin “Skënderbej” përbëhej nga qytetarë të Tiranës. Historia na thotë se të gjitha revolucionet bëhen nga kryeqytetet, edhe ai i 20 shkurtit u bë nga kryeqyteti. Madje edhe vala e revolucioneve aktuale nëpër botën arabe, po bëhet nga kryeqytetet, Kajro, Tuniz, Algjer, Tripoli e kështu me radhë. Provinca gjithmonë është më e ngadalshme dhe këtë e provoi edhe fakti që në zgjedhjet e zhvilluara vetëm 40 ditë pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, qytetet i mori opozita e porsakrijuar, ndërsa provinca i mbeti Partisë së Punës që po hiqej zvarrë. Vetë studentët, që ishin pjesa më e motivuar e lëvizjes për rrëzimin e diktaturës, pak morën pjesë direkte në ditën e shembjes së shtatores, për shkak se një pjesë e tyre ishte e ngujuar në grevën e urisë pikërisht kundër emrit të Enver Hoxhës, ndërsa pjesa tjetër i mbështeste nga jashtë ndërtesës, duke u bërë kështu katalizator i gjithë Tiranës që shpërtheu tek shihte rininë e vet duke u përballur.
Unë vetë asokohe isha student dhe gjendesha brenda godinës së ngujimit. Mbaj mend masën e madhe të qytetarëve që sollën deri poshtë mureve tona copëra të bronzta të shtatores, e cila ishte shqyer rrugës deri në Qytetin Studenti. Të fiksuar kam në kujtesë një copë të madhe të kokës dhe qafës së bronztë, të zvarritur në sheshin përpara kinemasë së studentëve, njerëz të ekzaltuar që i hipnin përsipër dhe e godisnin me gurë e dru dhe ne nga brenda godinës që nuk u besonim syve që e gjithë kjo ishte realizuar.
Kaluan njëzet vjet dhe, të dielën që shkoi, përkujtimi me koncert i asaj dite duhej të ishte edhe festa ime. Atje te sheshi “Nënë Tereza” ku u festua, është normale që të ishte edhe Çiljeta. Vërtet që njëzet vjet të shkuara ajo sapo kish lindur, por kjo nuk i heq të drejtën që pas njëzet vjetësh të festonte bashkë me ne. Edhe shumica e atyre që mbushën të dielën sheshin e Koncertit të Madh, kishin të drejtë të festonin, pavarësisht se para njëzet vjetësh nuk kanë qenë fare në Tiranë, sepse ende jetonin maleve të Shqipërisë. Edhe Berisha kishte të drejtë të ishte, sepse kur u hodh shtatorja kishte tashmë dy muaj që i ishte bashkuar Lëvizjes së Studentëve.
Po unë, unë që bëja pjesë te të zotët e punës, pra te studentët, pse nuk shkova dot në Koncertin e Madh? Se në fund të fundit, festa bëhej për të përkujtuar 20-vjetorin e asaj që bëmë ne, ne që nuk shkuam dot në festë se nuk e gjenim më veten në mes asaj mase. Me pak fjalë na vodhën festën, festën e asaj ngjarjeje që nisi për të përmbysur një parti dhe që u kthye në festë për një tjetër parti.
SHPËTIMI QË ERDHI NGA SHKATËRRIMI
Të dielën Berisha organizoi Koncertin e Madh të Fitores së Madhe. Ka njëzet vjet që nuk na ndahen llafet për gjëra të mëdha, por që s’prodhojnë gjëra të mëdha prej vërteti, po nejse.
Në fakt, Berisha na kishte premtuar tjetër gjë për këtë 20 shkurt. Muaj të shkuar, në një moment qetësie publike, pra krize, sepse për zotin Berisha kriza është momenti kur ka qetësi dhe njerëzia zënë e paqtohen me njëri-tjetrin, në një moment të tillë pra, Kryeministri shpalli se ja kish futur kot kur na kish thënë se Piramidën do ta bënte qendër kulturore bashkëkohore kushtuar Pjetër Arbnorit; që pastaj na kish thënë se do ta bënte Bibliotekë Kombëtare për thesaret e kombit; që pastaj na kish thënë se do ta bënte Teatër Kombëtar për kulturën kombëtare. Në një ditë të vetme u ra hashá të tërave dhe tha se në vend të të gjitha këtyre që për t’i bërë duhej ndrequr Piramida, ai kish vendosur të bënte Parlamentin duke e shembur Piramidën.
Paqja e qetësia u prishën, njerëzia zunë të merren me këtë punë, televizorët e gazetat vlonin, publiku u nda më dysh sipas bindjeve politike dhe u bënë gati t’i bien njëri-tjetrit me ç’t’u vinte për dore. Zoti Berisha sipas zakonit të tij u ndie i kënaqur, sepse më në fund kishte një konflikt, qetësia publike ishte prishur. Në ndryshim nga shumë kriza të tjera, kjo e Piramidës pati një veçanti, që shumë shpejt edhe vetë zoti Berisha e vuri re. Gati askush nuk po dilte të mbronte projektin e tij, natyrisht duke lënë mënjanë deputetët e rreshtores së vet. Askush nga shoqëria civile, as intelektualë, as profesionistë e artistë, qoftë edhe të djathtë, nuk po dilnin për të mbështetur idenë e tij. Pikërisht kur u gjend në këtë situatë, ku konflikti që deshi të krijojë nuk po merrte zjarr, ai u përpoq t’i shtonte benzinën, duke thënë se më 20 shkurt, me rastin e 20-vjetorit të shembjes së statujës së Diktatorit, do të udhëhiqte turmën-popull, për të shembur Piramidën. Shembje pas shembjeje, në një kohë që, i vetmi shans që ka një sistem qeverisjeje për t’u treguar më i avancuar se sistemi paraardhës të cilin e zëvendësoi, është jo ta tejkalojë në shkatërrim, por në ndërtim, jo në përdorimin e kazmës, por të mistrisë.
Duket sikur Piramida duhet të mbartë ndonjë mallkim mbi shpatullat e saj prej betoni të rrjepur nga mermeri. I hapur në tetor të ’88-s dhe i mbyllur në dhjetor të ’90-s, Piramida i bie të ketë rekordin si muzeu më jetëshkurtër në botë, rekord që u pasua me një mori funksionesh që ndërronin vit pas viti. Tani ajo po i avancon këto rekorde, pasi jo vetëm funksionet që i jepen po dalin jetëshkurtra, por edhe idetë rreth funksioneve po demonstrohen jetëshkurtra, e nuk mbijetojnë më shumë se disa muaj.
Siç kish ndodhur edhe shumë herë të tjera, me të kaluar momentin për të cilin e kish shpikur krizën, Berisha e harroi Piramidën dhe s’u muar më me të. Njerëzia, që i marrin seriozisht llafet e Kryeministrit, vazhduan edhe ca kohë të flisnin e të debatonin rreth argumentit, por në fund edhe ata ju kthyen punëve e halleve të tyre. Pastaj halleve të tyre iu shtuan edhe dramat e vendit, përmbytjet në Veri, kriza politike, demonstratat, 21 janari dhe, ndërsa ditët rridhnin të ashpra në njërën anë, nga ana tjetër mbërriti dhe kaloi 20 shkurti i 20-vjetorit të shembjes të realizuar së shtatores, dhe 20 shkurti i shembjes së premtuar të Piramidës.
Shqiptarët, që denbabaden kanë vuajtur nga tekat e të mëdhenjve, për këtë punë thonë “mos e zgjo ujkun që fle”, ndaj edhe mund t’u duket e çuditshme që unë po bëj të kundërtën e asaj që këshillon urtësia popullore, duke ia kujtuar Berishës premtimin e pambajtur. Arsyeja është e thjeshtë. Kam filluar të dyshoj se mos vallë zoti Berisha, pas kaq muajsh krizash politike e dhimbjesh të publikut, shkatërrime e djegie, fjalë këto që bota i përdor rrallë e më rrallë që prej fundit të Luftës II Botërore, pra, mos vallë Berisha i mbushur me të gjitha këto, i është neveritur shkatërrimi. A bën vaki të ketë ngjarë e pangjashmja dhe zoti Berisha të ketë vendosur të mos i fryjë më zjarrit të shkatërrimit në këtë vend. Ose ndoshta vetëm ka kuptuar se, në mos atij, shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës shkatërrimi dhe nuk duan ta dëgjojnë më të flitet për shkatërrime të tjera.