Faqe nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, e publikuar pa lejen e shkruesve
13.03.2011, Artan Lame: Miq, i ftuar nga një grup të rinjsh gjirokastritë, shkova atje për ti mbështetur në një nismë të tyren për restaurimin e Memorialit të Rilindësve. Këta djemtë kanë muaj rresht që shkojnë sa në Bashki e sa në Institutin e Monumenteve, por të dy këto institucione i përcjellin nga njëri te tjetri. Bëhet fjalë për varret e 5 prej burrave që bënë të mundur që sot këtij vendi ti thonë “Shqipëri”, e jo dreqi e di se çfarë. Fotot bashkëlidhur flasin vetë. U bëra kaq, por sot për herë të parë më ka ardhur turp që jam shqiptar.
14.04, Lorenc Bejko: Nuk besoj se ato foto bëjnë krenar ndonjërin prej Forumistëve, por lëvizja e të rinjve nga Gjirokastra them se na jep të drejtën të mbajmë ca shpresë! Fakti që të kanë kërkuar mbështetje është gjithashtu një gjë tjetër e mirë, që tregon se përpjekjet e këtij forumi e kanë një vlerë! Pas një shkrimi tim për kalanë e Lezhës në Gazetën Shqiptare, më kanë kontaktuar disa qytetarë të Lezhës që ndihen të inkurajuar për të formuluar qëndrimin e tyre për “motelin në majë të kalasë”!
Delina Fico: Tani dhe të tjerët, jam dakord me propozimin për të tërhequr edhe një herë vëmendjen për këtë shurdhëri totale ndaj vlerave kulturore. Njerëzit kanë nevojë për shpresë, sepse dëshpërimi na bën të pafuqishëm për të vepruar.
Filip Çakulli: Tan, a të çoj grupin e Fiksit nesër në Gjirokastër? E pret njeri?
Vasil Tole: Fotot flasin vetë. Më kujtohet në vitin 2003, se e tillë, në mos më keq ishte gjendja e varrit të Asdrenit në Drenovë, të cilin më pas e ndreqëm siç duhet. Është fatkeqësi të mendosh që Çajupi, ai që shkroi vargjet: “Ku është balta më e ëmbël se mjalta”, të ketë këtë fat!!!
Artan Shkreli: Të dashur miq. Jemi mësuar të shohim filma me të vdekur që ngrihen nga varri e u nxijnë jetën të gjallëve, por gjëma që ka rënë në këtë vend, ka bërë që të gjallët e kanë kapur keq me të vdekurit. Madje, sa më të shquar qofshin, aq më shumë u shijon profanimi i varreve të tyre. Gjesti i fundit me eshtrat e shtetarit Kaçorri është elokuent për një vend ku sundojnë individë pa identitet. Siç duket, e keqja është shumë e thellë në këtë vendin tonë. E, meqë ra fjala për varret, bëni një xhiro të shkurtër tek Liqeni dhe shihni si është katandisur memoriali i vëllezërve Frashëri. Shihni pastaj edhe si i mbajnë Britanikët dhe Gjermanët varret e tyre, e pastaj ejani të flasim për civilizim.
Duke lënë llafet mënjanë, mund të vëmë edhe ne një kontribut të vogël (10 apo 20 mijë lekë të vjetra për krye) e të bëhen nja 500 mijë, që nuk janë pak po u bashkuan me kontribute të tjera - jo për rilindësit tanë, por për vetëdijen tonë.
Ben Andoni: Ka më shumë se një vit që e kemi bërë shqetësim këtë, por asgjë. Sa merresh me një dëmtim i vjen radha dëmtimit tjetër... Duhet me patjetër... ndoshta, një listë prioritetesh e objekteve në rrezik dhe një lloj strategjie se deri ku mund ti mbrojmë me mundësitë tona.
16.03, Mentor Kikia: Miq, e lexova me vëmendje shqetësimin që ngrihet për dëmtimin e Memorialit të Rilindësve. Lamja ka aq të drejtë t’i vijë turp që është shqiptar, sa nuk ka ku të shkojë më. Por unë mendoj se kjo nuk është thjesht një punë varresh, pra nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e respektit për ata që bënë që këtij vendi t’i thonë Shqipëri, por edhe më gjerë. Është një çështje shumë më e madhe që e ka emrin CIVILIZIM dhe, në mungesë të tij, ne nuk dimë të sillemi as me varret, as me ullinjtë e as me lëndinat. Po kështu nuk di të sillet as qeveria, e as Instituti i Monumenteve, pasi të gjithë këto dhe të tjera institucione, janë pjellë nga e njëjta shoqëri, e cila ha e ndyn në të njëjtën tenxhere.
Ky komunikim e ka traditën që, pas konstatimit të një maskarallëku të propozosh një zgjidhje, por unë sot dua vetëm të shfryhem.
Auron Tare: Unë mendoj se nuk ka arsye që ne të vazhdojmë të tërheqim vëmendje ndaj institucioneve shurdhe apo bashkive që nuk e kanë fare në refene këtë punën e trashëgimisë. Mendoj se duhet të jemi më radikalë në veprim, domethënë ose vendosim të marrim një nismë, e cila të prodhojë një rezultat konkret, ose këto bashkëbisedimet tona në një rrjet të mbyllur nuk kanë për të pasur asnjë impakt, përveçse na bëjnë që të na zërë gjumi paksa më qetë.
Propozoj që të gjithë të japim një fond prej 50 mijë lekësh të vjetra, të vendosim një datë që është një lloj afati ku të mundohemi që të gjejmë edhe disa fonde modeste nga miq dhe dashamirës, të vendosim një grup prej nesh, që së bashku me të rinjtë në Gjirokastër të bëjmë restaurimin me fondet e mbledhura, duke përdorur specialistët vendas.
21.03, Artan Lame: Auron, ti dhe disa prej anëtarëve të Forumit, keni propozuar mbledhjen e parave për restaurimin e Memorialit. Duke ju respektuar sinqerisht për impenjimin, me thënë të drejtën jam ABSOLUTISHT KUNDËR. Kjo puna e mbledhjes së parave, ka kuptim kur ti sheh se shteti dhe strukturat e veta bëjnë maksimumin e mundshëm, por aq e kanë takatin, ose kur sheh punonjës të shtetit të motivuar që përpiqen të bëjnë detyrën, por mbeten për mungesë fondesh. Por, të mbledhësh pará për një shtet që nuk e çan as kokën e as b... për këto punë, të mbledhësh pará ndërsa banda e horrave dhe injorantëve të vazhdojë të mbushë zyrat e shtetit, nuk ka kuptim, po fare ama.
Shqipëria nuk vuan nga mungesa e paráve, por e njerëzve që e duan Shqipërinë. As Shatërvani i Tiranës, as Lulishtja e Skënderbeut, as Shatërvani i Durrësit, as kalaja e Lezhës, as Kalaja e Tiranës, as Heronjtë e Vigut, as Sheshi i Korçës, asnjë prej tyre dhe shumë të tjerave, nuk u shkatërruan nga mungesa e parave, por përkundrazi, u shkatërruan kur shteti kishte para.
Sot dëgjova se duan t’i zhvendosin varret e Rilindësve. Gjënë më ABSURDE që mund të mendonin, pikërisht atë shkuan e menduan. Tani edhe mund ta bëjnë, se paratë i kanë. Sërish jemi para situatës që e keqja bëhet kur gjenden paratë. Të mbledhim pará për të blerë bomba jam dakord, por për këtë punë absolutisht jo. Edhe Çerçizi, hyri në histori jo kur mblidhte pará për libra, por kur zuri t’ia zbrazte koburen kujt i dilte përpara.
22.03, Auron Tare. Lame i dashur, edhe unë propozoj të krijojmë një çetë e cila bën atentate ndaj prishësve të trashëgimisë, po a kemi më moshë të dalim malit!? Kështu që mendoj se do ishte më e mira nëse mundohemi të bëjmë gjëkafshë konkrete, duke sfiduar paaftësinë e institucioneve të shtetit.
Po, e dëgjova edhe unë këtë idiotësinë e lëvizjes së eshtrave të tyre.
23.03, Mustafa Nano: Hej miq, këtë dëshpërim që e vë re në këtë Forum on-line, e kam vënë re edhe off-line. Njerëzit janë në një gjendje vibrante. Ndonjëherë më duket se janë gati për një rebelim të frikshëm, e ndonjëherë tjetër më duket se gati-gati po dorëzohen, po kapitullojnë, po shkojnë në pikën, ku nuk do të kenë më fuqi të bëjnë as pyetjen: ç’bëhet kështu?. Dhe nuk është se e kanë prej ndjeshmërive e shqetësimeve për trashëgiminë historike e kulturore. Shumë syresh, nuk e kanë këtë ndjeshmëri; se po ta kishin, nuk di ç’do kishin bërë. Më e pakta, ndoshta do shkonin atje, në kalanë e Lezhës, e do ta mbronin me shpata, shqyta, parzmore, sëpata. Ne s’kemi shkuar ende. Po ju ftoj që të shkojmë. Të paarmatosur. S’ia themi për armë ne.
Lorenc Bejko: Unë jam më pranë qëndrimit të Lames për këtë punën e aksioneve konkrete me mbledhje të hollash. Edhe unë mendoj se problemi i institucioneve nuk është thjesht mungesa e investimeve, por qëndrimi dhe profesionalizmi i tyre. Ne duhet të vazhdojmë të diskutojmë vendimmarrjet dhe performancën e tyre, të evidentojmë marrëzitë që përgatisin me një mendjelehtësi absurde. Po t’i bëjmë të ndihen se i mbështesim për gjëra pozitive dhe ofrojmë oponencë të fortë publike për marrëzitë, besoj se kryejmë një rol vërtet të rëndësishëm. Presioni ynë duhet të ketë objektiv përmirësimin e tyre, se ne dhe shoqëria nuk ia dalim dot me ndërhyrje sporadike.
E kuptoj që ky mund të jetë këndvështrimi i "optimistit të pandreqshëm", po besoj se ky është roli më i mirë që mund të luajmë.
Nikolla Xharo: Jam plotësisht dakord me sugjerimin e Lorencit, por më duket pak "teorik". Them teorik sepse të gjitha kërkesat dhe sugjerimet tona, bien në vesh të shurdhër. Dëgjon jo ai që ka veshë, por ai që do të dëgjojë. Mendoj se duhet të bëhemi më konkretë në kërkesat tona dhe t’i ndjekim deri në fund problemet e ngritura. Të veprojmë si një grup i bashkuar, që të mos mbetet puna vetëm tek Artani e ndonjë tjetër, që dalin herë mbas here në televizor.
Desha të di ç’bëhet me SHATËRVANIN, sepse korrespondencën e Forumit tonë e kam emëruar me të njëjtin emër?
Andi Dobrushi: Duke ndarë dëshpërimin për çka ndodh përditë në këtë Absurdistanin tonë, nuk besoj se çudibërësit (apo më mirë “Gjëmëbërësit”) do ndalojnë së shkatërruari apo do t’i vrasë ndërgjegjja një moment të caktuar e do bëjnë të “mirin”, kështu që barra e reagimit me të gjitha mjetet e format, na bie ne të gjithëve. Kobure e armë sigurisht që jo, se na akuzojnë për puç… Për të shmangur kthimin e këtij rrjeti në “Forum Anonymous”, ku ventilojmë me shumë të drejtë zemëratën e frustrimin, do t’i kthehesha sugjerimit të Auronit për të mbledhur/ngritur fonde për rregullimin e Memorialit dhe në këtë pikë nuk do mungojë mbështetja e Fondacionit, si për logjistikën e organizimit të aktivitetit, po ashtu dhe për fondet.
Edhe një konstatim personal nga leximi i përhershëm i list-mesazheve. Nuk besoj e as nuk kam pasur iluzion se një forum apo mbështetja e një organizate, do zgjidhte hallet e trashëgimisë kulturore. Ajo çka është më e rëndësishme, është fillimi i organizuar i kësaj pune, ku gjithsecili prej nesh kontribuon në një fushë që falë Zotit nuk është nevojshmërisht politike, por që dëshmon se angazhimi qytetar nuk ka vdekur.
Aleksandër Çipa: Seriozisht jam tronditur kur kam lexuar lajmin e reporterit të "Shqip", për idenë e transferimit të Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër. Me atë kodër në sy jam përplasur në qindra ditë të jetës sime, që nga adoleshenca, deri sa mu bë djali adoleshent. Ajo kodër është vetëm për ata, jo për shtesa betoni apo për marrëzi makutësh që e mendojnë jetën e ardhme si pronësi të tyre. Personalisht jam kundër një fushate idealistësh për mbledhje parash, si sfidë ndaj makutëve që keqpërdorojnë fondet publike. Po ata këtë duan, të vjedhin e shpërdorojnë fondet publike dhe të eglendisen me nismat e idealistëve. Jo, këtë kënaqësi duhet tua ndërpresim.
Mënyra më e mirë është... tia vëmë kusht çdo kandidati për zgjedhjet vendore në Gjirokastër, që objekti i parë i mandatit të tyre të jetë restaurimi i Memorialit të Rilindësve. Ka shumë forma imponimi për këtë. Le tu drejtohemi shkollave të mesme të Gjirokastrës dhe Universitetit, studentëve e nxënësve dhe kemi për të parë se si do të detyrohen ta nisin mandatin nga kjo punë e pashmangshme. Memoriali i Rilindësve tashmë është bërë një çështje shumë publike në mediat tona, falë edhe lëvizjes së “Aleancës Kuq e Zi” apo organizatave të tjera. Mendoj se Bashkia e Gjirokastrës, tashmë nuk e kapërcen dot këtë detyrim. Të shtojmë presionin, ta kryejë këtë punë, e jo të spostojë memorialin. Këtë marrëzi nuk do ketë guximin ta bëjë asnjë qeverisës lokal, aq më tepër ata që sot duan të zgjidhen apo rizgjidhen...
Maks Velo: Në fakt jam i çoroditur dhe i dëshpëruar. Kjo DEMOKRACIA na nxori lakuriq, ashtu si jemi vërtet. Se ne godasim ata të pushtetit, por besoj se të tillë pushtetarë asnjë popull nuk prodhon. Të vjen të ulërasësh sikur kemi lindur në tokën e dreqit. Të gjithë e kanë mendjen vetëm për të vjedhur.
Në Korçë, KRT-ja aprovoi prishjen e Uzinave të Trikotazhit dhe të Instrumenteve, që u ruajtën pa u prishur për 20 vjet dhe ishin në gjendje perfekte. Dhe kjo për ti kthyer në shesh ndërtimi, kur janë me qindra apartamente bosh të pashitura. Këtë e bën Kryetari i qytetit, që qytetarët e kanë zgjedhur të mbrojë pronën publike. Dhe kanë gjetur një shprehje, i thonë "GRUPET E INTERESIT", se edhe një HAJDUT ata e quajnë "grup interesi".
Këtu je si në një betejë që të sulmojnë nga tërë anët dhe, pushkët dhe pisqollat e Çeços nuk bëjnë punë. Këta vjedhin çdo gjë, edhe tokat edhe kockat. Por do vazhdojmë, sido që të na quajnë.
23.03, Erion Tase: Lame, doja të të prishja gjakun përsëri. Këto javët e fundit ka nisur të shtrohet me pllaka të bardha edhe trotuari ku dikur ndodhej Shatërvani para Parlamentit. Nuk ma kanë zënë më sytë as shatërvanin e as ndonjë vend të parashikuar për të.
A mund të kujtohemi sërish tani në këto momente që objekti që nisi kauzën tonë, të rivendoset. Nëse e lëmë pas dore këtë mesele, do të duket sikur edhe "çudia jonë zgjati vetëm 3 ditë". Nëse do të arrijmë një gjë simbolike si rivendosja e shatërvanit, do të duket se kemi finalizuar fitoren e parë ndaj indiferencës, injorancës dhe burokracisë.
Fundi i historisë. Radikalët kërkojnë të dalim malit. Të moderuarit propozojnë monitorim të institucioneve. Precizët kërkojnë të dinë se ç’bëhet me nismat e deritanishme. Të qartët (institucionet) vazhdojnë të bëjnë atë që dinë të bëjnë: ndajnë e të copëtojnë pasurinë tonë të përbashkët.