Zoti Kryeredaktor,
Në gazetën tuaj keni botuar një shkrim ku flitet mbi “Konfliktin e Ambasadës së SHBA-së me opozitën”, një çështje dyfish delikate sepse, nga njëra anë ka të bëjë me aleatin tonë të madh strategjik, nga ana tjetër, në të është përzier diçka jo fort e shpeshtë në ligjërimin publik shqiptar: racizmi. Merret me mend se të dyja motivet, të ndërthurura bashkë, japin dorë për spekulime, dinakëri dhe mashtrim. Autori i shkrimit, F. Lubonja, nuk e ka lënë t’i shpëtojë ky rast. Duke pohuar se ndaj ambasadorit amerikan janë përdorur sulme raciste, pasi shtron, ose bën sikur shtron, një mendim për këtë dukuri të re, në ngutjen e tij për të gjetur rrënjët e dukurisë, më saktë, frymëzuesin e saj, shpall se ky frymëzues qenka shkrimtari I. Kadare. Për këtë ai sjell si shembull jo vetëm romanin “Koncert në fund të dimrit”, që përmendet gjatë polemikës si një model racizmi antikinez, por edhe për “qëndrime raciste të shumta në librat e këtij shkrimtari”, që vijnë si pasojë e nacional-socializmit dhe “kulturës sonë të trashëguar”.
Nuk i kam marrë asnjëherë seriozisht përçartje të tilla, sipas të cilave, pasi paskam nxitur ftohjen me kinezët, tani, pas tridhjetë vitesh, po nxit ftohjen me amerikanët. Në universin e mjerë të letrarëve të vegjël me ambicie të madhe, këto janë të zakonshme. Veçse këtë herë, meqenëse ato u botuan në gazetën tuaj, në sfond të një atmosfere të elektrizuar politike, pa ndonjë shënim se gazeta nuk ndan të njëjtin opinion, vendosa të bëj këtë ndërhyrje.
Akuza për racizëm në kohën tonë është një nga më të rëndat. Ta cilësosh racist një shkrimtar të sotëm në Europë, është njëlloj sikur t’i thuash fashist, ose terrorist, njëkohësisht të kërkosh ndalimin e tij, madje dënimin me burg.
Ka rreth njëzet vite që Lubonja, së bashku me një klan të tij, janë mësuar të prodhojnë kësi akuzash, një pjesë të bëra haptas, e shumica pas krahësh. Me sa duket, disa shqiptarë e kanë të vështirë të heqin dorë nga ky tundim, me të vetmin ndryshim se, ndërsa më parë, raportimet i shkonin shtetit shqiptar, kurse sot dërgohen në institucione ndërkombëtare: forume, shtëpi botuese, juri që ndajnë çmime, gazeta dhe revista të njohura, që nga “The New Yorker” gjer te “Gazeta Wyborcza” polake. Në këtë të fundit, duke shkruar për letërsinë shqipe, njëfarë Kaczorowski shfaq habinë e tij të madhe, habinë e tij të neveritshme raciste, se si është e mundur që bota të gabohet e të çmojë një shkrimtar shqiptar. (“Një shkrimtar jo i keq, si shqiptar që është”, e dëgjojmë këtë shprehje, dhe me këtë kuptojmë se një shkrimtar shqiptar nuk mund të jetë interesant, përveçse, për shkak të vendit të lindjes, koniunkturës politike aktuale, apo biografisë dramatike).
Ky farë Kaczorowski, pasi ka lexuar mjaft libra të autorit shqiptar I. K., e sidomos pas “Pallatit të ëndrrave”, është bindur se I. K. është një shkrimtar fare i rëndomtë, dhe prapë ka shprehur habinë, të trefishuar tashmë, se si juria gjakftohtë angleze qenka dalldisur pas këtij koti dhe i ka dhënë çmimin më të madh të Britanisë së Madhe, duke e vlerësuar, sipas tij, më fort se Garsia Markezi, Gynter Grasi, Kundera apo Rothi. Por habia e polakut është katërfishuar, sidomos pas shpjegimeve (raportimeve) të Lubonjës lidhur me faktin se I. K., përveçse është pa ndonjë vlerë kush e di çfarë, biografinë e paska mos më keq, madje edhe ndonjë dënim që paska marrë, e paska marrë se qenka treguar i pakujdesshëm, duke e lavdëruar diktaturën më shumë nga ç’duhej!!! Pas kësaj, polaku s’është përmbajtur më dhe qenka zemëruar këtë herë jo me Anglinë, por me Francën, e cila, kur I. K. e la Shqipërinë dhe kërkoi strehim në të, e paska pranuar, në vend që ta kthente mbrapsht e t’ua dorëzonte autoriteteve shqiptare, siç ktheheshin refugjatët që kapeshin me dokumente të rreme.
Kështu shkruan kjo fundërrinë e Polonisë, nga lloji i atyre që dorëzonin hebrenjtë gjatë Luftës.
Akuza për racizëm i është bërë librit “Mosmarrëveshja…” disa orë pas daljes së tij në qarkullim, prej një gazetari të afërt me klanin që u përmend më lart. E habitshme është se akuzohet për racizëm pikërisht libri që merret gjerësisht me luftën kundër racizmit antishqiptar. Me sa duket, për një klan rimohuesish shqiptarë, mbrojtja nga racizmi përbën, në vetvete, racizëm.
Në këtë libër, njëri nga ata që tregohet me gisht për racizëm të palodhur antishqiptar është pikërisht Lubonja. Ai përmendet me emër, dhe në mënyrë të rrokshme saktësohet sulmi i tij kundër çdo vlere shqiptare. Ai fajësohet për provokimin në Shqipëri të racizmit antivllah. Dhe kjo nuk bëhet tinëzisht, por haptas, si për shembull në këtë pjesë të tekstit: “Ngaqë çmitizuesi më i egër, ai që iu mohoi shqiptarëve mbrojtjen e hebrenjve, e si të mos mjaftonte kjo, i bëri pjesëtarë kryesorë në masakrën turke kundër armenëve, më 1915, ishte përsëri me prejardhje vllahe, pikërisht ky rimohues do të bëhej nxitësi kryesor që fantazma kundërvllahe, ajo që kishte kohë që rrihte të shfaqej në Shqipëri, të dilte më në fund nga mjegulla. Dosja e pezmit kundërshqiptar do të mbyllej kështu me gjykimin mizor: po çfarë prisnit ju nga një vllah i pabesë!? Në ndodhtë kjo, ky do të ishte epilogu i trishtë, i ngjashëm me gjurmët e gëlqeres, që dëshmonin se ushtria e thyer, edhe duke ikur, linte pas vetes shenjat e murtajës. Sepse nuk do të ishte e tepërt aspak që mbjellja e këtij racizmi të ri, ashtu si e çdo racizmi, të krahasohej me murtajën”.
Lubonja nuk guxon të citojë asgjë, sepse del i humbur. Shumë, shumë, mund të citojë fjalët “vllah i pabesë”, të shkëputura nga konteksti, për t’u hequr si viktimë, sidomos përpara komisioneve europiane të mbrojtjes së pakicave. Këtë mjeshtri ai e njeh mirë. Vite më parë, një fraza ime për gjuhën serbe, krejtësisht e shkëputur nga konteksti dhe e përhapur prej Lubonjës, qarkulloi gjithkund. Sipas tij, unë, si një nacionalist i keq, paskësha thënë se serbishtja, e krahasuar me shqipen, ishte si një jevgë përbri një zonje të rëndë. Natyrisht që ishte një frazë e pështirë, që nuk i lejohej askujt, e aq më tepër një shkrimtari, e aq më tepër për një gjuhë në të cilën ishte krijuar një pjesë e thesarit ballkanas. Mirëpo ky njeri e bëri këtë, e riprodhoi frazën, e cila gjendet vërtet në tekst, por në kontekst krejtësisht të ndryshëm, ku përshkruhej një sherr grotesk midis nacionalistësh ballkanas, të cilët s’linin gjë pa thënë kundër njëri-tjetrit dhe që ironizoheshin haptas prej autorit.
Zoti Kryeredaktor, e quaj të panevojshme të përpiqem t’i mbush mendjen ndokujt se nuk jam racist, aq më pak frymëzues racizmi. Vërtetimi i kësaj është vepra ime, e cila është përkthyer kudo në botë dhe së cilës, në rast të kundërt, jo vetëm nuk do t’i hapeshin dyert askund, por do t’i mbylleshin ato kudo.
Në klimën e krijuar kohët e fundit në Ballkan e Shqipëri, kur janë rizgjuar shpresat për përmbysjen e historisë, për t’i cilësuar vrasësit viktima e viktimat vrasës, në klimën kur racisti mund të bërtasë, kapeni racistin, rimohuesit e të gjitha ngjyrimeve janë gjallëruar si kurrë ndonjëherë.
Racizmi në Ballkan e në Shqipëri, duke përfshirë edhe racizmin kundërvllah, atë që mund të jetë përdorur kundër Lubonjës, është cilësuar prej meje, siç e patë, me murtajën. Ndërkaq, dua të vë në dukje se patologjisë antishqiptare nuk kam ndërmend t’i gjej një emër më të butë. Ajo është gjithashtu murtajë, dhe sjellësit e murtajës, nga çdo drejtim që vijnë, nuk do të përkëdhelen prej askujt.
Me respekt
ISMAIL KADARE
------------------------------------------
Intervista e Kadaresë dhënë Panoramës
“Është romani im më i rëndësishëm”, thotë Kadare për “Koncert në fund të dimrit”, romanin e njohur, që së fundi u bë objekt debatesh, pas polemikave për racizmin me ambasadorin e SHBA, Arvizu.Shkrimtari i njohur rrëfen për “Panorama” historinë e botimit dhe dënimin e romanit të tij në vitet ’80.
Në polemikën e shpërthyer këto ditë në lidhje me ambasadorin amerikan Arvizu, për çështje racizmi, është përmendur shpesh romani juaj “Koncert në fund të dimrit”. Cili ka qenë reagimi juaj si autor i veprës?
Një keqardhje e thjeshtë, e njohur për çdo shkrimtar, kur vepra e tij përdoret në diskutime apo rrethana, ku ajo nuk e ka vendin.
Kjo vepër është shkruar rreth 30 vite më pare. Një kohë të gjatë ka qenë e ndaluar. A mund të na thoni diçka për lexuesin e sotëm?
Natyrisht. Romani është shkruar në vitet 1979-1981, paralelisht me “Pallatin e ëndrrave”. Dorëshkrimi është gjykuar si armiqësor dhe botimi është ndaluar për një kohë të gjatë. Është botuar më në fund, pak kohë para rënies së komunizmit. Është, ndoshta, romani im më i rëndësishëm. Kurse për nga guximi, zë, pa dyshim, vendin e parë. Nuk di ndonjë roman tjetër të shkruar gjatë regjimit komunist, në gjithë ish-perandorinë komuniste, ku të ketë aq shumë tmerr, përgjime, terror shtetëror, vrasje, madje vrasje në kupolën më të lartë të shtetit komunist.
E keni fjalën për vrasjen e zëvendësit të Maos, për të cilën u hap fjala se vdiq në aksident ajror, kurse në të vërtetë u dyshua për vrasje kriminale?
Pikërisht. Ky është episodi qendror në roman. Është përshkruar me hollësi se si pasardhësi i Maos u thirr për darkë prej shefit të tij dhe, pas darke, u vra. Ngjan me historinë e Makbethit? Sigurisht që ngjan, dhe në libër kjo thuhet haptas. Madje, për t’ia kujtuar gjithkujt këtë ngjashmëri, fill pas kapitullit të vrasjes pas darke, vjen një kapitull i titulluar: “Version i ri i tragjedisë ‘Makbeth’”. Në të shpjegohet fare qartë se vrasja në pallatin e Maos ngjan si dy pika uji me atë që përshkruan Shekspiri. I vetmi ndryshim është se ndërsa në dramën angleze Makbethi vret mbretin, në versionin komunist kinez është mbreti (domethënë, Mao), që tregohet më i shpejtë dhe e vret pasardhësin (Makbethin).
Është e rastit ngjashmëria me vetëvrasjen apo vrasjen e kryeministrit shqiptar në dhjetor 1981?
Krejtësisht e rastit. As që mund të mendohet ndryshe. E kam dorëzuar dorëshkrimin në nëntor të vitit 1981, dhe pas disa javësh ka ndodhur vdekja enigmatike e kryeministrit. Mendimi i parë që më erdhi kur dëgjova lajmin, ishte pikërisht ky përkim fatal. Sidomos, kur qysh të nesërmen nisi të përhapet pëshpërima se vdekja e kryeministrit mund të mos ishte vetëvrasje. Desha ta tërheq dorëshkrimin, por ishte e pamundur.
Ç’mendoni sot kur lexoni vërejtjet për dorëshkrimin?
Ato ishin në logjikën e asaj kohe. Duke i dëgjuar ashtu siç u lexuan në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, mendoja se ata kishin të drejtë. Skandaloze më dukej pakujdesia ime për ta çuar për botim romanin në kohën më të gabuar që mund të mendohej. Po hynte viti 1982, një nga më të errëtit që ka njohur vendi. Në muajin shkurt, në mos gaboj, u ndalua “Pallati i ëndrrave”. E vetmja gjë që doja ishte që dorëshkrimi i romanit të harrohej. Por, siç mund ta dini, e keqja nuk mund të harrohej kurrë në Shqipëri. Shumë shpejt afroi dita e vërejtjeve që keni botuar ju. Romani ishte i pambrojtshëm dhe unë s’bëra as përpjekjen më të vogël për një gjë të tillë.
A u bë kritikë për racizëm antikinez? Po për ngjashmërinë e “pasardhësit kinez” me “pasardhësin shqiptar”?
Kritika për racizëm u bë, por ajo ishte e durueshme, jo fort e rrezikshme. Kurse për çështjen më delikate, dyshimin për vrasjen e “pasardhësit”, nuk u tha asnjë fjalë. Kështu ndodhte gjithmonë, gjëja më e rrezikshme nuk përmendej. Të gjithë aty e kishin mendjen, por një paralizim i përgjithshëm bënte që pikërisht ajo të mos thuhej me fjalë. Atij që do të guxonte të thoshte, mund t’i bëhej pyetja fatale: përse të ka shkuar mendja në një gjë të tillë? Si mund të hidhej dyshimi se udhëheqësi ynë mund të bënte atë që kishte bërë udhëheqësi kinez? Ishte kjo që zhbirimi i dorëshkrimit nuk u thellua më tej. Ishte e rrezikshme për të gjithë, madje mund të qëllonte, që më të zellshmit mund ta pësonin.
Sa për racizmin, ai ishte në të vërtetë ideologjik. Sarkazma dhe talljet, siç thuhet në dokumentin që botoni ju, kanë lidhje me socializmin dhe jo me kinezët si komb. Por, për arsyen që u përmend më lart zëvendësimi ishte komod.
Sidoqoftë, fakti që përshkruhen ngjarje të Kinës ju lehtësonte. Ndryshe do të ishte po të bëhej fjalë për ngjarje të vendit?
Ngjarjet në roman zhvillohen në Shqipëri dhe në Kinë. Sigurisht që tmerret e mëdha, si vrasja pas darke, ndodhte në Pallatin e Verës në Pekin, dhe jo në Bllokun e Tiranës. Megjithatë, ishte i njëjti sistem politik, i njëjti stil terrori, kishte qenë aleati ynë i madh. Kështu që mendja për ngjashmëri shkonte vetvetiu, dhe vërejtje për këtë ishin bërë. Mos harroni se ne u ftohëm me kinezët kur ata bënë një hap liberal, ftesën e presidentit amerikan. Pra në punë dogmatizmi ne ishim më keq se ata.
Cili ishte fati i mëtejshëm i romanit?
Romani u botua më pas. Në Shqipëri në fillim, pastaj kudo. Ka qenë befasues për faktin se në botën perëndimore, ku aq shumë shkrimtarë e filozofë të shquar, nga Sartri tek Roland Barthes e të tjerë, nuk i shpëtuan dot simpatisë për maoizmin, Shqipëria kulturore, si të kryente një borxh moral, a të shlyente një faj, dha një tablo tronditëse të nënkontinentit komunist. Mund të thuhet kështu se letërsia shqipe ishte ndoshta e para që lajmëroi botën për më të madhen dhunë kulturore në historinë e njerëzimit: hekatombën kundër shkrimtarëve kinezë. Ishin jo me qindra, por me dhjetëra mijë shkrimtarë kinezë që u burgosën, u hoqën zvarrë nëpër orizore, u torturuan e u çmendën nga terrori shtetëror. Ndaj, ky libër, jo vetëm nuk ka racizëm, por duke trajtuar një dhembje të madhe të Kinës, është në thelb prokinez. Ndaj, kur përkthyesit kinezë të “Koncertit…”, m’u drejtuan me kërkesën për një përshëndetje për lexuesit e Kinës, kjo ka qenë shumë prekëse, jashtëzakonisht prekëse për mua.
-----------------------------
Dokumenti i 1983: Si dënohet “Koncert në fund të dimrit”
Romani është një satirë dhe përqeshje me socializmin, me parimet dhe idetë e tij. Kjo satirë dhe tallje fshihet nën idenë e goditjes së “socializmit” kinez dhe të “majtizmit” të tij. Gjer këtu është disi e fshehtë. Por ajo shfaqet haptazi pastaj në faqet e romanit, përmes ideve dhe frazave të dykuptimta, me të cilat është mbushur gjithë vepra. Le të marrim, fjala vjen, qëndrimin e autorit ndaj puçistëve ushtarakë, në kohën kur ata bëjnë autokritikë. E gjithë kjo është një tallje, një ironi, një ekuivok. Të kujtojmë, për shembull, mendimin e ministrit D. për autokritikën. Autori shkruan: “Ca fjalë të zakonshme mbledhjesh, porositë e Partisë, zotime për të ardhmen etj., etj. Një autokritikë të fortë për gjaknxehtësi, prepotencë, arrogancë, mosthellim në studimin e dokumenteve të Partisë, të veprave të shokut Enver, dhe fësht kalon hendekun”. Po në gojën e këtij personazhi vihen fjalë të tilla tallëse: “Rëndësia e Partisë, që, siç e dimë, është mbi të gjitha, materializmi dialektik e ku ta di unë”.
Bashkë me ironinë përzihet edhe zymtia e gjendjes: shkarkime, arrestime, burgosje, kritika dhe autokritika. Për mbledhje të zhvilluara sipas porosive të Komitetit Qendror e të Sekretarit të Parë autori shkruan me tallje se si zgjasin gjer në mesnatë dhe njerëzit i zinte gjumi.
Në roman, nga faqja në faqe, ironia, tallja dhe përqeshja ndaj kritikave dhe demaskimeve që u bënte Partia komplotistëve dhe devijatorëve sa vjen e thellohet, aq sa kthehet kundër veprimeve tona.
Ja si autori ironizon: “Nga autokritika e ndërlidhësit S. të shtabit: “Papjekuria ime ideologjike, mosthellimi sa duhet në studimin e marksizëm-leninizmit… Por në Parti s’ka lart e poshtë, domethënë edhe në ushtri, ky është ndryshimi i saj me ushtritë borgjeze-revizioniste”.
Ironitë dhe sarkazmat ndaj socializmit, terminologjisë që ne përdorim dhe talljet me gjëra të shenjta e mbushin gjithë romanin e I. Kadaresë. Ja se ç’fraza vë autori në gojën e një fshesaxhiu:
“Tridhjetë vjet duke fshirë rrugët, mbi të cilat ecin ndërtuesit e socializmit, kështu tha kryetari i bashkimeve profesionale, apo jo?”
Disa përshkrime e bëjnë socializmin si një zymtësi, ku njerëzit dridhen për fatin e tyre, për fatin e të afërmve dhe në përgjithësi për të ardhmen. Autori e zhvesh personalitetin e njeriut në socializëm, e bën pa vlerë. Ai thotë: “Ashtu si në një hetim gjyqësor, ku çdo ditë e më tepër përfshihen njerëz që ndoshta as nuk njihen me njëri-tjetrin, ashtu nisin të dalin emrat e të kritikuarve në mbledhje të ndryshme, për çështje të ndryshme”.
Këtu është e qartë ideja e shkatërrimit të njeriut, e frikës, e etheve, e pasigurisë që krijon lufta e klasave në socializëm, sipas autorit. Bile, sipas tij, edhe arti vritet në këtë situatë të luftës së klasave. Ai vë në gojën e shkrimtarit Skënder Bermema këto fjalë: “Ju të gjithë së bashku ma vratë romanin”.