Valbonë: Lugina e Valbonës, për shkak se ende është jo e lehtë të shkosh, mbetet një nga zonat më të padëmtuara dhe piktoreske të Veriut. Atje kanë filluar të restaurohen kullat e vjetra dhe të përdoren për turizëm, po përpiqen të mbajnë një kuzhinë me prodhime vendi, organizojnë shëtitje dhe trajektore alpine e kështu me radhë. Të gjitha këto po bëhen përmes një shoqate të krijuar nga vetë pronarët malësorë të këtyre shtëpive, që janë organizuar dhe kanë caktuar edhe një kryetar, që e ndjek gjithë pasion këtë punë, mban një rrjet të ndërlidhur të këtyre bujtinave, që të tregon se ku ka vende të lira, sa ka e çfarë ofrojnë duke u ndërlidhur edhe me agjencitë turistike të Tiranës. Praktikisht ky organizim po kthehet në të vetmin mjet jetese për zonën dhe shpresë për ringjallje. I pyet ata: po komuna ç’bën, a ju mbështet e ndihmon? “Komuna? - të përgjigjen gjithë habi. – Aha, ajo s’ka fare dorë në këto punë. Ata zihen me njani tjetrin. Ai që do fitojë prapë në kto zgjedhje ka nja dy a tri mandate dhe prapë do fitojë, po si duhet as dreqit të mallkuem për gja!”.
Skrapar: Megjithëse nuk i ndih kush, disa zona që kanë pasur traditë prodhimi bujqësor e blegtoral, po përpiqen ta rimarrin veten. Në një komunë të thellë të Skraparit, teksa gjen pirgje prodhimi, nuk sheh gëzimin e prodhimit të mbarë tek fshatarët. I pyes si është puna. “U bë disa vjet që prodhojmë, - thonë, - por nuk na shitet, e ka vajtur puna që të na kalbet i gjithë prodhimi. Edhe sikur të bëhet rruga, s’kemi shpëtim, se duhet makinë për t’i zbritur prodhimet poshtë, e ne s’kemi takat makine, se nga një gomar për shpi kemi”. Mekanizmi i menjëhershëm që të shkon ndër mend është, po pse nuk e diskutojnë këtë punë si komunë, se për këtë punë është komuna, të investojnë nga fondet e përbashkëta, të blejë një kamion që të mbledhë prodhimet e tyre dhe t’i zbresë poshtë në qendrat e grumbullimit. Përgjigja e tyre më lë pa mënd. “Eeee, ç’punë ka komuna me bahçet tona, apo ta qeshin bota, ishalla bëhet mbarë ndonjë ta bëjë këtë punë, pa komuna, aha”.
Ulëz: S’ka ca ditë që Mentori (Kikia) na kumtoi fundin e eksperimentit të Ulzës. Një vendas i asaj komune, me shkollë Europe, i kthyer në atdhe plot ide dhe që katër vjet të shkuara kërkoi ta kandidonin. E kandidoi PD-ja asokohe dhe fitoi. Në katër vjet bëri për vendin e vet sa nuk ishte bërë për njëzet vjet. Plan rregullues, bllokim të ndërtimeve kuturu, restaurim të ndërtesave të vjetra, mbrojti pyjet, shtroi sheshin, e madje bëri edhe shatërvan. Sa për t’u kuptuar, studiuesit e historisë, shatërvanin e konsiderojnë si një ndër shenjat më të avancuara të një qytetërimi. Nejse. Tani, katër vjet më pas, nuk e kandiduan më. PD-ja, se nuk i kish dhënë licencë guroreje nja dy të fortëve të zonës, dhe PS-ja, se i ka varur shpresat tek i forti tjetër. Komuniteti vendas do vazhdojë të votojë partitë, pa i lidhur fare votimet me punët e bëra prej tyre.
Dukat: Atë që ndodhi në Dukat me punën e pronave ca muaj të shkuar, e ndoqëm të gjithë. U ngrit krahina, bëri kuvend dhe mori vendime se ç’do bëjnë për të marrë pronat. Atje ka bashki, që ata vetë e kanë zgjedhur, ka këshill e këshilltarë që edhe ata, vetë komuniteti i ka zgjedhur. Por kur erdhi puna për të zgjidhur një hall, ata nuk iu drejtuan fare institucioneve të veta, por i hyjnë ta zgjidhin punën fshatçe.
Shembuj të tillë e shumë të tjerë si këta, jam i bindur se mund të shtojë secili që po i lexon këto radhë, bie fjala përdorimi i rregullave kanunore apo kërkesa për të mos u përzierë shteti me lloj-lloj konfliktesh, që normalisht zgjidhen vetëm me shtet e ligje, ndaj nuk po rreshtoj të tjerë.
Ç’po ndodh? Të themi që shteti nuk na është dashur asnjëherë, kjo nuk është më ndonjë gjë e re. Por fenomeni që po vihet re është që shteti, mekanizmat e tij, organet për të cilat bëhen fushata për t’i zgjedhur, nuk shihen si mekanizma që ekzistojnë për të zgjidhur problemet, por si mish i huaj që duhen se i ka edhe bota, por me të cilat ne njerëzit nuk kemi punë. Të hyjmë e të bëjmë analizën historike të këtij faktori, është punë e gjatë dhe në shumicën e rasteve tani ajo është e qartë. Nuk mund të themi që jemi të rinj në këtë zanatin e të votuarit e të të zgjedhurit. Shqiptarët kanë filluar të zgjedhin e të zgjidhen, fillimisht në strukturat vendore, që në vitet 1860 dhe kanë votuar për herë të parë për të zgjedhur deputetë që në vitin 1908. Është një periudhë shumë e gjatë kohe kjo, për t’u justifikuar vetëm me faktin se jemi demokraci e re.
Kjo tendencë e zgjidhjes së problemeve me mjetet tona dhe jo me mekanizmat e shtetit, dëshmon se ende këto mekanizma shihen si diçka e importuar nga qendra, nga ata që rrinë në Tiranë, si diçka që është punë e partive që hahen e grihen me njëra-tjetrën. Fushatat zgjedhore gjithnjë e më tepër po perceptohen nga publiku si përplasje e dy palëve, që shërben vetëm për të përcaktuar se kush do vjedhë katër-vjetëshin e radhës. Komuna dhe Bashkia, në ndërgjegjen publike, janë që aty të ulet nga një kryetar që për katër vjet do mbajë vulën, do na shtypë e do na rrjepë, do heqë nga puna gjithë stafin e do vërë të vetët, kushërinj e miq partie, do bëjë tenderët e do privatizojë ndonjë gjë që ka mbetur akoma. Këshillat e komunave e bashkive do jenë që të komandohen me sustë nga partia në Tiranë, që të bllokojnë buxhetin e njeri-tjetrit pa u bërë fare merak për hallin e fshatit a të lagjes, për të ndarë ndonjë lek ndihme ekonomike që vjen nga Tirana, dhe kaq.
Kjo tendencë e atrofizimit të sistemit dhe e kthimit të tij nga një nevojë e jetës komunitare, në një gjë të huaj për qytetarët, në vend që të vijë duke u zbehur, për fat të keq sa vjen e po bëhet më e dukshme. Dukuria e këtyre zgjedhjeve, ku gjithnjë e më tepër po shohim të kandidojnë të fortët e zonave, njerëz që në shumë raste nuk kanë asnjë lloj reputacioni, le më pastaj për vizion, por që sigurojnë vota ama, nuk do bëjë gjë tjetër, veç të vazhdojë të largojë njerëzit nga lidhja gjithnjë e më e dobët me përfaqësuesit e vet në letër, që gjithnjë e më tepër do duken si alienë që nuk kanë fare të bëjnë me punët tona.
Ndërsa hallet, hallet do vazhdojmë t’i zgjidhim vetë, duke u mbledhur e organizuar me njëri-tjetrin sa herë të na duhet, dhe duke u lutur të mos na bjerë radha të shkojmë në derë të shtetit, ku na pret zyrtari i radhës me vulë në brez dhe i gatshëm të na nxijë jetën e të na rrjepë lëkurën.