Ndërkohë përballë opozitës së djeshme tashmë në mazhorancë, ku vërehet një ndërthurje mes të rinjve dhe të përhershëmve të saj, opozita por kryesisht Partia Socialiste ka nisur tashmë të paraqesë një trajtë të re, një doktrine të re me emërtesën politikë e re. Gjithkush nga kryqtarët e ndryshimit ka shqiptuar herë qartë e herë vagullt, diku me qetësi, diku me zë të lartë, cfarë kërkojnë të arrijnë, perveçse pushtetin, në ç'formë e për ç'ëllime. Çështja është nëse themelohet e sendërtohet një veprim politik i cili shkon më tej se grishja dhe kërshëria prej të resë, që nuk ndalet vetëm tek një mobilizim i qytetarëve kundër shumicës qeverisëse, apo tek shprehja e votës si refuzimi i gjendjes aktuale.
Në këto vite të pas-nëntedhjetës përvec fragmentarizimit të spektrit politik që erdhi si pasojë e mungesës së demokracisë së brendshme dhe pushtetit të personalizuar, pati më tepër nje bjerrje apo mungesë të ideologjisë, individë të rreshtuar pas një prijësi apo një numër mëtonjesish jo të pakët, sesa individë të mbledhur pas një ideje apo bindje. Fushata elektorale të ngritura fare pak mbi ndasi ideologjike, ndasi social-ekonomike, apo ndasi politikash, që tekembrajma reflektojnë një kuptim dhe pamje mbi boten. Fushata zgjedhore që shndërrohen e portretizohen nga opozitat si emergjenca demokratike, sikurse ato te 1992 apo 1997. Në të shumtën e herës beteja Kundër. Ndërkaq të njejtat Fushata parë e paraqitur prej pushtetit si Fushata të Bollëkut e Progresit, ndër to zgjedhjet e 1996, të 2001 e 2005. Në këtë djerrinë idesh, e trajtash të paforme të populizmit, fushata e parti që mbarrtin ndasi të parrenjë në një apo disa shtresa sociale, ku rendja drejt pushtetit fare pa kuptuar, në vend të një mekanizmi dhe motivimi të rendomte, kthehet në një ndasi percaktuese. Një ndarje tejet absurde përveçse artificiale.
Nën këtë këndveshtrim nisma për të reformuar Partinë Socialiste e kryetarit Rama, për të afruar politikën tek qytetari priret të paraqesë një trajte të ndryshme të veprimtarisë politike që me të drejtë refuzon të ketë ndasinë e pushtetit si mbizotëruese, duke e portretizuar politikën në shërbim të qytetarëve dhe si qeverisje prej qytetarëve, pasi burimi i parë në mos i vetëm i hartimit të politikave e programeve ngulmohet se janë vetë qytetarët përmes mekanizmit të Dialogut me Shqiperinë. E kjo cilësohet si e Re kundër të Vjetrës Politikë. E Vjetra, është e pashpirt, e korruptuar, peng i interesave të ngushta, ku Atdheu, qe gjithnjë e më tepër merr trajtat e një reference ideologjike, një komunitet i pamatë e abstrakt që ka mbetur peng i të Vjetrës. Rrënjet e të Resë tashmë kërkohen të gjenden tek Bashkimi i Qytetarëve të këtij Atdheu të Tradhtuar përtej ndasive mes të majtës dhe të djathtës. Tashmë, nis trupëzimi i së Keqes që duhet refuzuar, ku të menduarit Kundër fillon e përvijohet dhe ndasia mes të Resë dhe të Vjetrës i zë vendin ndasive social-ekonomike shtresash shoqërore që duhet të përfaqësohen. Përsëri një ndasi artificiale që imponohet prej politikës përkundër qytetarëve që do të duhet të gjenin interesat e tyre, botëkuptimin e tyre, vlerat e tyre në programe të partive. Nëse më parë Partia Socialiste kishte një bjerrje të ideologjise dhe përmendje rutinore të vlerave, tashmë ka herë nje rikthim të vlerave e herë një kokolepsje vlerash, por gjithnjë e më tepër refuzim të ideologjisë. Gjithcka përtej të Majtes e të Djathtës. E kështu mund të përfaqësojë gati këdo, cilindo shtresë, që nga biznesi, sipërmarrja deri tek pensionistet e bujqit. Shumë pak flitet për raportin mes gjësë publike, dhe iniciativës private, shtetit dhe tregut, raportit mes arsimit privat dhe arsimit publik, nuk vërehet ndonjë model i shtetit social, anipse deviza mbetet për një Shqipëri Moderne e Sociale. Ideologjia apo Doktrina njehsohet me Fanatizmin. E vërtetë kur nuk ka rrënjë në shtresa shoqërore të duhura, po aq e vërtetë së Mungesa e Doktrinës kthehet në Populizëm që i ka rrënjet tek Qytetarët e Thjeshtë e të Ndershëm. Kështu pa e kuptuar, ndasia mes të Resë dhe të Vjetrës po bëhet mbizotëruese ndaj ndasive social-ekonomike madje e kulturore që duhet të themelojë e Majta e Re.
Një tjetër pamje japin lëvizjet politike gati-gati paralele të Veliajt dhe të Ngjelës. Ish-drejtuesi i Mjaft-it kërkon të dalë jashtë kornizave formale, tradicionale dhe të zakonshme të veprimtarisë politike duke u përpjekur të bëjë cdo qytetar më shumë të angazhohet me politikë, të jetë nje veprimtar i politikës jo vetëm një zgjedhës. Një trajtë e Demokracisë Pjesëmarrëse e të Drejtpërdrejtë, tepër e pamundur në një shoqëri moderne, nëse kjo është cka kërkon të themelojë si të Re përpos ndasisë edhe këtu prezente mes të Resë dhe të Vjetrës. Mes fotove bardhë/zi të Che Guevarës diku në sfond dhe shqetësimit të shprehur për sipërmarrjen ende me shkëmbime si të Mesjetes, nëse ka ndonjë orientim ideologjik apo vleror vështirë të pohohet. Në ligjerimin e tij publik nismetari i kësaj levizje kundër-politikës e jashtë-politikës tradicionale ngulmon më teper tek refuzimi i gjendjes, personalizmi i të Keqes, sesa tek interesat që do të përfaqësojë, tek shtresat sociale që do të mbeshtesë.
Ndërkaq në krahun e djathtë të politikës avokat Ngjela po formëson një parti politike me kahje neo-liberale në raport me modelet ekonomike dhe për me tepër liri të individit. Nuk shfaqjet droja me e vogël për të shprehur doktrinen të cilës i përmbahet, interesat apo shtresat që mëton të përfaqësojë. Ndërkohë vijon një përpjekje e kahershme për rithemelim të Parlamentarizmit, e Shtetit të së Drejtës. Shkëputur prej mazhorancës qeverisëse, që për të nuk i përmbahet këtyre vlerave sikurse për të nuk ka një doktrinë të mirëfilltë të së djathtës. Këmbëngulë ti jape Shqipërisë një Pamje të një Demokracie Liberale, të mbeshtesë Kapitalin, dhe të rivendosë Tregun. Ndasia e të Resë me të Vjetrën nuk përbën një referencë qoftë thelbësore qoftë praktike për këtë grupim politik, ngase kërkon të shkoj përtej refuzimit të gjendjes aktuale. Megjithë fetishizimin e Tregut, që sipas doktrinës që Ngjela mbështet, aty buron e përfundon gjithcka, ku merr zgjidhje të natyrshme çdo pabarazi, ku plotësohet liria e individit, kjo lëvizje politike është një përpjekje për të gjetur rrënjet tek shtresa shoqërore të caktuara pa mëtuar të përfaqësojë këdo dhe të gjithë. Paradoksi qëndron se një veprim i tillë politik mbështetur mbi një doktrinë e mbi mbrojtje të qartë të shtresave të caktuara cilësohet si i tejkaluar nga mëtonjesit e tjerë të të Rese në politikën shqiptare që imponojnë ndasi artificiale, që bëjnë bashkë katolicizmin me laicitetin për nje grusht më shumë votash. Ndërkohë mazhoranca qeverisëse vijon e qetë dhe stoike si të jetë e pandikuar nga kryqtarët e të Resë.