Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pse hesht politika Shqiptare kur mëkëmbet identiteti ynë?

Shkruar nga: Mendimi i lirë  
Botuar më: 14 vite më parë

Mendimi i lirë
Pse hesht politika Shqiptare kur mëkëmbet identiteti ynë?

Ardit Çollaku* Avokat, studio ligjore “Morandini” në Romë.

Koordinator i Aleancës Kuqe Zi për Italinë

Tërësia e veçorive dhe cilësive të një kombi, ndryshe identiteti kombëtar, përfaqëson natyrën e tij intime, individualitetin e tij dhe njëkohësisht unicitetin e tij.
Të kërkosh esencën e një kombi do të thotë të kërkosh pikërisht këtë individualitet, unicitetin e tij mes njerëzimit.

Individualiteti i një kombi, sidomos në domethënien etnike të tij buron drejtpërdrejt nga vetë natyra e organizmit social të njeriut, pra gjatë historisë së qenies njerëzore, vetë natyra e organizimit social ka sjellë etninë, kështu që ky individualitet, duke qenë i natyrshëm dhe jo thjesht produkt marrëveshjesh e kompromisesh, si pasojë e nevojës së korrektesës politike, ngrihet si mbi rrënjët e logjikës natyrore ashtu edhe të asaj historike, këtu evolucioni socio-historik vijon në rrugën e hapur nga evolucioni natyror.

Kështu edhe identiteti kombëtar shqiptar është një e dhënë faktike brenda vetë logjikës natyrore të krijimit të organizmave socio-historike. Prandaj edhe individualiteti shqiptar gëzon të drejtën natyrore të ekzistencës ose racionalitetin natyror, pra burimi i këtij individualiteti gjendet në vetë natyrën e njerëzimit. E thënë ndryshe të qenit shqiptar është një paraqitje e vetë natyrës së njerëzimit ose një shfaqje e karakteristikës thelbësore të njeriut si qenie shoqërore.

Askush nuk mund të thotë dot se individualiteti shqiptar nuk është një e dhënë faktike që pararend formacionin shtetëror të Shqipërisë, përkundrazi mund të pohohet pa kurrfarë frike kontestimi, se shteti i Shqipërisë, për të përftuar individualitetin e tij mes shteteve të botës, i ka rrënjët pikërisht te ky individualitet shqiptar, por qeveritë “Meksi”, “Nano”, “Majko”, “Meta” dhe së fundmi “Berisha” kanë bërë pak, për të mos thënë aspak.

Përveç racionalitetit natyror një organizëm socio-historik, mund të paraqesë edhe racionalitetin historik, në kuptimin që nuk është një bashkim “ad hoc” njerëzish ose një bashkim pa një funksion organik. Këto lloj bashkimesh historia i ndëshkon me zhdukje dhe historia jep shembuj të pafundmë grupesh njerëzore e popujsh që zhduken.
Mjafton edhe vetëm mbijetesa e një grupimi njerëzor që ky të paraqitet në simbiozë me historinë, pra se e gëzon racionalitetin historik dhe pse jo sepse ky popull ruan ende brenda tij potencialin për të kryer një funksion organik në histori, jo thjesht atë mekanik që e gëzon për vetë faktin që ekziston, qoftë edhe përkohësisht apo “ad hoc”.

Kështu shqiptarët, për nga vetë fakti që gëzojnë racionalitetin historik, jo vetëm përfaqësojnë një individualitet historik, i cili gjendet lehtë në histori, por përfaqësojnë edhe një komb, i cili ka potencial për kryerjen e funksioneve organike në histori.

Mirëpo, pavarësisht racionalitetit natyror dhe atij historik, të cilët shpjegojnë dhe legjitimojnë ekzistencën e individualitetit kombëtar shqiptar, ky i fundit, pavarësisht thelbit të tij logjik nuk ka arritur të shprehet si individualitet politik.

Shqiptari ende nuk mund të quhet në mënyrë të mirëfilltë si “zoon politikon”, kafshë politike, sepse “polis”-i i tij jo vetëm natyror e historik, por edhe aktualisht në kohën e shtet-kombeve, është Shqipëria e parë si shprehëse e plotë e individualitetit politik, ose Shqipëria e parë si shtet i të gjithë shqiptarëve. Qytetërimi kalon nga përgjegjësitë, të drejtat e detyrimet e qytetarit përballë “polis”-it të tij, ku ky “polis” mund të jetë shprehje vetëm historike apo më gjerësisht të gëzojë edhe racionalitetin natyror.

Polis-i i shqiptarëve, aty ku bashkësia shqiptare i jep jetë paraqitjes më besnike e racionale të individualitetit politik, nuk mund të mos jetë një shtet i të gjithë shqiptarëve, ku të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen gëzojnë qytetarinë e Shqipërisë. Aleanca Kuq e Zi sapo inicioi atë çfarë çdo shtet e ka detyrim, të natyralizojë si qytetarë shqiptarë çdo person që ka kombësi shqiptare. Shqipëria, i vetmi vend i Europës së miliona qytetarëve me origjinën e vet, u refuzon shtetësinë dhe pasaportën. Në një botë të liberalizuar nga dy apo më shumë shtetësitë, është e papranueshme që shqiptarëve në Kosovë, Serbia t’u japë pasaportat dhe dyshtetësinë dhe Shqipëria t’i refuzojë. Shqiptarët kudo që jetojnë në Serbi, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni, Greqi kanë të drejtën e dyshtetësisë dhe Shqipëria nuk duhet t’i pengojë që ata përveç pasaportës kosovare, serbe, maqedonase, malazeze, të mbajnë edhe pasaportë shqiptare. Shqipëria, ashtu siç thoshte rilindësi Naim Frashëri, duhet t’u japë emrin shqiptar.

Në këtë këndvështrim, kemi të bëjmë me një të drejtë natyrore dhe historike të shqiptarit, të individualitetit të tij kombëtar, për t`u identifikuar dhe përfshirë në polis-in e tij, Shqipërinë.

Kemi një paradoks, te fakti që individualiteti politik shqiptar, d.m.th uniciteti i tij logjik, t’i japë jetë apo ndihmojë disa individualitete shtetërore, jashtë individualitetit shtetëror që përfaqëson Shqipëria.

Te zgjidhja e këtij paradoksi kalon edhe plotësia e të drejtave të shqiptarëve si të tillë. Për çdo individ ekzistojnë të drejta pikërisht për faktin që është i tillë, mirëpo e drejta e individit buron nga fakti që individi përfaqëson një individualitet, pra një unicitet, një identitet, një tërësi veçorish dhe cilësish që individit i lejohet të zhvillojë.

Kështu edhe për një individualitet si kombi shqiptar, ekzistojnë të drejta pikërisht për vetë faktin që përfaqëson një individualitet, pra se zotëron një unicitet, një tërësi veçorish e cilësish që i lejohet t`i zhvillojë.

Prandaj edhe mjafton fakti që jemi një komb, për të gëzuar të drejta kombëtare përballë kombeve të tjerë, ashtu sikundër çdo komb në botë gëzon të drejta kombëtare nga vetë fakti që është një komb, të drejta të njohura e të sanksionuara në marrëveshjet ndërkombëtare.

Një e drejtë themelore që në parim është universalisht e njohur, por në praktikë duhet ta kërkosh me ngulm, që të njihet është e drejta e çdo kombi që të përfaqësoje faqe kombeve të tjerë, një individualitet politiko-shtetëror.

Ashtu sikundër çdo qytetar ka detyrime por edhe të drejta brenda shtetit, edhe çdo komb ka detyrime, por edhe të drejta brenda sistemit ndërkombëtar. Nëse një qytetari i shkelet një e drejtë, është vetë përkufizimi i qytetarisë i cili i imponon atij kërkesën për vendosjen në vend të së drejtës.

Po njësoj nëse kombit i shkelet një e drejtë, nuk është detyrë vetëm e patriotizmit e/i nacionalizmit që të kërkojë vendosjen në vend të së drejtës së shkelur apo rifitimi i një të drejte të mohuar, por është vetë përkufizimi i të qenit shqiptar ai që i imponon çdo shqiptari të kërkojë vendosjen në vend të së drejtës së shkelur.

Prandaj ndërgjegjësimi i të qenit qytetar në një Europë të shtet-kombeve, jo vetëm nuk bie ndesh me të qenit shqiptar apo çfarëdo kombësie, por përkundrazi të qenit shqiptar (gjerman, italian, polak etj.) dhe të drejtat që burojnë këndejmi, janë elementë qenësorë i ekzistencës së Europës së sotme.

Të paraqitesh para kombeve të Europës si komb pa individualitet politiko-shtetëror, si një tërësi njerëzish që nuk njohin e as luftojnë për të drejtat e tyre, është njësoj si t’i ofrohesh një bashkësie të barabartësh, duke mohuar ato karakteristika që të bëjnë të barabartë me të tjerët, kjo është paradoksale.

E vërteta është se në Europën e shtet-kombeve hyn si i barabartë, vetëm nëse përfaqëson një individualitet politiko-shtetëror pra një shtet-komb.

Heshtja e Berishës, Ramës apo Bamir Topit, si dhe kundërvënia e tyre ndaj Aleancës Kuq e Zi, dëshmon se ata preferojnë të nëpërkëmbin identitetin, si mënyra e vetme për të garantuar jetëgjatësinë në politikë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama