Në Parlament u rrëzua plani ynë për heqjen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve. Një lajm i keq në fund viti për të gjitha familjet e zakonshme të këtij vendi, të cilat do të vazhdojnë të fitojnë ende më pak dhe të paguajnë edhe më shumë. Do të vazhdojnë të përballen me rritje çmimesh për produktet jetike dhe për ilaçet. Do të vazhdojnë t’i paguajnë qeverisë 20 për qind taksë për çdo bukë, gotë qumësht, kokërr vezë apo aspirinë. Do të vazhdojnë të paguajnë 20 për qind taksë për drita e korrent, pavarësisht sa i paguan qeveria ata ose edhe nëse nuk i paguan askush ngase janë të papunë.
Ky rrëzim i paralajmëruar i planit tonë të arsyeshëm në fakt rinënvizon dallimin e qartë mes rrugës së programit tonë dhe qeverisjes pa rrugëdalje për njerëzit e zakonshëm. Ne duam më shumë drejtësi duke e ndarë më drejt barrën e taksave. Ata duan të vazhdojnë të sundojnë përmes padrejtësisë duke taksuar njësoj si veten si shqiptarët e papunë. Si infermieret si Doktorin kryeministër. Si mësuesit e policët si pasanikët e këtij vendi. Për ta s’ekzistojnë shqiptarët që mezi mbushin barkun me bukë ngaqë ushqimi kushton shumë dhe taksohet rëndë. S’ekzistojnë fëmijët që s’pinë dot qumësht ngaqë qumështi kushton shtrenjtë dhe taksohet njësoj si për prindërit e varfër si për ata që mund edhe të lahen me qumësht. S’ekzistojnë të moshuarit që s’blejnë dot ilaçet jetike ngaqë ilaçet taksohen njësoj si për pensionistët e panumërt të cilët pas ditës së shtatëmbëdhjetë të muajit do të vdisnin urie pa ndihmën e të afërmve, si për një pakicë të sëmurësh që s’e kanë problem çmimin e ilaçeve të nevojshme.
Për ta s’ekziston as vetë kriza drastike që po e vyshk Shqipërinë ekonomikisht e shoqërisht në rrugën e varfërisë, papunësisë, padrejtësisë së kthyer në sistem. Jam i bindur se për ta s’ekziston as kjo tabelë që buron prej censusit të fundit, e cila tregon se nga një llogari e thjeshtë mes familjeve banuese në Shqipëri dhe atyre që jetojnë me ndihmë ekonomike, rezulton një rritje drastike e numrit të familjeve shqiptare që mbajnë frymën gjallë me lëmoshën e shtetit. Janë shifra që në Kukës, Dibër, Shkodër apo Lezhë, aty ku njerëzia bombardohet me propagandën banale antiopozitare të Saliut, tregojnë një realitet tmerrues të krahasueshëm vetëm me vende të botës së tretë për nga fuqia ekonomike e familjeve të zakonshme. Shihni tabelën.
Por janë shifra që po ashtu tregojnë se çfarë humnere e ndan panoramën e propagandës qeveritare të sukseseve ekonomike me realitetin e familjeve të zakonshme në qarqe si Elbasani, Korça, Berati apo Gjirokastra. Më anë tjetër, një tabelë reale e munguar e papunësisë që fshihet nga qeveria teksa po kërdis Shqipërinë, do të na jepte padyshim një pamje ende më diskredituese për propagandën e ulët të gënjeshtrave, shpifjeve e falsifikimeve të të dhënave e shifrave të ekonomisë me ndihmën e INSTAT-it. Gjithsesi, ky është një debat që do të vazhdojë gjatë, ku ne do të tregojmë qartë e më qartë jo vetëm se kështu s’mund të vazhdohet, por në radhë të parë se si duhet e do të ndryshojë ky realitet me votën pro nesh.

Ndërkohë, s’ka dyshim se kush ka qeverisur Shqipërinë në dekadën mes dy censuseve, e në radhën më të parë Saliu që prej gjashtë vjetësh i ka bërë Shqipërisë çka s’do t’ia bënte dot asnjë pushtim, duhet të ulte kokën duke lexuar se sa shumë shqiptarë e kanë braktisur vendin në këta dhjetë vjet. Për arsye ekonomike sigurisht. Shoqëruar me mungesën e shpresës se mund të ketë ndonjë ditë përputhje mes shitmendjeve televizive të pushtetit të sukseseve ekonomike dhe realitetit të tyre plot pafuqi ekonomike e padrejtësi sociale.
Shitmendja e ministrit Bode në seancën e refuzimit të planit tonë për uljen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve, kur si një rakickar i kullandrisur tanimë për merak pasi dikur zbriti nga fshati duke mbajtur në krahë bustin e Enverit dhe në çantë mësimet e partisë mëmë bëri turrjen e radhës ndaj opozitës “marksiste”, tregoi edhe njëherë se oborri i Saliut jeton në një botë tjetër. Ndërsa ne, socialistët e progresistët e angazhuar në programin tonë të ri për rimëkëmbjen e ekonomisë, flasim për Shqipërinë reale dhe prandaj duam e do të bëjmë realitet një politikë të re fiskale. Kush fiton më pak duhet të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. E padyshim kështu do të ndodhë kur ne të mos kemi vetëm mundësinë e propozimeve, po edhe mandatin për ta zbatuar këtë politikë të re.