Të dashur miq,
I mirëkuptoj të gjithë ata që ndiejnë një shije balte në gojë teksa, me sa duket, po mësoheshin me shijen e mjaltit të Rilindjes. Reagimet frenetike mbas shfaqjes së mundësisë së afrimit me LSI-në, të sharat e qesënditë e pafundme nuk më erdhën të papritura. Mu sikur hovën të tërë në një zhgjëndërr të zhurmshme pas një ëndërrimi që për shumëkënd kishte filluar të njehsohej me realitetin. A thua se gjithë këto kohë s’ishim më në një luftë të mundimshme me të Keqen e Njohur, po në një film romantik ku papritur ikën dritat, duke ngjallur revoltën e tërë spektatorëve për filmin e këputur në mes.
Kur shoh tërë ç’vlon në rrjetet sociale sikur unë, zëdhënësi i përditshëm i ëndrrës së Rilindjes, u ktheva befas në vrasësin e pamëshirshëm të saj, dy gjëra më rrotullohen nëpër mend. E para, që ëndrra e Rilindjes funksionon. Sepse nevoja për të marrë frymë lirisht në këtë vend që po mbytet në llumokracinë e Saliut është bërë jetike. Dhe e dyta, që për shkak se ëndrra e Rilindjes funksionon pozitivisht në imagjinatën e shumëkujt, duket sikur plot njerëz e kanë harruar që Rilindjen reale, atë të prekshmen përmes zbatimit të programit, PS mund ta bëjë realitet vetëm përmes pushtetit, jo përmes prezantimeve të fushatës.
Jam i bindur se askush, asnjë njeri normal që do ndryshimin më 23 qershor, nuk do ta ndërronte ikjen e Saliut me një ëndërr ende të parealizuar si kjo. E cila rrezikohet seriozisht të avullojë nëse zgjedhjet grabiten përsëri dhe të lërë pas, te të gjithë, pa përjashtim, një zhgënjim shumë më të hidhur se sa qershori 2009 apo 8 maji 2011 në Tiranë. Por shumëkush duket sikur nuk do fare ta mendojë këtë. Shumëkujt i duket gabimisht se Saliu është i ikur dhe 23 qershori është vetëm një formalitet. E prandaj edhe u duket krejt gabimisht se ftesa e PS për LSI është baltë e hedhur në panoramën e shndritshme të ëndrrës.
E përsëris që i mirëkuptoj. Por u them këtu, jo moralistëve bajatë, po të gjithë mbështetësve të sinqertë e të emocionuar negativisht nga ftesa për LSI, se unë e kam për detyrë ndaj tyre, ndaj Partisë Socialiste dhe këtij vendi të cilit i shërbej me pasion, që ta shoh ndryshe 23 qershorin.
Dhe dua ta dini sa më qartë se si e shoh.
Unë 23 qershorin e shoh si ditën kur Saliu do të tentojë në gjithë Shqipërinë 8 majin e Tiranës 2011. S’ka qenë shumicë asnjëherë qysh pas vitit 1992. Është vjedhës zgjedhjesh me damkë ndërkombëtare. Ka përgatitur planin që të vjedhë përsëri. Ka shtetin më të politizuar të kontinentit. Paranë e pistë për korrupsion masiv zgjedhor. Policinë më krahinariste që mund të imagjinohet. Shërbimin sekret të kthyer rishtas në polici politike. Ka repartet e manipulatorëve të importuar që lëvizin qendër më qendër me karta identiteti false.
Ka të gjitha vrimat e botës së errët të krimit, prej ku dalin urithët elektoralë që trembin njerëz. Ka për më tepër edhe fukarallëkun e periferive e të fshatit në favor. Po, po, fukarallëkun (!) – aty ku komisioneri dorëzohet përpara parash që s’i ka parë kurrë. Aty ku familja e varfër dorëzohet përballë shantazhit të heqjes së ndihmës ekonomike. Aty ku fukarai i pashpresë dorëzohet përpara thesit me miell a një kartëmonedhe se nuk beson më dot në asgjë. Një plan i tërë për ta përmbysur si kala rëre me vota të vjedhura frymën, moralin, rilindjen që sot po përdoren si fjalë të tradhtuara prej meje, sepse Shqipëria reale e zgjedhjeve nuk ngjan kurrkund me atë që merret me mend edhe prej komentatorëve më të përfshirë në këtë historinë dramatike të zgjedhjeve shqiptare.
Doni më për të kuptuar se pse ky Kryeministër në ikje duhet rrethuar politikisht nga një koalicion ku çdokush sot në politikë, përveç atij vetë, ka jo vetëm të drejtën, po edhe detyrën patriotike të jetë pjesë?
Sepse vetëm duke e lënë pa krahë politikë dhe duke e zhveshur nga çdo lëkurë tjetër përveç asaj të PD, fuqia manipuluese e tij bëhet e pamjaftueshme për ta mbytur opozitën me aritmetikën brutale të votave të vjedhura. E kështu edhe ikja e tij bëhet fakt. Përndryshe, më 24 qershor programi i Rilindjes kthehet nga instrument politik ndryshimi në letër që s’ka asnjë vlerë. Ndërsa karta “morale” digjet si zakonisht nga zjarri i fitores së vjedhur të radhës, duke nxjerrë një tym të zi pakënaqësie dhe dëshpërimi me opozitën e humbur nën gërmadhat e zhgënjimit popullor.
Ja pse unë besoj me gjithë zemër se ardhja sot e LSI-së në koalicion nuk është fundi, po vazhdimi i natyrshëm i një historie të re që ka nisur me projektin e një Rilindjeje Shqiptare. I një historie që kalon nga FITORJA dhe VETEM FITORJA e 23 qershorit, si parakusht për të shkuar më tutje me Rilindjen. Unë vetë besoj po ashtu që LSI nuk do ta pengojë këtë projekt, ashtu siç besoj se nga ky bashkim nuk do të lindë një pjellë e re e së shkuarës, po një qeverisje e mirë për të ardhmen. Por, sidoqoftë, këtë do ta tregojë koha dhe për këtë çdo dyshim i sotëm është i shëndetshëm e mbajeni në xhep.
Por, ju lutem, mos harroni se duhet të mundim Saliun dhe ky sot, bashkimi me LSI, është për ne vetëm fillimi i duhur, jo fundi i një beteje finale që do të luhet për çdo votë, deri në dekikun e fundit të procesit elektoral. Për të tjerat lidhur me këtë do të kemi kohë të flasim, po edhe të shohim gjithë këto ditë teksa do të rreshtohen forcat.
Lejomëni ta mbyll me një pyetje që për mua është retorike, por për secilin që ende ndien shijen e baltës në gojë mund të vlejë që të kuptojë psenë e madhe të ftesës sime për LSI-në.
Është pyetja që i kam bërë vetes kohë më parë dhe që më shtyu vendosmërisht drejt këtij bashkimi:
E çfarë do të thoshte pastaj cilido që sot çfarë nuk thotë për këtë “tradhti” timen, nëse më 24 qershor do të gdhihej me të Keqen e Njohur mbi kokë edhe për katër vjet të tjera?
Ah, se harrova, analistët A, B, C, që nuk lanë gjë pa thënë në emër të moralit nëpër banaqe e uebfaqe, më kanë thënë plot gjëra interesante që në TV nuk i thonë, por po ju them vetëm njërën: “Po nuk u bashkove me Ilir Metën, ky vend mori fund, sepse do na lini me Saliun edhe katër vjet!”.