Revista “JAVA” e filloi udhën e saj me një farmak-intervistë. Nëse ajo intervistë e gjatë do ishte e një shqiptari, thjesht do të na vinte hidhur për plagët tona. Nëse intervista do ishte nga një ambasador i huaj tashmë në pension (se kështu është zakoni i ambasadorëve, që kur dalin në pension i thonë gjërat troç e açik, siç nuk i kanë thënë asnjëherë kur janë në detyrë), prapë do na vinte hidhur edhe ca më shumë. Por ajo që është për turp e faqe të zezë tonën, është se këto gjëra na i thotë një ambasador që është ende ambasador këtu në Tiranën tonë.
Nuk do ulem të bëj konspektin e intervistës së gjatë të ambasadorit Jensen, por thjesht do i këshilloja çdokujt që ta rilexojë atë intervistë me qetësi dhe do të gjejë në të gjithë dëshpërimin e rilindësve tanë, që s’arrinin të kuptonin pse dreqin s’bëhej Shqipëria. Duke filluar që nga dëshpërimi i Konicës 90 vjet të shkuara, që ja plaste në sy: “Shqipëri moj të kam dhj… / s’të kuptova asnjëherë”, që Jensen-i sot na e thotë: “Vras mendjen, përse shqiptarët vazhdojnë të tolerojnë dhe durojnë një realitet të tillë”; e deri tek shqetësimi planetar i të ndjerit Papë Gjoni-Pali II, që thoshte: “E keqja e komunistëve të sotëm në pushtet, është dallimi midis asaj që thonë dhe asaj që bëjnë”, ndërsa Jensen-i të njëjtën gjë na sjell: “Ka gjithmonë një boshllëk të madh midis retorikës dhe veprimit së politikanëve tuaj”. Meqë këta kanë 100 vjet që vrasin mendjen, po përpiqem edhe unë të vras mendjen e të kuptoj, se duhet të na thonë më shumë për të ndërruar udhë e mendje shqiptarët!
Para tri ditësh, Berisha nga Parisi na bënte me dije se lufta kundër korrupsionit qëndronte në themel të suksesit të qeverisë së vet. Qeshëm nga halli se s’kemi ç’të bëjmë tjetër, ndërsa ambasadori i BE-së, Sequi nuk u mjaftua me një të qeshur. Dje ai deklaroi se: “Korrupsioni në Shqipëri është shumë i përhapur dhe për ta luftuar atë nuk mjafton të miratohen ligje”. Tani u mbetet shqiptarëve të zgjedhin midis asaj që tha Sequi dhe asaj që tha Berisha. Dhe nëse ata zgjedhin të dëgjojnë Berishën, duke hyrë për rrjedhojë në një spirale edhe më të thellë kalbësire, faji nuk është më as i Sequi-t, se ai e tha të vetën; e as i Berishës, se ai i tillë është; por i shqiptarëve, që s’duan e s’duan të shohin nga është shpëtimi.
Dje, deputeti Paloka deklaroi se Presidenti do zgjidhet sipas Kushtetutës, pra thjesht me 71 vota dhe pa pyetur se ç’mendojne 69 të tjerët. Pas tij foli Volfart-i i OSBE-së dhe tha se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë rezultat i konsensusit, pra i të 140-ve, jo vetëm i 71-ve. Tani u mbetet shqiptarëve të zgjedhin midis asaj që tha Volfart-i dhe asaj që tha Paloka. Dhe sërish, nëse ata zgjedhin të dëgjojnë Palokën, duke hyrë për rrjedhojë në një spirale më të thellë rrënimi, faji nuk është më as i Volfart, se ai e tha të vetën; e as i Palokës, se atij ashtu i thanë të thotë; por i shqiptarëve, që s’duan e s’duan të shohin nga është dalja e tunelit.
Ditë të këqija po vijnë. Ambasadorët i thanë të gjitha dhe fare hapur, duke shkelur edhe rregullat (rregullat e tyre, se ne as kemi pasur e as kemi rregulla). Çfarë vjen pas kësaj? Hiçmosgjë. Ambasadorët do vazhdojnë udhën e tyre dhe ne do vazhdojmë të hamë dheun tonë me dhëmbë. Mbetet një gjë, ama. Intervista e ambasadorit Jensen, në një vend normal me dinjitet e vullnet përparimi do të ishte një turp i vërtetë, ndërsa për një vend si Shqipëria jonë ajo është një turp i nevojshëm, e madje i domosdoshëm.
PASKA QENE SHUME E THJESHTE
Kryeministri ka të paktën nja tre a katër vjet që flet për rishkrimin e historisë. Jep direktiva se si duhet shkruar, udhëzon historianët se ç’duhet të bëjnë e se si duhet ta bëjnë, orienton se kush duhet të dalë burrë i mirë e kush burrë i keq nga ky rishkrim, e shko tutje. Gjithë ata që merren me këto punë pastaj, ulen e përpiqen t’i shpjegojnë nëpër studio, intervista e gazeta se, historia nuk rishkruhet me udhëzime e me direktiva, por me financime. Roli i Kryeministrit në këtë punë është një dhe vetëm një: të financonte institucionet dhe studiuesit. Kaq! Do të jenë ata pastaj që do të duhet të prodhonin histori të rishikuar apo të thonë se ku duhet të ndryshojë historia që dimë me atë që ka qenë në të vërtetë.
Në do që të rishikohet historia, Qeveria, po të ishte qeveri prej vërteti, duhet të financonte për vite rresht të rinj të pasionuar që të shkonin nëpër shkollat e Europës me bursë të shtetit, kush për të mësuar osmanishten, kush për të mësuar latinishten, e kush për të tjera gjuhë të botës. Pastaj, si të ktheheshin këta nga shkollat me diploma në xhep, qeveria duhej t’i niste sërish nëpër arkivat e botës, dikë në arkivat e Vatikanit a të Venecias, dikë në arkivat e Napolit, të Parisit, Vjenës, Londrës, Shën Petërburgut, Stambollit, Athinës a Beogradit. T’u paguante qëndrimin atje dhe t’u thosh shtrydhni trutë e nxirrni sytë nëpër ato arkiva, të gjeni ç’thuhet për Shqipërinë tonë. Pastaj, si të ktheheshin që andej me valixhet e dosjet plot dokumente, Qeveria prapë t’u paguante publikimin e studimeve të tyre. Këtë do kish bërë një Qeveri normale e prej vërteti. Financon studimet pa futur hundët se çfarë do shkruajnë studionjësit. Mirëpo, kjo është bash e kundërta e asaj që bën Berisha, që jep orientime se ç’duhet të shkruajnë, por pa dhënë asnjë lek se ku t’i gjejnë burimet e të shkrojturit.
S’ka ca ditë që studionjësi shqiptar i Maqedonisë, Skënder Hasani, publikoi zbulimin e një prej gurëve themeltarë të pavarësisë shqiptare, aktin e shpalljes së Pavarësisë të Elbasanit, më 25 nëntor 1912. E zbuloi duke rrëmuar nëpër arkivat e Beogradit. As i tha Saliu të shkojë e ta gjejë, as e financoi Saliu për këtë punë. Të gjitha broçkullat e Saliut-kryeministër në këta 4 vjet për punë të rishkrimit të historisë, nuk vlejnë sa vlejti akti i veçuar i këtij studiuesi pasionant. Megjithatë, Berisha do vazhdojë të japë orientime dhe direktiva nga tryeza e Qeverisë se si duhet rishkruar historia, ndërsa si në çdo fushë tjetër, edhe në punë të historisë, shqiptarët duhet ta zgjidhin vetë hallin e tyre duke shpresuar vetëm në pasionin e studiuesve dhe zbulimet e rastit.