“Seç mbete në Komitet, medet o Gani medet”.
Kështu i këndonte fshati Gani Butkës, të birit të Saliut, patriotit kolonjar. Ndërsa neve na ka mbetur në derë një tjetër Sali, që e shkon ditën nga një komitet në tjetrin, duke dhënë urdhra në erë, që s’i zbaton kush. Berisha i pardjeshëm, i ulur në sallën e Komitetit Shtetëror për Ndërtimin e Parlamentit të Ri, zuri të më ngjasë me një delirant të dalë jashtë realitetit, që flet për gjëra që tashmë kushdo e di që nuk do të bëhen më asnjëherë, e megjithatë vazhdon me të tijën. Siç bëj gjithmonë në kësi rastesh, iu ktheva historisë të më ndihë për t’i gjetur “pse”-në. Dhe historia, bujare si ajo, më ndihu edhe kësaj radhe.
Ndoshta nuk iu ka mbetur në mëndje, por njëra nga studiot që morën pjesë në konkursin për zgjatimin e Bulevardit, ishte edhe Studio e Arkitekturës Speer. Babai i këtij Speer-it që erdhi tani në Tiranë, ka qenë Albert Speer, arkitekti i përzgjedhur i Hitlerit. Nuk po bëj teori komplotesh, për më tepër edhe që Speer-ët mbeten nga arkitektët më të mirë të shekullit XX, por sidoqoftë një lidhje mbetet.
Kujtimet e bashkëkohësve, të gjithë vënë re me çudi të madhe se në muajt e fundit të Luftës, ndërsa gjithçka po shembej, e bashkë me të edhe sistemi dhe vetë ai, Hitleri zuri t’i shmangej realitetit dhe të jetonte e të fliste në një botë dhe për një botë imagjinare, që ekzistonte vetëm në mendjen e tij. E shihni këtë foton që po sjell këtu? Është bërë më 13 shkurt 1945 në bunkerin nëntokësor të Hitlerit. Jashtë bunkerit gjermanët vdisnin me mijëra, Berlini po shtypej nën peshën e rrethimit rus, dy muaj më pas vetë Fuhrer-i do t’ia hiqte vetes, por të gjitha këto nuk e pengonin atë që të kërkonte t’i sillnin maketet e Berlinit që donte të ndërtonte sipas mendjes së vet. Dhe meqë historia bën ndonjëherë shaka vërtet të rënda, dy elementet kryesore që ai kishte ndër mënd, ishte një bulevard gjigant që çante përmes qytetin, ku do të bënte paradat ushtarake dhe një sallë gjigante me kupolë të quajtur “Salla e Popullit”.
Si n’do zot ngjan me dy pika uji me dy projektet që ka ndër duar edhe Saliu bash këto ditë që, ndërsa më nj’anë pushteti i tij po kërcet e po vithiset më të katër anët, e m’anë tjatër ai vazhdon të flasë për projekte madhështore. Ndërsa shteti është në ditë të hallit sa mezi arrin të mbyllë rrogat e rrogëtarëve, ai flet për dhjetra milionë euro që nuk ekzistojnë dhe që do hidhen në puset e projekteve të tij që edhe ato ekzistojnë vetëm në letër.
Mbledhja e pardjeshme e Komitetit për Parlamentin e Ri, ishte vërtet një shfaqje brilante e një surrealizmi delirant. Harxhova një orë nga jeta ime për ta ndjekur në televizor, por ia vlejti. Kryetarja Parlamentit, që ndërsa fliste për sundimin e popullit, iu bërtiste punonjësve të shërbimit “Vej diskun nji, mor t’thash”. Kryeministri që fliste për teorinë e përjetësisë së kolonave në arkitekturë, duke mbrojtur para kamerave një projekt që vetë ai e kishte hedhur poshtë, po para kamerave, një muaj më parë. Ministri i Financave që, duke e ditur shumë mirë që arka e shtetit s’ka as qindarka, thoshte se këtu jemi mbledhur të miratojmë projektin dhe jo koston, sikur pas projektit nuk ka një kosto! Kryetari i grupit parlamentar, që bënte sofizma duke thënë se meqë ministri i Financave nuk është kundër, s’ka si të jemi kundër ne të tjerët! Dhe në fund, Kryetari i Bashkisë, që duke kuptuar se në Shqipëri e rëndësishme nuk është të bësh vepra por projekte veprash, e mbylli duke thënë pak a shumë kështu: “Megjithëse e kemi shpallur fituesin që para 6 muajsh, jemi që jemi, a nuk bëjmë një ekspozitë me gjithë projektet!”. Kështu edhe mileti kënaqet duke parë kartona, edhe ne lozim “shpiash”, si dikur kur ishim kalamaj. Shpresoj që pas mbledhjes, kur kanë shkuar të marrin kafe, të kenë qeshur e gajasur me profkat dhe marrëzitë që thanë në mbledhje, se kështu të paktën do jenë vetëm mashtrues të rëndomtë patologjikë si shumë të tjerë nëpër qeveri të këtij takëmi. Përndryshe i bie të jenë eksiq nga trutë dhe, mes dy të këqijave, më mirë të qeverisesh nga gënjeshtarë sesa nga të marrë!
Në krahasimin që i bëra Ustait të Gjermanisë me këtë Ustanë tonë, sidoqoftë ka edhe ndryshime. Dhe ndryshimi themeltar, është se në Gjermaninë e kohës së Luftës, kish humbur kontaktin me realitetin vetëm i pari i vëndit, ndërsa këta tanët e humbasin kontaktin të gjithë bashkë sapo u jep urdhër Ustai. Fakti që në Memoriet që ata na kanë lënë, çuditen me Hitlerin që merrej me projektet urbanistike, flet se të paktën ata vetë ishin në rregull nga trutë. Po nuk besoj se ndonjë ditë do shohim të botohen Memorie të Bashës, Ridvanit a Patozit, ku të shkruhet se “vajtëm në mbledhje dhe bëmë kështu e kështu, por Saliu ishte jashtë realitetit”.
Në gjithë këtë histori, ka edhe një hesap tjetër që nuk më del tamam. I gjithë ky delir që ka përfshirë Saliun prej më shumë se një viti, vështirë se mund të jetë pasojë thjesht e shkëputjes së tij nga realiteti dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Saliu, me gjithë jetën e Tiranës, prapë mbetet një fshatar dhe fshatari në thelb është racional dhe nuk përfshihet nga deliret. Hitleri ishte delirant, por sidoqoftë ai ishte produkt, qoftë edhe i deformuar, i një qytetërimi të zhvilluar. Edhe Noli vuante nga deliret, por as ai nuk ishte fshatar, por një prej njerëzve më të kulturuar të epokës së vet. I shkreti Noli, kur nuk ia dilte ta përballonte më realitetin e pisët të kopukëve që e rrethonin, kyçej brenda në zyrë dhe i binte flautit dhe këtë e bëri edhe më 23 dhjetor 1924, ndërsa Ahmet Zogu, matjani i qartë dhe racional, po i mbërrinte në portat e kryeqytetit. Në rastin e Saliut, për të zezën e atyre që u ka rënë në pjesë të qeverisen prej tij, përzjehet tahmaja e fshatarit të lindur, me delirin e qytetarit të sajuar. Dhe rezultati shihet.
Jam i bindur që nuk është e lehtë të përtypësh krahasime të tilla, si ky që bëra mes Fuhrer-it të gjermanëve dhe Bajraktarit të shqipove, por ngacmimi që mora, teksa i shihja të dy në kohë të ndryshme të ulur duke lozur me projekte kartoni, ndërsa shtetet e tyre binin copë, ishte shumë i fortë. Për të tjerat ata janë ehuuu, “hane Shan hane Bagdat”. Hitleri doli nga Lufta I Botërore me Kryqin e Hekurt në gjoks, ndërsa Berisha doli nga Komunizmi me fletën e analizave të shokut Enver ndër duar. Dhe në fund të karrierave të tyre, Fuhrer-i kur e pa që deliri i tij për një botë sipas mëndjes së vet u shemb bashkë me Gjermaninë, mori koburen e ia hoqi vetes. Ndërsa ky toni s’ka pse ta mbyllë me kobure, pasi ia doli ta realizojë ëndrrën e tij, rrënimin dhe plaçkitjen e popullit të vet.