Javash-javash dhe si pa u ndier, po i afrohemi vitit elektoral, që do t’i mbushë sërish ekranet e televizorëve me debate e përballje palësh, ku njerëzia do t’u duhet të përpiqen të ndajnë shapin nga sheqeri, të mirin nga i ligu, të vërtetën nga e rrema. Mirëpo vit pas viti e fushatë pas fushate, po vë re se cilësia e debateve dhe e një takëmi debatuesish, sa vjen e bën teposhtë. Jo se kam shpresë se mos ndryshoj botën, por sidoqoftë për të bërë detyrën time ndaj opinionit, po përpiqem të bëj ca sqarime mbi kategoritë e reja të jeniçerëve të debateve.
Sulmet e ulëta
Më e keqja kategori e këtij soji jeniçerësh, janë ata që bëjnë sulme personale, përgjithësisht të pavërteta e të pathemelta. Zakonisht këto sulme bëhen ose që në fillim të debatit për ta nxjerrë jashtë loje kundërshtarin, ose gjatë debatit, kur jeniçeri e ndien veten të vënë me shpatulla për muri për ndonjë çështje.
Kujtoj këtu sulmin që iu bë që në hapje të një emisioni Muç Nanos, ku kundërshtari i tha ti je i shitur se të ka falur Edi Rama një apartament si shpërblim. I shkreti Muç u bllokua, u nxeh, u përpoq të kontrollonte veten, por aha ishte e kotë. Gjatë gjithë atij emisioni ai nuk e mori më veten, ndërsa kundërshtari i tij shkoi në shtëpi krenar që ia kish hedhur. Justifikohu sa të duash, betohu e bëj be e rrufe që nuk është e vërtetë, nuk ka asnjë vlerë. Njerëzit janë ngopur me aq shumë hajdutë që betohen për qashtërsi, sa zëri yt do të tretet në detin e madh të përbetimeve të tyre. Më kujtohet një tjetër rast që ma ka treguar një moderator, kur gjatë debatit njëri nga të ftuarit akuzoi kundërshtarin, që po e vinte poshtë, se kishte marrë 60 mijë USD për të shkuar në Amerikë. Mërmëritjet e këtij të gjorit se nuk kam qenë asnjëherë në Amerikë, s’kishin më asnjë peshë dhe imazhi i tij ishte shkatërruar. Në fund, pas emisionit, debatuesi i kish thënë kundërshtarit duke buzëqeshur i pacipë: “Hajt, mos e vrit mendjen, kështu e kanë këto punë”.
Zhurmuesit
Një kategori tjetër mercenarësh janë zhurmuesit. Zhurmuesit janë një kategori të ftuarish që, përgjithësisht nuk kanë asnjë lloj ngritje, niveli kultural apo njohës të temës që do të diskutohet. Janë fare të përciptë rreth asaj ç’ka do të debatohet. Detyra e tyre është një tjetër, të bëjnë zhurmë dhe të llomotisin pa ndërprerje. Kjo u sjell dy avantazhe. E para, harxhojnë kot kohë televizive dhe e dyta, tretin midis llomotitjeve argumentet reale të krahut tjetër.
Duket sikur ilaçi ndaj kësaj kategorie është ta lësh të mbarojë zhurmuesi dhe pastaj të fillosh ti. Por kjo është punë që s’bëhet, pasi po e le ai nuk mbaron kurrë dhe, fitim ka nga kjo punë. Në një emision për çështje të pronave, ku do të duhej të diskutohej për zgjidhjen e këtij problemi dhe për rrugët e daljes nga situata, zhurmuesi vazhdimisht ndërhynte me ligjërata të llojit: ju komunistët nuk keni gojë të flisni për pronarët, baballarët tuaj i shkaktuan shumë të zeza këtij vendi, ju u morët pronat shqiptarëve, partia juaj për 40 vjet i zhveshi njerëzit nga prona, e blla, blla, blla. Koha rridhte ndërkaq, dhe çdo herë që nga përballë përpiqeshin të bënin një trajtim normal të argumentit, zhurmuesi fillonte sërish: ju duhet t’u kërkoni të falur shqiptarëve për krimet e komunistëve, e tërci e vërci.
Meqenëse po ta lësh dhe të mos i ndërhysh, zhurmuesi nuk ndal kurrë, duket sikur e vetmja rrugëdalje është të përpiqesh ta ndërpresësh duke filluar të flasësh edhe ti. Por kështu prapë i humburi je ti, pasi në këtë mënyrë nuk dëgjohet më asnjëri dhe dëgjuesit vërtet që nuk do të kuptojnë më budallallëqet e zhurmuesit, por as argumentet e palës tjetër. Në fund do të kthejnë kanalin e televizorit, duke thënë hajt se këta njësoj janë. Horri t’ban horr, thotë populli.
Disa moderatorë emisionesh, për të shmangur këtë mishmash të pakuptimtë, janë përpjekur të bëjnë racionimin e kohës televizive, pra t’i lënë secilit diskutant një kohë të caktuar, p.sh. 5 minuta, gjatë së cilës kundërshtari nuk ka të drejtë të ndërhyjë, e kështu me radhë. Përgjithësisht kjo nuk ka funksionuar, pasi ka çuar në mërzi televizive, ku njëri flet e pyet ato që do, ndërsa tjetri kur i vjen radha flet të tjera gjëra e përgjigjet për të tjera pa lidhje.
Opozitarët e rremë
Një tjetër metodë për përfaqësuesit e qeverisë për t’iu shmangur përgjegjësisë, është të bëjnë opozitën. Duket si absurde kjo që po them, por është një metodë që në shumë raste u funksionon. Në një debat për shëndetësinë (dhe të gjithë e dimë se në ç’gjendje katastrofike është sektori) përfaqësuesi i qeverisë fliste sikur të ishte ai opozita. Thosh: situata është e patolerueshme, ne nuk mund të lejojmë që njerëzve të mos u jepet shërbimi mjekësor cilësor, dinjiteti njerëzor kërkon marrjen e masave, spitalet tona duhet të kthehen në qendra moderne kure, e plot broçkulla të tilla. Ai që i dëgjon nga shtëpia, mendon me vete: hallall, shiko se sa i vendosur është etj., duke harruar se nuk mund të flasë kështu ai që ka përgjegjësinë e ndryshimit të gjendjes, apo ai që ka 6 a 7 vjet në pushtet dhe nuk ka bërë detyrën e vet.
Maestro më i madh i këtij takëmi, është vetë Berisha, i cili gati në çdo lloj diskutimi dhe fjalimi që mban, flet me këtë gjuhë. Tani ia kanë marrë dorën edhe shumë prej shabllonëve të tij, të cilët nëpër debate ligjërojnë dhe kërkojnë llogari pse nuk janë bërë gjërat, megjithëse në pushtet janë ata vetë dhe jo ai që u rri përballë në debat.
Gënjeshtarët e pacipë
Për këdo që ka një farë besimi te fjala, megjithëse pazari i saj në këtë vend ka rënë goxha poshtë, e ka të vështirë të gënjejë pa u dukur që po gënjen. Megjithatë, ka një kategori debatuesish që janë stërvitur në thënien e gënjeshtrave me aq mjeshtëri, sa të bëjnë t’i besosh. Flasin për përqindje rritjeje, për punë të kryera, për investime inekzistente etj., por me aq besim dhe duke të parë drejt e në sy, sa ti fillon e dyshon se mos e ke gabim dhe u ke rënë në qafë kot.
Para ca kohe, në një debat për çështjen e ndotjes së mjedisit, teksa po flisja për situatën e ndotjes në Krujë e për furrat e gëlqeres që djegin goma të vjetra, kundërshtari zv/ministër më ndërhyn e fillon të flasë për masat e marra për ndërprerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme, për qindra furra të mbyllura, për bllokim të këtij fenomeni, duke përmendur edhe shifra. Për një moment u stepa dhe realisht fillova të besoj se mos vërtet ishte ndërhyrë nga strukturat shtetërore dhe Kruja kishte shpëtuar nga murtaja e furrave. Asgjë në fakt, pasi vetëm 3 a 4 ditë më pas, një kronikë e gjatë televizive tregoi se fenomeni jo vetëm që nuk kishte rënë, por ishte shtuar dhe tashmë shteti kishte hequr dorë nga çdo lloj përpjekjeje për të ndërhyrë atje, qoftë edhe sa për t’u dukur. Por tashmë ishte vonë, ai zv/ministri hilanjos ia kishte hedhur debatit.
Kur njëra prej palëve është e mbytur deri në grykë në pisllëk e baltë, ka vetëm një mënyrë për të shmangur vëmendjen dhe kjo është të të baltosë edhe ty. Është shumë e ulët si metodë, por funksionon. Ndërsa debatoja mbi një çështjen e ndërtimeve moderne brenda monumenteve të kulturës, kohë më parë, kundërshtari kthehet e thotë gjithë siguri: “Ti s’ke gojë të flasësh, se ke hedhur 20 firma për gjëra të tilla kur ke qenë në pushtet”. Nuk kishte asnjë vlerë të shpjegoja se s’kam qenë asnjëherë në post ku hidheshin këto firma, apo se nuk kam firmosur as edhe një të vetme. Dëmi ishte bërë, kushdo që dëgjonte nga shtëpia do të mendonte: hë mo, ndoshta 20 s’ka firmosur, po nja 4 a 5 do i ketë firmosur, se kot nuk e akuzon ky! Ku ka zë s’është pa gjë.
Moderatorët-palë
Deri tani folëm për emisione ku halli janë diskutantët, lëre pastaj kur pjesë e problemit bëhen edhe vetë moderatorët, të cilët kur ndodh të kenë edhe vetë një qëndrim politik të caktuar, bëjnë lloj-lloj trukesh vështirësish të dallueshme për publikun e thjeshtë.
Fundi i historisë
Përfundimi më i keq i debateve, është ai ku njerëzit e mbyllin televizorin apo ndërrojnë kanalin duke thënë “aha këta njësoj janë”. Në fakt nuk është e vërtetë, njerëzit, e ca më shumë forcat politike, sado e sidoqoftë nuk janë njësoj. Edhe në rastin më të keq, një ndryshim a diferencë midis tyre, qoftë edhe dy gisht gjë ekziston dhe, për sa kohë nuk zbresim dot në tokë as Krishtin e as Muhametin që të vijnë e të na qeverisin, duam s’duam midis këtyre që kemi do të zgjedhim. Ndaj njerëz, përpiquni ta bëni diferencën dhe mos e lini veten në dorë të jeniçerëve të ekraneve.
Për sa kohë nuk zbresim dot në tokë as Krishtin e as Muhametin, që të vijnë e të na qeverisin, duam s’duam midis këtyre që kemi do zgjedhim