Deri tani më rezulton që vetëm tre vetë që i përkasin fushës së mediave të jenë shprehur pro masakrës mjedisore që po ndodh në Parkun e Tiranës. Artur Zheji, drejtor i gazetës MAPO, Henri Çili, pronar i MAPO-s, dhe Blendi Kasmi, kryeredaktor i Gazetës RD. Blendi paguhet për këtë punë, ndaj nuk kam gjë me të. Mbetet Henri dhe Arturi. Të dy këta e mbrojnë me forcë shkatërrimin e Parkut të mbështetur mbi dy argumente kryesore. E para, zhvillimi ka pasojat e veta, pra nuk mund të ndalojmë zhvillimin për ca pemë. Dhe e dyta, rruga është e domosdoshme, se ndihmon lëvizjen dhe trafikun. Me Henrin kam debatuar për këtë punë edhe në televizion, ndërsa Zheji kishte një shkrim dje tek MAPO. Argumentet e tyre siç thashë, janë dhe mbeten ato të dyja që përmenda më sipër.
Në fakt, të dy këto argumente i shkon t’i thojë një administrator publik a burokrat qeveritar, por aspak dy njerëz të medias. Njerëzit e letrave dinë të mbrojnë e të protestojnë qoftë edhe për një pemë të vetme, se vetë jeta dhe misioni i tyre është i tillë. Vetëm në Shqipëri mund të gjesh një filozof që teorizon për prerjen e pyllit në funksion në zhvillimit dhe një opinionist që teorizon për domosdoshmërinë e zëvendësimit të pemëve me beton. Si në kohë të Komandantit, kur vetë punëtorët detyroheshin të merrnin nisma për uljen e rrogave, apo fshatarët që detyroheshin të dilnin vullnetarë për të tufëzuar bagëtinë. Siç i thonë një llafi: “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”.
Është çështje filozofie dhe ndarje botëkuptimesh kjo. Nëse ja dilni të më gjeni një shkrimtar, që nga Alaska e deri në Afrikën e Jugut në këta 100 vjetët e fundit, që të ketë shkruar për të mirat e betonit, ma thoni të shkoj ta këndoj edhe unë këtë specie të rrallë. Jo se betoni nuk ka të mira, por se nuk është ky misioni i shkrimtarit e i filozofit. Misioni i tyre, i shoqërisë civile, është t’i rijnë roje kapitalit dhe të përpiqen ta ndalin me sa kanë në dorë, jo në emër të status quo-së, por në emër të së mirës së përbashkët. U takon politikanëve e qeverive pastaj, të bëjnë peshoren midis të dyjave dhe të gjejnë të mesmen midis babëzisë së ligjshme të kapitalit dhe dashurisë për natyrën të shkrimtarit. Mirëpo kur vetë shkrimtari del e djersitet për të justifikuar betonin, aha lumi të na marrë më keq se na ka marrë, pastaj!
Në kohën e debatit të hapur për librin “Skënderbeu” të Oliver Schmitt-it, ndër të tjera lexoja edhe një kundërshtar të rreptë të tij, që kishte mbushur dy faqe gazete me një analizë të stërgjatë kritike. Në fund analiza mbyllej me këtë frazë: “Megjithatë ruaj të drejtën të shkruaj sërish rreth kësaj çështjeje, pasi ta kem lexuar librin e Schmitt-it”. E pabesueshme!!! Kishte mbushur dy faqe kritikë pa e lexuar akoma librin!
Tani i dashur Artur, po të bëj një pyetje direkte: PO TI, E KE PARË PROJEKTIN E BASHKISË PËR RRUGËN, apo jo? Ne kemi plot një muaj që kërkojmë me këmbëngulje të përmbushet një detyrim i thjeshtë dhe minimal ligjor: Të bëhet publik projekti i miratuar nga Bashkia. Askush nuk na ka kthyer përgjigje. Kemi bërë 8 letra nëpër institucione dhe s’kemi marrë absolutisht asnjë përgjigje.
Deri tani, asnjë prej nesh nuk është shprehur nëse është e nevojshme të bëhet rruga apo jo, nëse duhet bërë më e gjerë a më e ngushtë, nëse duhet të kalojë këtej apo andej, nëse duhet bërë me tunel apo me aeroplan. Arsyeja është e thjeshtë: nuk mund të shprehemi për një projekt që nuk e kemi parë. Tani unë nuk e di se çfarë projekti po mbron qoftë ti e qoftë Henri, kur projekt nuk ka. Nëse ju e keni parë, ju lutem na thoni edhe neve se ku e keni parë, të shkojmë e ta shohim edhe ne. Nëse nuk e keni parë, a nuk ju duket paksa si naive që të mbroni një gjë që nuk e keni parë?!
Ne jemi shprehur (dhe me forcë madje) që duhet ndërprerë batërdia e pemëve që po ndodh në Park. Natyrisht që këtë do ta kërkojmë. Për sa kohë që nuk ka një projekt të diskutuar, të miratuar dhe të publikuar siç e kërkon ligji, çdo prerje pemësh është ilegalitet, barbari dhe paligjshmëri.
Berisha është usta i vjetër. Kur pa se Basha nuk del dot të mbrojë gafat e veta, u përpoq ta mbrojë ai vetë nga sipër. Doli para një jave dhe, pasi na shau me rrënjë e degë, u shpreh se rruga është e domosdoshme, zgjerimi i saj u shërben farkarëve që të vijnë në Tiranë, e plot broçkulla të tjera.
Kaluan veç ca ditë dhe e ktheu timonin papritur 180°. Kësaj radhe tha se ishte dakord me shoqërinë civile dhe me Lubonjën për luftën që po bëjnë, por Parkun po e shkatërrojnë fadromat e PS-së. E kishte llafin, që sipas thashethemeve fituesi i tenderit qënka një i afërm i një deputeti të PS-së. Natyrisht që edhe një fëmijë e kupton se nëse ky zotëria që po pret pemët qenka i paligjshëm, prapë faji është i Saliut, se Saliu paguhet nga ne të gjithë që të na mbrojë shtëpitë e pasuritë nga sëpatat dhe jo ai pronari i firmës. Po nejse, kthesa e Saliut nuk ishte se ju dogj barku për pemët, për Lubonjën apo për ambientalistët. Thjesht e ktheu ca timonin se ka marrë vesh që për këtë çështje, po interesohen dhe po investohen edhe ambasadorët, të përjetshmit ambasadorë, që i paçim sa malet, se përndryshe do ishim harruar me kohë e vakt.
Tani Saliu u rreshtua me ambientalistët, madje dha edhe porosi të ndërpritet prerja e pemëve, madje tha edhe që pemët të hiqen me kujdes me gjithë rrënjë për t’u rimbjellë (çfarë talljeje). Pra Saliu i qeverisë doli e po mbron pemët, ndërsa Arturi i shoqërisë civile po këmbëngul që ato duhen prerë. Dale se m’u bë koka lëmsh. Unë e dija se isha në llogore me shoqërinë civile dhe po luftonim me Saliun që ishte në istikamin përballë, tani më del që Saliun e paskam në krah dhe përballë më ka dalë Arturi që duhej të ishte në krahun tim! Komedi që vetëm në Shqipëri mund të bëjë vaki, tamam tek ajo kënga e vjetër:
“Mora pushkën dola malit për atdhe
ku ta dija unë i shkreti se armiku ish me ne!”.
Unë shkrimin e Zhejit tek MAPO nuk e kisha vënë re. Ma rekomandoi Lubonja që, ndërsa më shpjegonte në telefon, nuk duroi pa thënë: “Epo kjo punë kështu, e shiti Berisha, nuk e jep Zheji tani!”. E bukur për titull, apo jo? Artur, të lutem ose më trego se ku e ke parë projektin, se bën vaki të ndërroj mëndje edhe unë pasi ta shoh; ose përndryshe eja të të shpjegoj ca gjëra se ku çalon kjo punë, se bën vaki të ndërrosh mëndje ti pastaj.