Shumë gjëra kanë pasur inat shqiptarët jetë e mot, por mbi të gjitha kanë urryer shtetin e tyre. Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë parë shtetin e tyre si një mekanizëm që e kanë krijuar vetë, për t’u shërbyer me qëllim që të përmirësojë e organizojë jetën e tyre shoqërore. Jemi mësuar denbabaden ta shohim shtetin si një armik që na vjedh e na vret, që na shtyp e na zhvat. Në më të shumtit e këtyre 100 vjetëve nuk e kemi zgjedhur vetë shtetin tonë, por na është imponuar nga sipër dhe ne kemi qenë të detyruar veç të ulim kokën e të durojmë, apo të përpiqemi t’i bëjmë bisht kur kemi pasur mundësi.
Edhe tani në kohët moderne, pak gjëra kanë ndryshuar në këtë marrëdhënie me shtetin tonë, por ambienti demokratik ndërkombëtar sidoqoftë ia ka vështirësuar disi punën shtetit tonë, që vazhdon si gjithmonë të na rrijë mbi zverk, duke mos bërë asgjë për ne. Dhe me ç’duket, janë pikërisht këto kohë të demokracisë që po na japin mundësinë që edhe të hakmerremi ndaj tij. Kjo e hakmarrjes ndaj shtetit tonë, është shpikje tipike e jona, se në Angli a në Holandë do përpiqeshin të ndryshonin shtetin që t’u përshtatet e t’u shërbejë, ndërsa ne, të paaftë ta ndreqim, thjesht përpiqemi të hakmerremi kur na del në shteg. Dhe tani na ka dalë vërtet në shteg. Kemi një shtet të shkalafitur që s’komandon më gati asgjë dhe që mbahet më këmbë vetëm me parimin bëni çfarë të doni por më lini edhe mua të bëj ç’të dua.
Herë pas here, për t’u dukur sikur dëshiron të barazohet me ne, palo-shteti ndërmerr ndonjë masë gjasme për të hequr apo pakësuar privilegjet e veta. Do heq makinat e pushtetarëve, të drejtorëve e të zv/ministrave – tha Saliu dhe ne u gëzuam. Në vend që të themi: jo, pushtetarët duhet të kenë makinë e shofer, duhet të kenë kushte optimale pune, që kështu t’a kenë mendjen tek puna dhe jo se ku të gjejnë një makinë; ne i biem shkurt, themi mirë bëri që ua hoqi, ata legena le që na vjedhin por kishin edhe makina.
Do ul pagat e larta dhe do pakësoj privilegjet e zyrtarëve – na thotë Saliu dhe ne lumturohemi. Në vend që të kërkojmë që zyrtari të ketë rrogë të lartë, se vetëm kështu ndjehet i sigurt ekonomikisht dhe pas kësaj t’i kërkojmë ta bëjë punën mirë, ne i biem shkurt, e ulim atë në nivelin e mbijetesës dhe pastaj çuditemi që zyrtari e ka mëndjen të vjedhë. E mbani mënt atë barsaletën me doganierin që u çudit në fund të muajit kur firmosi në bordero: “si, paska edhe rrogë kjo punë?!”.
Do heq imunitetet që deputeti dhe gjykatësi të jenë të barabartë me ju, o populli im i thjeshtë dhe punëtor – na thotë Saliu. Dhe ne lumturohemi e thërrasim hiqua legenëve se na shuan e na përvëluan. Në vend që të kërkojmë që gjykatësi e deputeti të ketë imunitet e mbrojtje ligjore, se vetëm ashtu mund të presim të ketë kurajë që, pasi të jetë i mbrojtur vetë të na mbrojë edhe neve e interesat tona.
Shkurt, edhe tani në kohët moderne, kemi zënë udhën e shtrembër. Që shteti që kemi ngritur nuk është serioz kjo bën belí, por kjo nuk më duket arsye e mjaftueshme që të vazhdojmë njësoj.
Duhet të kërkojmë që zyrtarët të trajtohen mirë, të mbrohen me ligje, të kenë rroga të larta, makinë, kredi për shtëpi, e të tjera benefice që do t’i bënin ta kishin të sigurt jetesën dhe pas kësaj t’u kërkonim llogari për punën. Ja, ua dhamë të gjitha, rroga, zyra, makina, mbrojtje, tani ulni kokën e punoni. Por ne nuk bëjmë këtë. Kënaqeni ta lëmë zyrtarin e shtetit pa asnjë mbrojtje sa për të mbijetuar dhe pastaj e mallkojmë kur ai e ka mëndjen të vjedhë e të plaçkisë për të mbijetuar.
ÇORGANIZIMI I ORGANIZUAR
Në mes të dimrit të akullt rus dhe, ca më keq, në mes të rrethimit të tmerrshëm gjerman të Leningradit, në janar 1942, komanda sovjetike e qytetit të rrethuar vendosi të transmetohej koncerti simfonik që jepej çdo vit në Balshoi Teatër. Qyteti vuante urinë, të ftohtin, mungesat më të paimagjinueshme, bombardimet nga ajri dhe sulmet nga toka, vuante mungesën e lëndës djegëse dhe gjithshka tjetër mund të shkaktojnë bashkimi i dimrit me gjermanin, e megjithatë në Leningradin e rrethuar u riparua linja elektrike që furnizonte Teatrin, u furnizua dhe u ndez kaldaja që ngrohte sallën që ishte në -30˚C, u mblodhën orkestrantët, u zëvendësuan instrumentistët që ndërkaq ishin vrarë apo kishin vdekur, u bënë prova, u bë lidhja me radion e qytetit, dhe njëmijë gjëra të tjera që ka nevojë një koncert në kohë normale e jo më pastaj në kohë lufte dhe … në fund koncerti u mbajt, u transmetua në radio, u mor nga valët e BBC-së dhe u shpërnda nëpër të gjithë Evropën.
Vetëm 3 vjet më pas, më 20 prill 1945, me rastin e ditëlindjes së fundit të Hitlerit, filarmonia e Berlinit vendosi të mbante koncertin përshëndetës. Berlini ishte i rrethuar, sovjetikët i zbraznin mbi të mijëra predha çdo ditë, Hitleri do të vriste veten vetëm 4 ditë më pas, dhe qyteti do të dorëzohej pas 6 ditësh, por Filarmonia e Berlinit mbajti koncertin në Teatrin gjysmë të shkatërruar. Albert Speer, aso kohe ministër i Industrisë së Rajhut, kujton në memoriet e veta përpjekjet që u bënë për t’i siguruar energji elektrike Teatrit, kujton ushtarët e vendosur përgjatë linjës me detyrë që të ribënin lidhjet sa herë që ndonjë predhë sovjetike mund ta këpuste. Kujton gjithashtu kamionin që u dërgua në një aeroport të periferisë për të gjetur disa bidona naftë për gjeneratorin rezervë të teatrit, kamion që u hodh në erë gjatë rrugës dhe që u detyruan të dërgonin një të dytë. Më në fund Koncerti u mbajt.
Solla dy raste situatash ekstreme, ku sidoqoftë vullneti dhe organizimi njerëzor triumfuan. Këta janë ata. Po ne.
Në vitin 1940, italianët ndërtuan stadiumin e Tiranës, që asokohe mund të nxinte gati gjithë popullsinë e qytetit. Stadiumi më pas do të merrte emrin Qemal Stafa dhe që u zmadhua me tribunën përballë në vitet ‘70. Hidrocentralet dhe linjat e elektrikut u ndërtuan në kohë të Komandantit; trajneri i kombëtares është italiani Gianni de Biasi; energjia elektrike menaxhohet nga CEZ-i çek; për të luajtur do luanim me Moldavinë; ndërsa vëndi është në paqe dhe komandohet nga Ambasadorët. E vetmja gjë që duhej të bënim vetë ne, ishte t’i bashkonim këto gjëra dhe të shkonim në Stadium.
Siç e pamë të gjithë, për turp e faqe të zezë, për pak sa dështuam edhe për kaq pak gjë. Deri në minutën e fundit nuk merrej vesh nëse do bëhej apo jo ndeshja, nëse do ndriçohej stadiumi me elektrik apo me fenerë, e një mori “nëse”-sh të tjera që na nxorën zbuluar siç jemi. Si pa gjë të keq, shqiptarët po humbasin aftësinë për të organizuar edhe gjërat më të vogla, që tejkalojnë nivelin e organizimit brenda derës së shtëpisë së secilit.
-Në më të shumtit e këtyre 100 vjetëve nuk e kemi zgjedhur vetë shtetin tonë, por na është imponuar nga sipër dhe ne kemi qenë të detyruar veç të ulim kokën e të durojmë, apo të përpiqemi t’i bëjmë bisht kur kemi pasur mundësi
-Stadiumin e kanë ndërtuar italianët, hidrocentralin Komandanti, linjat janë të CEZ-it, trajneri është italian, do luanim me Moldavinë, vëndi komandohet nga Ambasadorët, ndërsa ne gati dështuam sa për t’i bërë bashkë këto gjëra