Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

E majta e përcarë: PS në opozitë E majta e bashkuar: E djathta në pushtet

Shkruar nga: Kastriot Islami  
Botuar më: 13 vite më parë

Kastriot Islami
E majta e përcarë: PS në opozitë E majta e bashkuar: E djathta në pushtet

Mosbesimi ekstrem e percarja e thellë e së majtës dhe kapja e PS nga një grup klientelist ka krijuar një dukuri sa paradoksale në pamje të parë por aq të pritshme e fataliste në realitet: i) sa herë e majta është e përcarë (zgjedhjet e vitit 2005, 2009, 2011), PS rezulton humbëse; dhe ii) kur e majta bashkohet (zgjedhjet e vitit 2007), cuditërisht e majta rrudhet, PS rrudhet dhe vetëm LSI rritet në kurriz të PS; më shqetësues është fakti që nga rrudhja, e majta rezulton më e vogël se e djathta. Një dilemë e vështirë për të marrë përgjigje nga Rama dhe klientela e tij, për arsyen e thjeshtë, se Rama duke qënë vetë problemi nuk mund të kthehet në cels të zgjidhjes.

E thënë më direkt, përderisa PS do të drejtohet nga Rama dhe klientela e tij, ka shumë pak gjasa, për të mos thënë aspak, që e majta të bashkohet por edhe nëse bashkohet, e majta dhe PS do të rrudhen; për rrjedhojë, PS do të rezultojë fatëkeqësisht në cdo rast humbëse. Në mënyrë më lakonike mund të thuhet se i) nëse e majta mbetet e përcarë, PS është në opozitë (përfundim i natyrshëm), dhe ii) nëse e majta bashkohet, me shumë gjasa e djathta qëndron në pushtet (perfundim ne dukje paradoksal, por i vertetuar ne 2007)…Përse ndodh kështu? Një llogaritje e thjeshtë për të kuptuar thelbin e kësaj dukurie dhe një arsyetim racional telegrafik jepen më poshtë.

1. “Gropa elektorale” e së Majtës së Bashkuar…

Nga tri ngjarjet elektorale të periudhës 2005-2009 e majta është paraqitur e bashkuar vetëm në zgjedhjet vendore të vitit 2007. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005 e majta e percarë mori më pak mandate kuvendore se e djathta. Rama dhe shoqata Mjaft dhanë kontributin e tyre maksimal në humbjen e zgjedhjeve nga PS në vitin 2005, kontribut që po të analizohet aposteriori rezulton i programuar dhe ne funksion të largimit të Fatos Nanos nga kreu i PS dhe marrjes së këtij posti nga Edi Rama, por që në fakt solli në pushtet Berishën.

Kurse në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, e majta e përcarë (kryesisht për shkak të sunimit të Ramës ose për të qeverisur i vetëm me klientelën e tij në rast fitoreje ose për të forcuar pozitat e tij brënda PS e shkatërruar elitën drejtuese socialiste në rast humbjeje) arriti të merrte 70 mandate (PS=66 dhe LSI=4), pra po aq mandate sa edhe e djathta (kjo edhe per shkak të sistemit zgjedhor proprocional). Ndërkohë e majta zotëronte (matematikisht) në vitin 2005 rreth 64 mijë vota më shumë se djathta dhe ne vitin 2009 rreth 60 mijë vota më shumë. Ndonëse e majta zotëronte potencialisht rreth 60-64 mijë vota më shumë se e djathta, për shkak të përcarjes, edhe në 2005 e 2009, PS do të rezultonte në opozitë. Ndërkohë që midis dy mandateve 2009 dhe 2005 e majta ka pothuajse të njëjtën rritje sa edhe e djathta, ndonëse pak më të vogël, me rreth 81 mijë vota përkundrejt 85 mijë votave që u rrit e djathta. Pra kur PS dhe LSI u paraqitën së bashku në zgjedhjet e vitit 2007, do të shfaqej cuditërisht një “grope elektorale” (votat në 2007 do të ishin më të pakta krahasuar me votat bë 2005 dhe 2009), që mund të quhet “gropa elektorale” për shkak të bashkimit (kjo është një dukuri tjetër paradoksale). Dhe kjo “gropë elektorale” ka bërë që e majta e bashkuar të ketë bile rreth 37 mijë vota me pak sesa e djathta.

2. “E majta e përcarë” e lë PS në opozitë, kurse “E majta e bashkuar” mban “të djathtën” në pushtet…

Nga një analizë më e detajuar e të dhënave të tri zgjedhjeve në vitet 2005, 2007 e 2009, rezulton se në vitin 2007 i) e majta e bashkuar është rrudhur, ii) LSI është rritur në kurriz të PS, dhe iii) PS, po ashtu, është rrudhur jo vetëm ndaj LSI por edhe krahasuar me vetëveten. Përfundimi i parë është i qartë, humbësja më e madhe nga përcarja e së majtës është PS. Në vitin 2007 e majta e bashkuar ka marrë rreth 621 mijë vota duke u zvogluar me rreth 67 mijë vota në krahasim me vitin 2005. Përfundimi i dytë është po ashtu evident, e vetmja fituese relative nga bashkimi i së majtës në 2007 rezulton LSI, ndërkohë që PS rrudhet. Dhe akoma më fatal është përfundimi i tretë, që e majta bashkuar rrudhet deri në atë masë sa që e djathta ja kalon elektoralisht së majtës. Pra e bashkuar e majta grumbulloi në 2007 më pak vota së në vitet 2005 dhe 2009, bile më pak se djathta. Kurse e përcarë e majta natyrshëm merr më pak mandate (kjo ndodh në zgjedhjet e viteve 2005 dhe 2009), ndonesë merr më shumë vota se e djathta. Si konkluzion mund të thuhet: Situata shfaqet fataliste, sepse e bashkuar, e majta bëhet e me vogël se e djathta kurse e përcarë, ajo merr më pak mandate se e djathta. Pra në cdo rast PS mbetet në opozitë.

3. Përcarja e thellë e së majtës, shkaku kryesor i dështimeve

Arsyeja e kryesore e kësaj situate është se prej 12 vjetësh e majta është dhe mbetet e përcarë thellësisht përvec një “bashkimi interesash” për Bashkinë e Tiranës dhe në disa bashki kryesore në zgjedhjet e vitit 2007. Mosmarrëveshjet, mungesa e besimit dhe përcarja janë instaluar shumë thellë deri në nivelin e votuesve të thjeshtë. Bile aktualisht në PS ekzistojnë individë dhe/ose segmente elektorale që përjashtojnë e urrejnë cdo faktor brënda së majtës që kërkon bashkimin e së majtës. Kjo shpjegon përse në rastin e tentativave për bashkim ka shumë segmente aktivë që e refuzojnë dhe shfaqen egërsisht kundër bashkimit. Bile në vitin 2007, disa nga këto segmente rezulton jo vetëm të mos kenë marrë pjesë në zgjedhje por një pjesë e tyre edhe të kenë votuar për kundërshtarin, sepse vlerësojnë se nuk fitojnë asgjë nga bashkimi i së majtës apo ndjehen të rrezikuar të absorbohen apo dalin jashtë loje nga bashkimi. Pas zgjedhjeve të vitit 2007 në Bashkinë e Tiranës, asnjë përfqasues i partive aleate nuk ishte pjese e drejtimit ekzekutiv të Bashkisë së nës apo qoftë ndonjë prej minibashkive ku drejtonte PS.

4. Centralizimi autoktratik klintelist gjeneron përcarje të së majtës

PS është karakterizuar pas vitit 2005 nga një tendencë centralizimi autokratik e shoqëruar me ndërtimin e një klientele që sic thotë Bugajski arrihet përmes korruptimit partiak, i cili realizohet përmes shpërndarjes së favoreve ekonomike-financiare që vijnë nga pushteti ose shpëndarjes së favoreve në poste partiake përmes shkatërrimit të konkurimit dhe të hierakisë së meritave, vlerave dhe kontributeteve. Aktualisht PS është një parti autoritare klinteliste që vendimet kryesore i merr në rrethin e ngushtë të klientelës si dhe përmes angazhimit të “këshilltarëve” ekstrapartiakë. Ky lloj organizimi ka gjeneruar pasiguri e demotivim të aktorëve të saj politikë dhe pakënaqësi e indiferentizëm te një pjesë të konsiderueshme të militantëve e votuesve të saj. Këto kanë prodhuar një dukuri tjetër shqetësuese, lëvizshmërinë e shpeshtë të votuesve, militantëve dhe bile drejtuesve partiakë, nga PS drejt partive të tjera të majta, kryesisht drejt LSI. Kjo lloj lëvizshmërie ka rritur frikën e drejtuesve të PS ndaj bashkimit sepse në rastin e bashkimit, pra të uljes së luftës së brëndshme, levizja e këtyre segmenteve shtohet dhe bëhet më intensive duke rrudhur PS në favor të LSI dhe partive të tjera aleate. Kjo është një dukuri tjetër, në dukje paradoksale, por reale, që gjeneron antibashkim dhe nëse bashkimi ndodh prodhon rrudhje të PS e deri edhe rrudhje të së majtës.

5. 1991-2005, PS: reformim, drejtim ekipor, bashkëjetëse fraksionesh…

PS, relativisht e reformuar nga PPSH, nga një grup intelektualësh me formim perëndimor dhe të rinjsh idealist e antikomunistë, drejtohej përmes zhvillimit të një debati të brëndshëm dhe të vendimarrjeve të forumeve partiake demokratikisht të zgjedhura. Kryesisht për shkak të lidhjeve të ndryshme me ishrregjimin komunist, formimit dhe moshës do të vepronin e bashkëjetonin brënda PS sensibilitete që me kalimin e kohës do të merrnin trajtat e para të fraksioneve. Dy mandatet qeverisëse, 1997-2001 dhe 2001-2005 do të evidentonin edhe më shumë konturet e këtyre fraksioneve, të cilët do të fillonin të kishin në themel të konkurimit të tyre edhe interesat për karrierë në të ardhmen. Por hierarkia e vlerave, meritave dhe kontributeve do të ruhej e do të ishte në themel të konkurimit e motivimit politik, duke evidentuar në krye të PS një ekip drejtues elitar. Dy pole kryesore brënda së PS do të përvijoheshin, pole të drejtuar përkatësisht nga Fatos Nano dhe Ilir Meta…Një nga synimet kryesore të Ramës do të ishte pikërisht shkatërrimi i këtyre arritjeve dhe potencialeve, vecanërisht shkatërrimi i ekipit drejtues elitar dhe zëvëndësimi i tij me një klientelë apolitike dhe pa lidhje me socialistët e thjeshtë.

6. Ëndrra e Ramës për kreun e PS nis ditën kur ulet në karriken e kryetarit të Bashkisë së Tiranës

Që nga viti 2000, Rama do të fillonte të ëndërronte për kreun e PS, sidomos pas futjes së këmbëve për herë të parë në Bashkinë e Tiranës. Në rrugën e gjatë drejt këtij posti, ndër të tjera, dy do të ishin pengesat e tij madhore që duheshin eleminuar, Fatos Nano dhe Ilir Meta, ndërkohë që më tej duheshin spastruar të gjithë ata që kishin eksperiencë, kontribute e vlera pra ekipi elitar që përfaqsonte realisht dhe i kishte dhënë jetë e emër PS. Strategjia dhe synimi ishin të qarta. Ky synim i maskuar i Ramës, që do të ndjehej kudo dhe nga kushdo por vështirësisht do të besohej, do të nxiste dhe thellonte përcarjen brënda PS (që arrin kulmin në vitit 2003 me largimin e Ilir Metës gjë që do të përbënte edhe heqjen e pengesës së parë brënda PS) dhe më tej midis PS e LSI. Kjo përcarje dhe luftë e brëndshme, me Ramën katalizator por jo aktor deri në vitin 2005, do ti shërbente vetëm Ramës për të rritur fillimisht shanset e marrjes së kreut të PS (2001-2005) dhe më tej pas marrjes së kreut të PS në 2005 do ti shërbente atij për forcimin e pozitave personale dhe të klientelës së tij (2005-2009) si dhe spastrimit pjesë pjesë të ekipit të vertetë socialist.

7. 2001-2009, Taktikat makiavelike për marrjen e kreut të PS dhe forcimin e pozitave personale


Rama dhe klientët e tij kryesorë, që sot drejtojnë PS, kanë investuar që nga viti 2000, tinëzisht dhe haptas, për të fituar të gjithë betejat e brëndshme për fitimin e karrikes së kryetarit të PS dhe njëkohësisht për shkatërrimin e ekipit elitar që reformoi PS dhe qeverisi vëndin në 2 mandate të vështirë pas vitit 1997. Edi Rama dhe klientela e tij në përpjekje për të kapur drejtimin e PS dhe forcuar pozitat personale nuk janë shqetësuar asnjeherë se PS e fokusuar në luftën e brëndshme për forcimin e pozitave personale të Ramës mund të humbte të gjithë betejat elektorale me kundërshtarin e saj të djathtë PD, sic ka ndodhur realisht. Taktikat kryesore, me natyrë makiavelike, që do të përdoreshin nga Rama për të arritur qëllimet e tij do të ishin: i) ruajtja dhe forcimi me cdo kusht e cmim i pozitave politike, por mbi të gjitha ekonomike e financiare, e me ndikim maksimal në kapjen e medias, në krye të Bashkisë së Tiranës, ii) eleminimi pjesë pjesë i kundërshtarëve kryesore që ishin konkretisht (Fatos Nano) e potencialisht (Ilir Meta) në krye të PS, fillimisht i Ilir Metës përmes nxitjes së largimit nga PS (ne 2003) dhe më tej i Fatos Nanos përmes dështimit në zgjedhjet e përgjithshme (2005), iii) bashkimi me njëri kundër tjetrit dhe nxitja me metodas meskine e konfliktit midis tyre; iv) ndërtimi gjatë periudhës 2001-2005 i një mekanizmi jashtë PS (shoqata Mjaft, partia G99, grupi me biznesmenët e nënpunësit në poste kyce në Bashki dhe individe ne marrëdhënie kamaradeske të adoleshencës nga rrethinat e ishbllokut) me mbështetje politiko-ekonomike-mediatike nga Bashkia e Tiranës dhe përgatitja mbi këtë themel i klientelës së ardhshme për të operuar në funksion të arritjes së qëllimit strategjik.

8. Synimi dhe taktikat e Ramës kanë gjeneruar frymë mosbesimi dhe përcarje të thellë

Ndër të tjera, dy kanë qënë drejtimet kryesore të veprimit të Ramës dhe klientelës së tij, goditja e mundësisht shkatërrimi i LSI dhe spastrimi i PS nga njerzit me eksperiencë, kontribute dhe aftësi politike, profesionale e organizuese. Aq e ashpër ka qënë lufta e brëndshme, dhe nxitja e saj sidomos pas vitit 2001, saqë edhe në rastin e bashkimit në vitin 2007, rezultati elektoral i së majtës së bashkuar do të ishte më negativ sesa ai I së majtës së përcarë. Ky është një përfundim sa në dukje paradoksal aq edhe tragjik e fatal për të majtën.

Arsyeja është e thjeshtë, me ardhjen e Ramës e të klientelës së tij në krye të PS, kryesisht në dy copëzat kryesore të së majtës, në PS dhe LSI, por edhe në copëzat e tjera të majta, janë konfiguruar segmente elektoralë, që për shkak të betejave të brëndshme të paprincipta dhe mungesës së besimit së një qeverisjeje eventuale të përbashkët, stabël e të suksesshme, të së majtës së bashkuar, shfaqen armiqsore e refuzuese ndaj bashkimit; për rrjedhojë nuk e votojnë bashkimin dhe nuk kanë aspak besim te produkti i bashkimit. Një arsye tjetër është se shumë votues vertetë të majtë, anëtarë të PS, LSI, PSD apo PDS, janë të bindur se PS me në krye Edi Ramën dhe klientelën e tij, mendon tu marrë votën dhe më pas tju kthejë shpinën ashtu sic ka ndodhur 12 vjet me Bashkinë e Tiranës, që është drejtuar nga Rama dhe klientela e tij e asnjë socialist apo aleat i PS nuk mban mend të ketë qënë i përfshirë në qeverisjen e Bashkisë së Tiranës.

9. Përfundim paradoksal e fatalist por fatëkeqësisht i vertetë

Zhak Atali parashikon të ardhmen duke u mbështetur në analizën në variantët historikë, pra në ngjarjet që përsëriten pa ndryshuar ose që ndryshojnë shumë pak. Kjo mund të ishte një mënyrë efikase për të parashikuar edhe se cfarë do të mund të ndodhë me të majtën dhe PS në të ardhmen. Përderisa PS të drejtohet nga Edi Rama dhe klientela e tij nuk ka asnjë shans të mos përsëriten të njëjtat dukuri që janë shfaqur që nga vitit 2001 deri më sot, pra dukuri që kanë ndodhur në këto 12 vjet, që përmbledhtas do të merrnin e dy invarintëve gati gati historikë.

Invarianti i parë: “E majta e përcarë” do ta mbajë me siguri PS në opozitë. Invarianti i dytë: “E majta e bashkuar” duke rezultuar më e vogël sesa e djathta, do ta mbajë të djathtën në pushtet…Këto dy innvariantë lidhen vetëm me emrin e Edi Ramës. E vetmja “shpresë” që mbetet për socialistët e thjeshtë është të presin me sytë nga qielli që e djathta të humbasë vetiu zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nëse e majta bashkohet apo mbetet e përcarë; të gjithë presin “ishallah kështu ndodh”. Por me shumë gjasa, gjithcka ndryshe nga cparashikojnë invariantët historikë do të mund të niste vetëm pas dështimit në vitin 2013.. Qofsha unë i gabuar…

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama