Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Diagnoza dhe terapia, zgjidhja me 3 hapa

Shkruar nga: Kastriot Islami  
Botuar më: 10 vite më parë

Kastriot Islami
Diagnoza dhe terapia, zgjidhja me 3 hapa

Nuk ka më asnjë dyshim se Shqipëria drejtohet prej një maxhorance e qeverie që përfaqëson interesat e oligarkisë. Një qeveri e gjeneruar nga një maxhorancë e kriminalizuar, shumica e thjeshtë dhe e cilësuar e së cilës përcaktohet nga individë të pasuruar në mënyrë të paligjshme përmes veprimeve korruptive dhe/ose me rekorde kriminale. Kjo situatë është ideuar, organizuar e realizuar nga përfituesit dhe drejtuesit më të mëdhenj të këtij sistemi të “oligarkisë, korrupsionit e banditizmit”, që janë drejtuesi i kësaj maxhorance së bashku me klientelën e tij, politike, ekonomike-financiare, mediatike e kriminale. Kjo situatë e qartë për shqiptarët dhe e dalë në dritë të diellit gjatë vitit të fundit dhe sidomos gjatë javëve e ditëve të fundit fatmirësisht është bërë pjesë e axhendës së bashkëveprimit me partnerët kryesorë, SHBA e BE.  Pyetjet që shtrohen, janë: 1) Cila është diagnoza e kësaj situate dhe rreziqet që i kanosen vendit; 2) Po terapia?; 3) Cilat janë rrugët për t’u përballuar me këtë situatë dhe shanset e suksesit? Këtë analizë për vendet ish-komuniste të Europës Qendrore e Lindore dhe vendet e Ballkanit e kanë bërë drejtuesit e NATO, BE dhe SHBA, duke u nisur nga pasojat e kësaj dukurie në shumë nga vendet e NATO-s e BE-së apo kandidate, e mbi të gjitha mbi pasojat shumë të rënda që oligarkia e banditizmi pati në Ukrainë.

 

1. Vendet ish-komuniste të prekura nga sindroma e oligarkisë…

 

Ukraina është vendi tipik me drejtim oligarkik. Një vend që përfundoi pas 2 revolucionesh, Portokalli në 2004 e Maidan në 2014, i copëtuar, me sovranitet e integritet të cenuar, i përfshirë në një luftë “civile” dhe që përsëri drejtohet nga oligarkët. Kjo që ka ndodhur në Ukrainë, më shumë apo më pak, për sa i përket ardhjes në pushtet të përfaqësuesve të “interesave të oligarkisë e të korrupsionit”, ka ndodhur pothuajse në të gjithë vendet ish-komuniste të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore; pa dyshim në formën më “banale” edhe në vendet e Ballkanit, pra edhe në Shqipëri. Do të ishte i pari John Kerry, Sekretari Amerikan i Shtetit, në Samitin e Sigurisë globale në Mynih, më 1 shkurt 2014, duke iu referuar Ukrainës së “pushtuar”, që do të shprehte shqetësimin e “nëpërkëmbjes së aspiratave të qytetarëve nga interesat korruptivë dhe të oligarkisë” në të gjitha vendet ish-komuniste…

 

2. Diagnoza nga SHBA dhe BE…

 

Konkretisht, John Kerry do t’i përkufizonte demokracitë në vendet ish-komuniste të drejtuara nga “interesat korruptivë e oligarkikë”, ku përfshihen i) politikanë të korruptuar, ii) biznesmenë që janë pasuar duke zhvatur pasuritë kombëtare e fondet publike, iii) pronarë të medias, gazetarë e analistë klientelistë; iv) (ish)zyrtarë të lartë në pozicione kyçe të Doganave, Tatimeve, të institucioneve të privatizimit apo prokurimeve, të Policisë, të sistemit gjyqësor e të tjera që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Bartësit e këtyre interesave kanë ardhur dhe qëndrojnë në pushtet duke përdorur paratë e korrupsionit për të i) blerë vota, ii) shtypur opozitën e kundërshtarët; iii) blerë politikanët, median e gazetarët; iv) dobësuar pavarësinë e Gjyqësorit dhe v) vënë nën kontroll shoqërinë civile. Victoria Nuland shkon edhe më larg me përkufizimin e “regjimeve oligarkike” të instaluara në vendet ish-komuniste. Ajo shton se kjo lloj qeverisjeje “kërcënon sovranitetin kombëtar”, sepse sipas saj “çdo politikan i pistë midis nesh, çdo kontratë jo transparente dhe e pistë krijon rrethanat për keqbërje nga forcat e jashtme.” …Dhe, për ta bërë më të besueshëm këtë shqetësim amerikan, ajo shton se “Nga Ballkani deri ne Detin Baltik e Detin e Zi, ne duhet të kuptojmë se siç ndodhi në Maidan (Ukrainë), korrupsioni nuk është vetëm vrasës i demokracisë, por edhe një mjet gri në duart e autokratëve dhe kleptokratëve që kërkojnë të shtrijnë ndikimin e tyre, të dobësojnë demokracinë dhe të rrjepin qytetarët.” Më troç se kaq nuk ka si thuhet se “të gjitha vendet ish-komuniste janë të prekura/kërcënuara nga sindroma dhe pasojat ukrainase”… Joseph Daul është më direkt kur flet për vendet e Ballkanit duke iu referuar ngjarjeve në Ukrainë: “…Në Ballkan mbretëron Oligarkia, Banditizmi dhe Korrupsioni…”. Sipas këtyre përkufizimeve, nuk ka më asnjë dyshim se Shqipëria është një vend tipik që drejtohet nga interesat e oligarkisë, nga korrupsioni, nga banditizmi, madje duhet shtuar që krimi është bërë njësh me politikën në kuvend, administratën publike dhe institucionet kryesore të shtetit.

 

3. Terapia europiane me mbështetje amerikane…

 

Joseph Daul, ish-eurodeputet francez për 15 vjet, deklaron në një intervistë për gazetën franceze të Alsasës “Lajmet e Fundit të Alsasës” (DNA) një formulë “terapie” për “situatën oligarkike” në Ballkan, pasi i bëhet një pyetje shumë interesante: “…drejtuesit e politikës të brezit tuaj shpesh thonë se do të jetë e vështirë të realizohen ato gjëra që ata kanë pasur shansin të përjetojnë në një Europë pa luftëra; çfarë nënkuptoni me këtë gjë?… Ai i përgjigjet: “…Shumë shpejt drejtuesit politikë do të ndërgjegjësohen për atë që po ndodh në Ukrainë. Por edhe për çfarë po ndodh në Ballkan. Në Ballkan situata është shpërthyese. Nëse nuk vendoset shteti ligjor, atëherë banditizmi, oligarkia dhe korrupsioni do të vazhdojnë. Situata është e pamenaxhueshme. Dhe, nëse vazhdon kështu, atje do të ketë revolucion dhe unë shpresoj që kjo të mos kthehet në një luftë. Dhe këtë na e tha Obama qartësisht në fund të marsit (mars 2014) kur erdhi në Bruksel…”. Pra, sipas kësaj interviste, në Ballkan, domethënë edhe për situatën në Shqipëri, sipas SHBA e BE, mund të nxirren disa përfundime: i) situata është shpërthyese; ii) nëse s’vendoset shteti ligjor, atëherë oligarkia e banditizmi do të vazhdojnë; iii) nëse gjendja s’ndryshon, do të ketë revolucion… dhe iv) kjo analizë bashkëndahet midis SHBA e BE… Pra, “terapia europiane” e bashkëndarë me amerikanët kundër “oligarkisë e banditizmit” në Ballkanin “shpërthyes” është vendosja e shtetit ligjor, përndryshe mund të ndodhë “profecia” e “revolucionit” me shpresë “pa luftë”, pra paqësor… Dy janë rrugët, i) rruga e “butë” e vendosjes së shtetit ligjor dhe ii) rruga e revolucionit, me dëshirë e shpresë që ai të jetë paqësor…

 

4. Eksperimenti shqiptar: Dekriminalizimi…

 

Me sa duket, në Bruksel, bazuar në një analizë të situatës në të gjitha vendet e Ballkanit, është arritur në përfundimin se i) “diagnoza diferenciale” për Shqipërinë tregon se ajo, e drejtuar nga interesat e “oligarkisë e të banditizmit”, ka si veçori tipike lidhjen e krimit me politikën dhe ii) “terapia” do të ishte dekriminalizimi i Kuvendit, administratës dhe institucioneve të shtetit. Është përzgjedhur Shqipëria si vendi i parë për të aplikuar këtë terapi sepse 1) sëmundja duket e avancuar; 2) është një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE; dhe 3) është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që s’ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë, pra nuk ka asnjë interferencë etnike apo fetare për të shpjeguar “sjelljen oligarkike e banditeske”. Pra, Shqipëria ndoshta do të ishte një rast i “thjeshtë” që eksperimenti mund të dilte më sukses, sepse në vendet e tjera të Ballkanit ndërthuren edhe çështjet etnike e fetare dhe ndërkohë që në ndonjë rast marrëdhëniet me “forcat e treta” mund ta komplikonin apo minonin suksesin e “eksperimentit”…


5. Zgjidhja me tre hapa… dhe dy rrugët…


Sipas “terapisë europiane”, Shqipëria do të mund të çlirohet nga “oligarkia e banditizmi” përmes vendosjes së shtetit ligjor, duke aplikuar procesin e Dekriminalizimit. Maxhoranca duket se kërkon ta pengojë apo shmangë këtë proces, apo ta realizojë atë sa për sy e faqe, sepse e percepton këtë proces si një goditje të legjitimitetit të saj dhe, për rrjedhojë, si delegjitimim të qeverisë së saj. Në realitet, një zgjidhje e qëndrueshme e afatgjatë do të ishte efikase vetëm nëse do të konceptohej si një trehapësh: i) hapi I: largim/pastrim i individëve me rekorde kriminale e profile oligarkike; ii) hapi II: cilësim i maxhorancës aktuale si “jolegjitime”, sepse ajo rezultoi kaq e madhe dhe fituese në zgjedhjet e 23 qershorit për shkak të përbërjes e përdorimit të metodave “oligarkike, korruptive e banditeske” gjatë e pas zgjedhjeve, por edhe gjatë dy vjetëve te qeverisjes; 3) hapi III: “ndëshkim” i drejtuesve/ideatorëve, realizuesve dhe përfituesve kryesore të kësaj maxhorance, pra lidershipit e klientelës së tij. Nëse ky proces nuk do të jetë i thellë, integral e i plotë, por do të pengohej, devijohej, shmangej apo bëhej nga maxhoranca sa për t’i hedhur hi syve Brukselit e Uashingtonin dhe qytetarëve, atëherë do të ndodhte “profecia” e Joseph Daul…. “Situata e pamenaxhueshme” do të pasohej nga “revolucioni” me shpresën për të qenë “paqësor, i mëndafshtë, paqësor, demokratik…” si në Ukrainë në 2004. Por duhet pasur parasysh se edhe një “revolucion paqësor i vonuar apo pjesor” do të mund të dështonte siç dështoi revolucioni në Ukrainë…

 

6. Në vend të përfundimit…


Dekriminalizimin s’e ndalin dot as individët me rekorde kriminale, as tutorët e tyre politikë dhe as shërbëtorët e tyre mediatikë. Sepse ky proces tanimë do të jetë “pronë” e qytetarëve, të cilët kanë mbështetjen e fuqishme të SHBA e BE. Trehapëshi: 1) largim i deputetëve me rekorde kriminale; 2) delegjitimim i maxhorancës; 3) “ndëshkim” i përgjegjësve e përfituesve të kriminalizimit përbën “terapinë” e shërimit të kësaj sëmundjeje. Dy rrugë do të mund të ndiqeshin: a) ajo institucionale apo e “butë” dhe b) ajo e protestave masive apo e revolucionit të kadifenjtë (shiko se çfarë ka thënë Joseph Daul, kryetar i PPE) deri në çrrënjosjen e krimit politik nga Kuvendi, nga administrata, nga institucionet e shtetit… Në Shqipëri, Rama është ideatori, realizuesi kryesor dhe përfituesi më i madh i përfshirjes së “individëve me dyshime për rekorde kriminale” në listat e zgjedhjeve të PS për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Për rrjedhojë, në finale të këtij procesi, Rama do të duhet të largohej së bashku me klientelën dhe modelin e dështuar. Kjo do të thotë ndryshe, Rama s’mund të jetë njëkohësisht edhe “përfituesi” i zgjidhjes së kësaj situate të rëndë. Sepse Rama i detyruar nga shqiptarët e ndërkombëtarët po përpiqet të paraqitet si “pjesë e zgjidhjes” dhe jo pjesë e “problemit”. Ai është i gatshëm të pranojë “spastrimin ekstrem të të gjithë individëve me rekorde kriminale e korruptive” që ka futur vetë në listat elektorale, madje të eliminojë edhe LSI, të cilën e cilëson si “makinën korruptive e votave të blera” për t’u ofruar në një “koalicion të madh”, duke gjykuar se kjo do të ishte e vetmja rrugë për të dalë nga ky qorrsokak i “Aleancës së Qelbësirave” (vetëpërkufizim) dhe “Maxhorancës së Krimit” (përkufizim i Parlamentit Europian). Por kjo qasje/”zgjidhje” do të provokonte një reagim të ashpër e të paparashikueshëm të qytetarëve, sepse në Shqipëri vetëm “klientela” e Ramës e mendon “in ekstremis” si zgjidhje këtë qasje të pistë moralisht e të paqëndrueshme politikisht…

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama