Tashmë greva e urisë e të uriturve të dikurshëm po harrohet. Lajmi i fundit që kemi prej saj, ishte kur gazetat shkruan për Bashkinë që nuk shkonte as të pastronte leckat e lëna pas nga grevistët.
Pas kësaj të gjithë iu kthyen punëve të tyre. Vetë grevistët, me zë të mpakur nga lodhja e stresi, deklaruan se greva kish qenë fitore. Me thënë të drejtën, nuk e mendoj kështu. Halli i tyre ishte i pazgjidhur dhe mbeti po aq i pazgjidhur. Pa pará ishin e pa pará mbetën, me dinjitet të përkëmbur ishin e po ashtu mbetën. Kur them për pará e për dinjitet, nuk e kam fjalën për ndonjë lek a donacion privat, apo për një shtrëngim dore që mund t’u japë secili prej nesh, por për dinjitetin e respektin që duhet t’u njohë shteti, pasi është shteti shprehës i vullnetit të përbashkët të qytetarëve (ose të paktën duhet të jetë).
Specialistët e pi.ar.-it thonë se greva ishte e organizuar keq, vendi ishte i zgjedhur keq, nuk kishin zgjedhur mirë aleatët që do i mbështesnin, momenti ishte i papërshtatshëm, e plot analiza të bëra nga poltrona. Në fakt, si gjithmonë në Shqipëri, përplasen e bëhen lëmsh epokat. Greva nuk dështoi për asnjë prej këtyre arsyeve, por thjesht sepse në detin e madh të halleve shqiptare, ky ishte vetëm njëri prej tyre. Ky është fati i qeverive që mbretërojnë mbi popuj vetëm duke i mbajtur ata me zor në varfëri e halle. Një qeveri normale që i del një hall, rrezikon të bjerë, ndërsa një qeveri me 100 kriza nëpër këmbë, as që do t’ia dijë për një më shumë a më pak.
Megjithatë, ndoshta s’do thënë që greva mbaroi fare pa sukses. Një vlerë dhe të madhe e pati ama. Që pas kësaj greve, asnjë prej diplomatëve që gjenden në Tiranë, nuk besoj se ka më iluzione mbi Sali Berishën dhe asnjë prej tyre nuk besoj të ketë më kurajë të kërkojë ndonjë grimcë morali te veprimet e tij. Pasi e panë se ç’u bëri ca pleqve të lodhur, asnjë nuk mund të thotë se Saliu është burrë shteti, asnjë nuk mund të thotë se Saliu mund të lëshojë ndonjë grimë pushtet pa ia shkulur me thonj, askush nuk mund të dalë nëpër konferenca e të na flasë për përpjekje të përbashkëta për demokraci, integrim e kësisoj.
Më pëlqen t’i ndaj diplomatët e huaj në dy kategori. Të parët janë ata që e dinë se kush është Saliu, por s’kanë ç’bëjnë, o marrin urdhër nga qendra e tyre ta lyejnë me bojë, o i ka blerë dhe i shkojnë pas avazit. Kategoria e dytë, është ajo e diplomatëve naivë a të matufepsur – sipas rastit – deri në atë pikë sa vërtet besojnë se Saliu mund të ndryshojë a mund të ndreqet. Ka edhe një kategori të tretë, që i përmbledh bashkë të dy kategoritë e para, por vetëm pasi mbarojnë misionin e ikin nga Shqipëria. Se, kur ikin nga Shqipëria, gati të gjithë diplomatët e huaj s’lënë gjë pa thënë për Berishën, por sa pará bën.
Që të kthehemi tek ato dy kategoritë e para. Tani, pas grevës së urisë, të gjithë e panë se ç’u bën Saliu atyre që i zënë rrugën, se as që dëgjoi për asnjë prej thirrjeve edhe direkte që ju bënë për t’u ulur e folur me shtetasit e vet, se si e komandon gjykatën me celular dhe Presidentin vetëm me një të ngrysur të vetullave. Se deri ku mund të ulet, aq sa të çojë natën ca harbutë me uniformë policie për t’u hequr edhe ujin e ilaçet ca pleqve të drobitur.
E pra, asnjë diplomat i huaj s’mund të thotë tani se policia mund të jetë e depolitizuar dhe profesionale, se gjykata është e pavarur nga urdhrat politikë, se Presidenti është institucion, se Berisha do dëgjojë zërin e ndërkombëtarëve. Vërtet që kostoja e një arritjeje të tillë ishte ca si e lartë, por sidoqoftë ndofta ia vlejti sakrifica e përsëritur e të persekutuarve.
RRAPI I HRUSHOVIT DHE LISI I ARVIZUSË
Në behar të vitit 1959, Hrushovi ndërmori një vizitë të stërgjatë në Shqipëri. Them e stërgjatë se ndenji gati dy javë. E imagjinoni dot? Njeriu më i fuqishëm i botës që vinte këtu dhe rrinte në tokën tonë plot dy javë. Gjysmëshekulli më pas, një tjetër i fuqishëm i botës, Presidenti amerikan, zbriti dhe ndenji veç pak orë dhe ne desh lojtëm nga mendtë. Nejse, asokohe Hrushovi e brodhi Shqipërinë nga jugu në veri ndërsa në Tiranë mori pjesë në disa veprimtari. Ndër të tjera e çuan në parkun “Rinia” ku ai, i shoqëruar nga Enver Hoxha, mbolli një fidan rrapi si shenjë e miqësisë së përjetshme midis dy popujve. Kjo ishte mënyra e kohës për të shprehur miqësinë, u mboll një pemë. Natyrisht që miqësia e përjetshme doli që nuk ishte e përjetshme se u prish vetëm një vit më pas, por politikanët këtë detyrë kanë, të premtojnë atë që nuk bëhet dhe të bëjnë atë që nuk kanë premtuar.
Rrapi i Hrushovit e pësoi keq pasi e shkulën pak kohë më pas, për të mos lënë asnjë shenjë të tij në vendin e shqiponjave. Megjithatë, ai mbijetoi ndryshe, teksa për të shkroi edhe Kadareja te “Dimri i madh” ku vë një njeri që të urinojë rrëzë tij në shenjë urrejtjeje për revizionistin sovjetik. Rrapi edhe sikur të kishte mbijetuar, do rronte e shumta 400 a 500 vjet, ndërsa atje në faqet e librit të Kadaresë e ka të sigurt mbijetesën edhe për shumë shekuj më tepër.
53 vjet pas vizitës së Hrushovit, në behar të vitit 2012, qeveritarëve të këtij vendi iu desh të tregonin sërish miqësinë dhe bindjen e përjetshme ndaj një tjetër të madhi të botës, ambasadorit amerikan. Edhe kësaj radhe e treguan me pemë servilizmin, por jo duke mbjellë një rrap, por duke prerë lisin e madh para Galerisë së Arteve, as 50 hapa larg rrapit që kish mbjellë gjysmëshekulli më parë Hrushovi. Ndërsa amerikanët e Arvizusë përgatiteshin të festonin ditën e Pavarësisë, lisi i moçëm u bë kurban për të treguar se ne jemi po ata të përjetshmit servilë të pandreqshëm të të fortit të radhës.
Për lisin e prerë Kadareja nuk shkroi më, pasi epoka e dramave të mëdha është mbyllur. Dramat e mëdha, të mira a të liga qofshin, duan njerëz të mëdhenj, të mirë a të liq, qofshin dhe asnjë prej protagonistëve të kësaj radhe nuk më ngjan të jetë i tillë. Por nuk është ky problemi. Puna është se ata, të fortët e përjetshëm të botës, e dinë shumë mirë se ne i gënjejmë sa herë u përbetohemi për miqësi të përjetshme. E dinë shumë mirë këtë, paçka se ndërrojnë kohët, politikat, ideologjitë dhe interesat. E megjithatë joshen dhe pranojnë të bëhen pjesë e teatrit që ju lozim ne.