Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

PS-LSI, Posti i Kryeministrit: Të dyja palët nuk gëzohen dot nga fitorja…

Shkruar nga: Kastriot Islami  
Botuar më: 12 vite më parë

Kastriot Islami
PS-LSI, Posti i Kryeministrit: Të dyja palët nuk gëzohen dot nga fitorja…

A do të rrudhet e majta nga bashkimi në 2013, siç ka ndodhur në 2007? Me shumë gjasa përgjigja është pohuese. Cila është arsyeja kryesore? Ka shumë arsye, por fatmirësisht këto ditë është stigmatizuar arsyeja e arsyeve, çështja e kryeministrit. Do të jetë Rama apo Meta kryeministër? Rrudhja e së majtës në po atë nivel si në 2007-ën, do të linte me siguri kryeministër Berishën; dhe kjo duket ngjarje e sigurt. Nëse do t’u referoheshim opsioneve teorike, duke analizuar me kujdes të gjitha debatet majtas të bëra publike gjatë ditëve të fundit lidhur me përkatësinë e kryeministrit, rezulton se i) PS do të ketë shumë më pak deputetë se në 2009, dhe ii) me siguri të plotë, deputetët e LSI nuk do të pranonin Ramën kryeministër në asnjë rast. Konkluzioni është i qartë, në realitet Berisha mbetet kryeministër, dhe Rama nuk ka asnjë shans as teorik të jetë kryeministër. Ky bashkim nuk është fitues, se asnjëra palë nuk gëzohet nga fitorja dhe vetëm njëra palë del fituese nga humbja.

1.A do të  rrudhet në 2013-ën e majta njëlloj, apo më shumë se në 2007-ën?
 
Nga bashkimi i së majtës në vitin 2007, rezultojnë tri fakte të pakundërshtueshme në rastin kur PS e LSI vendosën të dilnin së bashku në zgjedhje: i) e majta e bashkuar u rrudh, ii) PS, po ashtu u rrudh dhe iii) vetëm LSI u zgjerua. Rrudhja e së majtës ishte deri në atë masë saqë e majta e bashkuar rezultoi jo vetëm më e vogël se shuma e pjesëve të së majtës së përçarë, por edhe më e vogël sesa e djathta, pra humbëse. Zgjerimi i LSI nuk arriti të ndalte rrudhjen e së majtës që erdhi për shkak të rrudhjes së PS. Shtrohet pyetja; Po në 2013, a do të përsëritej kjo dukuri? Përgjigja varet nga krahasimi i kushteve në 2013 në krahasim me 2007. Po si janë këto kushte në 2013, krahasuar me 2007? Sigurisht, më të disfavorshme…“Gropa elektorale” e së majtës së bashkuar në 23 qershor 2013, me shumë gjasa do të ishte më e thellë se në 2007.

2. Analiza e të dhënave provon legjitimitetin e rezultateve zgjedhore
 
Të dhënat elektorale të zgjedhjeve të vitit 2005 nuk janë kontestuar nga PS; sidomos Rama nuk i ka kundërshtuar ato, sepse nuk donte t’i linte asnjë hapësirë Fatos Nanos për të qëndruar në krye të PS. Të dhënat e 2007, PS dhe Edi Rama nuk i ka kundërshtuar asnjëherë, për më tepër që Rama do të rizgjidhej kryetar i Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e LSI. Ndërkohë që rezultatet e 2009 janë kontestuar nga Rama, por jo nga OSBE/ODIHR, por edhe po të konsiderohej i pranueshëm kontestimi i Ramës, shifrat e 2009-ës do të ishin më të larta, dhe konkluzionet për 2007-ën do të ishin akoma më të përkeqësuara, dhe për rrjedhojë, më të spikatura. Në këtë kuptim mund të thuhet se të dhënat zyrtare konfirmojnë përfundimet e nxjerra, bile ato do të ishin më të spikatura nëse do të merreshin në konsideratë edhe kontestimet e Ramës dhe “analistëve apo strategëve të tij”.

3. Bashkimi PS-LSI në 2007, i dëmtuar nga sinergjia negative

Nga grafiku i të dhënave elektorale për vitet 2005, 2007 dhe 2009, shfaqet një “gropë elektorale” për të majtën në vitin 2007, ndonëse kjo e fundit shfaqet e bashkuar. Pritshmëria e të gjithëve, veçanërisht e të majtëve, është se nga bashkimi, e majta duhet të merrte më shumë vota ose të paktën duhet të merrte shumën e votave të PS e LSI; gjë që nuk ndodh në realitet. Pra kur PS e LSI kanë dalë në koalicion të përbashkët elektoral në zgjedhjet vendore të vitit 2007, rezulton se PS e LSI së bashku kanë marrë më pak vota se shuma e votave të tyre kur ata kanë dalë në zgjedhje veças. Kjo dukuri shfaqet sa herë ka sinergji negative.

4. Në 2007, e majta e bashkuar rrudhet, PS rrudhet dhe LSI zgjerohet…
 

Dukuria e parë e “çuditshme” është se, kur e majta bashkohet, ajo rrudhet, bile rrudhet aq shumë saqë bëhet më e vogël sesa e djathta. Thellësia e kësaj grope është 109.115 vota. Dukuria e dytë e “çuditshme” është se edhe kurba e PS ka një gropë elektorale në vitin 2007, e thënë ndryshe, PS rrudhet në 2007 me 148.641 vota nga vlera që duhet të kishte normalisht në vitin 2007. Dhe dukuria e tretë jo fort e çuditshme është se LSI rritet në 2007-ën me 39.527 vota nga vlera e saj e pritshme, ndërkohë që “thesi i së majtës” zvogëlohet dhe kjo ndodh vetëm se PS rrudhet. Pra, votuesit socialistë e tolerojnë keq bashkimin, ndërkohë që votuesit e LSI arrijnë të zmadhohen në kurriz të votuesve socialistë, edhe pse e majta rrudhet.

 Arsyet e rrudhjes të së majtës në 2007…
 
Nga analiza rezulton se ka shumë arsye për të shpjeguar rrudhjen e së majtës së bashkuar, por disa nga më kryesoret janë i) përçarja e thellë dhe vështirësisht e riparueshme e së majtës; ii) kriza e identitetit të PS dhe vertikalizimi i saj autoritar e klientelist; iii) mosbesimi i palëve LSI e PS, por edhe i aleatëve ndaj këtij boshti; iv) beteja në terren për fitimin e votave midis PS e LSI, jo rrallë dhe jo në pak zona ka qenë më e ashpër sesa midis së majtës dhe së djathtës, v) ekzistenca e segmenteve në PS por edhe të disa aleatëve refuzues të bashkimit me LSI.

6. Rrudhja e së majtës shkaktohet nga PS dhe penalizon vetëm PS

Të dhënat tregojnë se PS merr në 2007-ën si drejtuese e së majtës së bashkuar rreth 93 mijë vota më pak sesa në vitin 2005, kur e majta ishte e përçarë dhe PS e LSI ishin në marrëdhënie lufte reciproke. Po ashtu, PS në 2007-ën merr rreth 205 mijë vota më pak se në 2009-ën, kur ajo ishte përsëri në konflikt me LSI. Thellësia e “gropës elektorale” të PS është rreth 149 mijë vota. Pra, kur PS bashkohet me LSI në 2007, ajo rrudhet me rreth 149 mijë vota, dhe kur ajo është në konflikt me LSI, siç ndodhi në 2005 dhe 2009-ën, ajo përfundon në opozitë. Kështu, në të tria rastet PS e pëson, ose duke qëndruar në opozitë nga përçarja, ose duke u rrudhur nga bashkimi.

7. Zgjerimi i LSI ndodh në kurriz të rrudhjes së PS….
 

E vetmja që zgjerohet nga bashkimi i së majtës është LSI. Rritja e LSI në 2007-ën është me rreth 40 mijë vota ndaj vlerës së pritshme të llogaritur sipas votave të fituara prej saj në 2005 dhe 2009.  Gjithashtu, LSI ka fituar në 2007-ën rreth 26 mijë vota më shumë se në 2005 dhe rreth 53 mijë vota më pak se në 2009. Pra, ndërkohë që e majta e bashkuar në vitin 2007 rrudhet për shkak të rrudhjes së PS, e vetmja forcë politike që zgjerohet është LSI. Por zgjerimi i LSI nuk arrin të shpëtojë të majtën e bashkuar nga rrudhja e saj. Kjo ndodh, mesa duket, sepse zgjerimi i LSI nuk vjen nga zgjerimi i ‘thesit’ të së majtës së bashkuar, por nga rrudhja e PS, apo ky zgjerim nuk arrin të shkaktojë zgjerimin e ‘thesit të përbashkët’, por vetëm rrudhjen e PS.

 

8. A mund të ndodhë në 2013-ën rrudhja e së majtës si në 2007-ën?
 
Disa nga përfundimet e kësaj analize janë:

 

E majta e përçarë lë PS në opozitë, kështu ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 dhe 2009.
E majta e bashkuar merr më pak vota sesa e djathta, dhe kështu ka ndodhur në zgjedhjet vendore të vitit 2007; dhe për më tepër, në vitin 2007, PS është rrudhur dhe zgjerimi i LSI nuk ka arritur ta shpëtojë të majtën e bashkuar nga dështimi përballë të djathtës.
 

Pyetja që shtrohet, është:  A do të rrudhet e majta në 23 qershor 2013? A do të rrudhej PS dhe zgjerohej LSI, apo do të ndodhte e kundërta?

 

Rrudhja e së majtës duket një dukuri e pashmangshme, nëse do të ndodhte në kushtet dhe terrenin e vitit 2007. Kurse përfundimi se “PS rrudhet e LSI zgjerohet” mund të ndryshonte kah. Me shumë gjasa duket përsëri të rrudhet PS, e cila mund të përfundojë me më pak deputetë se në 2009-ën.
Aleanca e 2013-ës midis PS e LSI vjen në një terren shumë të dëmtuar se ai në 2007.
 

ü  Së pari, PS ka humbur zgjedhjet në 2009 dhe përgjegjës për humbjen është Rama, ndryshe nga 2005, kur përgjegjës ishte Nano.

ü  Së dyti, kurimi i problemeve midis PS e LSI gjatë periudhës 2005-2007 ishte më i mundshëm pas largimit të Nanos, ndërkohë që periudha 2009-2013 do të karakterizohet nga një acarim ekstremal i marrëdhënieve PS-LSI, por edhe Rama-Meta, duke arritur kulmin me videon e korrupsionit që shkaktoi ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011.

ü  Së treti, mosbesimi ekstremal midis PS e LSI por edhe midis Metës e Ramës, jo vetëm mbetet i njëjtë, por edhe mund të konsiderohet i thelluar.

Përgjigja është e qartë: “Gropa elektorale” e së majtës së bashkuar në 23 qershor 2013, me shumë gjasa do të ishte shumë më e thellë. Se cila nga dy forcat, PS apo LSI do të rrudhet në kurriz të tjetrës, mbetet për t’u provuar, por gjasat janë që më shumë të rrudhet PS. Në thellimin e kësaj grope do të kontribuojnë edhe të gjithë aleatët e demotivuar dhe kandidatët e përjashtuar. Por arsyeja e arsyeve që do të kontribuojë në thellimin e kësaj grope është çështja e përkatësisë së kryeministrit. Ky debat i pashmangshëm është njëkohësisht maja e ajsbergut, por edhe katalizatori i sinergjisë negative të kësaj aleance. Kjo çështje e pazgjidhshme për shkak të mosbesimit të thellë reciprok  përbën edhe arsyen e humbjes së zgjedhjeve në 2013-ën. Dhe me këtë rast bie çdo lloj alibie për humbjen, arsyeja themelore është bashkimi jo thjesht amoral, siç e konsiderojnë moralistët, por sepse ai nuk mund të funksionojë midis dy pjesëve që nuk duan të bashkohen apo edhe kur mendojnë se bashkohen, nuk kanë zgjidhur çështjen se cili do të jetë drejtuesi i bashkimit. Ky bashkim nuk është fitues, se asnjëra palë nuk gëzohet nga fitorja dhe vetëm njëra palë del fituese nga humbja.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama