"Tit for Tat" është një mënyrë tjetër në teorinë e negocimeve, që përkthehet "sy më sy" apo ndryshe "donant-donant" (që përkthehet dhënës-dhënës). "Win-Win" përbën shkallën sipërore të maksimalizimit të suksesit në një negocim "Tit for Tat". Dy artikujt e analistëve Nano e Stefani, "sy më sy" dje në "Shqip" do t‘i konsideroja një "donant-donant", që më jep mundësinë të rimaksimalizoj "Win-Win"-in e pardjeshëm...
I.
Fillimisht, shkurt e miqësisht për Mustafain…
Për Mustafain, përgjigja është më e thjeshtë, sepse në artikullin tim kam qenë shumë i saktë, duke folur vetëm për ndryshimet kushtetuese që lidhen vetëm me sistemin zgjedhor. Dhe nuk jam shtrirë në atë artikull për të shpjeguar ndryshimet e tjera kushtetuese. Dhe jo se nuk jam i gatshëm të debatoj për ndryshimet e tjera kushtetuese, qoftë për sa i përket procedurës, qoftë përmbajtjes, por kjo ka qenë thjesht një zgjedhje për arsye vendi e subjekti. Dhe natyrisht kam një pozicion politik e personal edhe për ndryshimet e tjera kushtetuese, pjesërisht ndryshe ndoshta nga ajo e dy analistëve, duke respektuar plotësisht mendimet dhe pozicionet e Mustafait e të Andreas.
II.
Shkurtimisht përse "Win-Win"?
Shkurtimisht, profesionalisht e miqësisht, për Andrean, duke respektuar veçanërisht angazhimin permament dhe mendimet e tij, përgjigjja fillimisht e shkurtër do të ishte: paketën e ndryshimeve kushtetuese për sistemin zgjedhor (përsëris për sistemin zgjedhor) Kuvendi e ka miratuar me 118 votat e 135 deputetëve të pranishëm, pra rreth 87,4 për qind e deputetëve të pranishëm, ose rreth 90 deputetë nga PS e PD dhe 28 deputetë nga partitë mesatare e të vogla. Pra, kanë votuar rreth 20 për qind më shumë deputetë se mazhoranca kushtetuese e nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës. Ndërkohë që kundër apo kanë abstenuar vetëm 17 deputetë ose rreth 12 për qind e Kuvendit. Mendoj se është një rezultat relativisht dhe mjaftueshmërisht përfshirës për t‘u konsideruar "Win-Win" dhe aspak "Win-Twin" (nuk mund të ketë "Twin" me 87,4 për qind të Kuvendit). Dhe në artikull, ai ka shpjeguar vetëm procesin dhe momentin e miratimit me mazhorancë, gjerësisht mbikushtetuese, të ndryshimit kushtetues të sistemit zgjedhor. Natyrisht, në fazën e implementimit të ligjit, rezultatin e kanë në dorë votuesit dhe jo hartuesit apo miratuesit e sistemit zgjedhor. Aq më tepër që, në literaturën e sistemeve zgjedhore apo në një negocim "Win-Win" shumëpalësh e shumëpërmasor askush nuk mund të paravendosë rezultatin e zgjedhjeve, që natyrisht, sipas votës së zgjedhësve do të shfaqet në formën e një "fituesi" dhe një "humbësi".
Sepse ndërsa negocimi dhe rezultati i tij për përcaktimin e rregullave të lojës bazohet në filozofinë "Win-Win", rezultati i votimeve gjithmonë ka vetëm një fitues. Dhe nuk mund të jetë "Win-Win".
III.
Përse "Win-Win" për sistemin zgjedhor dhe asgjë tjetër?
Po parashtroj vetëm disa nga argumentet përse sistemi zgjedhor u miratua me mazhorancë mbikushtetuese në Kuvend dhe përse është maksimalisht "Win-Win".
a) Eliminohet përfundimisht dukuria negative e "Dushkut".
Çdo votues do të ketë vetëm një votë, vetëm për partinë dhe mundësia që vota e tij të ndahet nuk ekziston më. Pra, dukuria e "Dushkut", e cila bazohet në mundësinë e përdorimit taktik të dy votave, të ndarjes së votës për partinë nga vota për kandidatin, eliminohet plotësisht. Së paku, në rastin e Shqipërisë kjo do të rriste legjitimin e dëmtuar të sistemit zgjedhor.
b) Krijon mundësi të "peshohen" drejt të gjitha partitë politike
Në të gjithë botën demokratike, partitë e vogla dhe mesatare kërkojnë sisteme proporcionale. Sepse mendohet që ato ndihmojnë të përfaqësohen në Parlament në proporcion me opinionet e votuesve, natyrisht me korrigjimin që vjen nga pragu zgjedhor. Sistemi proporcional "peshon" drejt partitë politike dhe jep mundësi që koalicionet qeverisëse të jenë realiste dhe të ndërtohen pas zgjedhjeve mbi bazën e peshave reale të partive që ndërtojnë koalicionin. Po ashtu, sistemi proporcional nuk e nxit koalicionin paraelektoral dhe kështu dekurajon partitë virtuale të bëjnë presion te partitë e mëdha për favore të pamerituara. Në Shqipëri, për shumë arsye, nuk ka ende "peshim të drejtë" të partive politike dhe ka pasur gjithnjë "presion paraelektoral" të partive virtuale ndaj partive kryesore. Ky sistem e krijon këtë mundësi.
c) Votimi është shumë i thjeshtë.
Sistemi proporcional rajonal, duke qenë pjesë e familjes së sistemeve proporcionale, është më i thjeshti. Votuesi voton vetëm për partinë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Çdo votues në dhomën e fshehtë mund të marrë një "fletë votimi" të partisë që preferon, eventualisht në formën e një kartoline me siglën e partisë dhe e fut në zarfin e sekretuar. Kaq i thjeshtë është votimi në sistemin proporcional...
D) Zhduk iluzionin e diferencave Veri-Jug.
Harta politike e Shqipërisë, për shkak edhe të sistemit zgjedhor është e disbalancuar politikisht. Duket sikur Veriu është më blu dhe Jugu sikur është më rozë. Kulmi arriti në vitin 1997, kur "teoricienë antishqiptarë" kërkonin të shpjegonin ngjarjet e asaj periudhe si rezultat i ndarjeve Jug-Veri, edhe me natyrë politiko-etnike. Sistemi proporcional rajonal e eliminon plotësisht edhe këtë "defekt" të këtyre 17 viteve. Shqipëria është një vend me identitete krahinore të spikatura, kryesisht në nivelin e rrethit, por që ruhen deri në nivelin e qarkut. Por këto identitete nuk kanë natyrë politike apo ideologjike. Sistemi mazhoritar apo i përzier mund të krijojë, siç ka ndodhur, iluzionin se këto identitete kanë edhe natyrë ideologjike/politike. Sistemi proporcional rajonal krijon mundësinë që, në çdo qark të përfaqësohen edhe mazhoranca, edhe opozita. Pra, me zbatimin e sistemit proporcional rajonal, ngjyra blu e rozë, por edhe të tjerat, do të jenë prezente e së bashku në çdo qark të vendit. Pra, ky sistem nxit kohezionin e krahinave dhe jo ndarjen e tyre, bile edhe atje ku identiteti krahinor është ekzistent, ai nuk e lejon të marrë ngjyrim ideologjik. Shumica dhe pakica do të jenë të përfaqësuara kudo, deri në nivelin e qarkut.
e) Krijohet mundësia që votuesi të përzgjedhë programin, ekipin, liderin...
Me këtë sistem zgjedhor, proporcional rajonal, me lista shumëemërore transparente e të renditura, u jepet fund betejave individuale, betejave midis njerëzve të politikës dhe atyre që nuk kanë lidhje me politikën. Konkurrimi me këtë sistem është konkurrim i programeve dhe ekipeve që realizojnë këto programe. Votuesit zgjedhin partinë apo koalicionin, pasi "dëgjojnë programin" e qeverisjes dhe "shikojnë me transparencë të plotë ekipin qeverisës", të renditur sipas vlerave e kontributeve, integritetit e aftësive, në listat që janë të hapura për t‘u gjykuar nga të gjithë. Dhe për më tepër, kjo jep mundësi më të mëdha që të ruhen "elitat", por edhe të freskohen ato me "elita të reja", me energji të reja dhe kualifikime perëndimore. Dhe zgjedhësit të njohin e votojnë për liderin e mazhorancës qeverisëse.
Ë) Forcohet roli dhe kohezioni i partive politike.
Me rastin e debateve për sistemin proporcional, sidomos për shkak të futjes së listave me renditje të fiksuar, ka pasur mjaft dyshime për forcimin e partokracisë dhe të rolit të kryetarit të partisë. Gjatë këtyre 17 viteve janë zbatuar sisteme të ndryshme zgjedhore dhe përgjithësisht kryetarët e partisë, të atyre të mëdha, por edhe atyre të vogla (bile pa frikë mund të thuhet se të gjitha partitë e vogla kanë qenë pa përjashtim ose parti-individ ose parti-personaliteti dhe jo parti programore apo strukturore), kanë qenë nga të fortë, deri dhe autoritarë. Pra, forca e kryetarit ka qenë përgjithësisht invariante nga sistemi zgjedhor. Në fakt, ballafaqimi me lista shumëemërore do të forcojë rolin e partive politike dhe do të nxisë rritjen e kohezionit të tyre të brendshëm, si rezultat i një balance të drejtë midis demokracisë së brendshme, respektimit të opinioneve të ndryshme dhe disiplinës politike. Pra, me koncept dhe mentalitet modern, ky sistem punon në drejtim krejtësisht të kundërt nga ai që paraqitet nga këndvështrimi i një koncepti të vjetër.
f) Demotivohen gjeneruesit individualë të tensioneve zgjedhore.
Tensionet gjatë zgjedhjeve vijnë për shumë arsye. Natyrisht kryesorja ka qenë fillimisht ajo me prejardhje politike, e përkthyer në aksion nga militantët, që njëkohësisht ishin edhe të interesuar për të fituar "ndeshjen zgjedhore", por edhe të ngarkuar me ligj për të administruar zgjedhjet. Por me kalimin e kohës, një përbërëse tjetër filloi në merrte peshë në ngritjen e tensioneve. Individi-kandidat i interesuar për fitore me çdo kusht do të shndërrohej në "gjenerator direkt" të tensioneve. Tendenca për fitore me çdo çmim, e shoqëruar me "financime të majme", filloi t‘u jepte tensioneve zgjedhore dimension dhe cilësi të re, pra edhe individuale e korruptive. Administrimi i zgjedhjeve u shndërrua në pothuajse individual dhe tepër i kushtueshëm. Ky sistem, duke siguruar në nivel të arsyeshëm administrimin e zgjedhjeve, do të ulë ndjeshëm tensionet zgjedhore dhe do të reduktojë në mënyrë drastike shpenzimet financiare.
g) Krijohen mundësi reale për promovimin e grave.
Vetëm sistemi proporcional jep mundësi për promovimin e grave në politikë. Vendi ynë ka përqindjen më të ulët të grave në Kuvend. Me këtë sistem dhe me disa kritere që do të shfaqen në Kodin Zgjedhor, mund të arrihet pa asnjë vështirësi që numri i grave në Kuvend të arrijë shifrën jo më pak se 30 për qind.
h) Shmang ndarjen e zonave zgjedhore të tipit "salamandër".
Sistemi aktual ka disa zona shumëemërore. Ka disa mënyra për ta ndarë vendin më disa zona zgjedhore shumëemërore. Mënyra më e thjeshtë dhe që ka më pak probleme është ajo përputhjes së zonave zgjedhore me njësitë e ndarjes administrative. Në këtë rast shuhet debati për ndarjen e zonave sipas interesave politike të njërës apo tjetrës forcë politike. Dukuria e futjes së interesave politike gjatë përcaktimit të kufijve të zonave zgjedhore, e njohur edhe në vendin tonë, mban emrin e përdoruesit të parë, "xherimander", por që në mënyrë figurative përdoret termi "salamandër", për shkak të krijimit të hartës elektorale për interesa partiake në formën e lëkurës së salamandrës. Ndarja sipas qarqeve e shmang "salamandrën", kurse ndarja e zonave zgjedhore me numër afërsisht të barabartë zgjedhësish nuk e përjashton atë, bile e nxit.
i) Garanton respektin për partitë me përqendrim territorial.
Shqipëria është vend tolerant për sa i përket respektimit të minoriteteve. Sistemi proporcional rajonal jep mundësi që ky orientim pozitiv i zgjedhësit shqiptar të përkthehet në përfaqësim politik në Kuvend. Pra, sistemi proporcional rajonal, jo vetëm nuk është antikombëtar, jo vetëm nuk është separatist, jo vetëm nuk është kundër minoriteteve, por përkundrazi nxit e realizon kohezionin kombëtar dhe bashkëjetesën midis shtetasve me përkatësi etnike të ndryshme.
IV.
Thelbi i merakut të "Win-Twin"
Sistemi proporcional rajonal nuk ka për qëllim dhe asnjëherë besoj nuk do të mund të realizojë sistem politik dypartiak. Po ashtu, ky sistem nuk synon të eliminojë partitë e vogla, por njëkohësisht ndryshe nga sistemi aktual nuk ndan favore paraelektorale të pamerituara për partitë virtuale, të cilat abuzojnë pas zgjedhjeve. Minimalisht, në kushtet e vendit tonë, ky sistem do të mund të prodhonte një sistem politik me 5-6 parti politike (natyrisht gjithçka do të varej nga sjellja e votuesit). Ai nuk i pengon aspak partitë e reja të dalin e të zhvillohen. Por mesazhi i këtij sistemi është vetëm një dhe vetëm: në drejtim të konsolidimit të sistemit politik. Pra, partive të vogla u jep këtë mesazh: ose bashkohuni midis jush dhe krijoni pole, në dy krahët e spektrit politik, alternative e konkurruese të poleve kryesore ekzistuese, ose konfederohuni në partitë kryesore, në rast se nuk keni dallime programore, ose qëndroni dhe konkurroni të vetme, në rast se keni madhësi të mjaftueshme për të përballuar konkurrimin.
Le ta shpjegoj në detaje.
Në Shqipëri, dy forcat kryesore mund të fitojnë rreth 65 për qind të votave. Rreth 30-35 për qind e votave në këtë rast do t‘u mbeteshin partive të vogla e mesatare. Në rast se ky rezervuar votash organizohet ne 2-3 grupime/pole me madhësi rreth 10-15 për qind secili, atëherë me sistemin aktual, secili pol do të fitonte 10-12 deputetë dhe të gjithë tri polet do të mund të fitonin së bashku 25-35 vende në Kuvend. Në këtë rast, Kuvendi do të kishte 5-6 parti politike. Në rast se 30-35 për qind e votave do të orientoheshin midis vetëm dy poleve, njëri mesatar majtas dhe tjetri mesatar djathtas, nga 15-20 për qind secili, atëherë numri i vendeve do të ishte për secilin 15-20 dhe në total do të mund të arrinin 30-40 vende. Në këtë rast, Kuvendi do të kishte 4-5 parti politike. Kështu, përmes këtij sistemi do të konsolidohej sistemi politik, duke mbetur 4-6 parti/grupime politike në Kuvend (përsëris kjo do të varej nga sjellja e votuesve) dhe asnjë forcë nuk eliminohet, por të gjitha transformohen në forca të vërteta me programe, ekipe politike dhe lidership, që votohen nga zgjedhësit. Miqësisht mund t‘i vë në dispozicion Andreas një simulim llogaritjeje me këto variante.
Përmbledhtas e për rrjedhojë do të thosha se në fazën e projektimit dhe miratimit të sistemit zgjedhor, situata nuk është aspak "Win-Twin" por përgjithësisht "Win-Win". Kurse për zbatimin dhe rezultatin mund të them se "rregullat e lojës janë të njëjta e të ndershme për të gjithë dhe do të fitojë ai apo ato forca politike që do të dinë t‘i përdorin me më efikasitet". Nuk mundet në një "win-win game" të përcaktohen apriori rregulla lloje që fiton njëra palë dhe humb tjetra. Rregullat janë përcaktuar me "Win-Win" dhe loja është e hapur. Natyrisht që atë do ta fitojë vetëm njëra palë. Ky është standardi demokratik dhe kjo është teknologjia e ‘Win-Win thinking".
Aspak për ta mbyllur debatin, por për të mbajtur hapur një debat idesh e argumentesh: falënderoj Mustafain dhe Andrean për debatin qytetar dhe argumentet larg personalizimit. Respektoj mendimet dhe qëndrimet e tyre, ndonëse në shumë pika bashkohemi dhe në disa ndoshta mundet jo plotësisht. Më duhet të kujtoj gjithashtu se në këtë debat, unë, së paku nuk jam i vendosur aposteriori. Vetëm nga qershori 2007 e deri më sot kam botuar me subjekt nga zgjedhjet mbi 40 artikuj…