LIGJI
E mërkurë, 13 korrik 1921.
Mbledhje e radhës në Parlament. Diskutohet një projektligj i sjellë nga Qeveria, sipas të cilit, në fshatrat ku gjenden materiale ushtarake të vjedhura nga depot e ushtrisë, përveç dënimit me burg të vjedhësit, të dënohet me gjobë edhe kryeplaku i fshatit. Siç duket, kjo puna e vjedhjes së depove të ushtrisë qenka zanat i vjetër i yni, po nejse. Qeverisë i ka ardhur në majë të hundës dhe pretendon ta zgjidhë hallin me masa të forta. Pas paraqitjes së projektit, ngrihet të diskutojë deputeti i Durrësit, avokat Hysen Myshketa, një zotni i vjetër i regjur në punë kodesh e ligjesh që në kohë të Turqisë, të asaj Turqisë që ne sot themi se na kish lënë pa ligje. Avokati mban një fjalë me argumente juridike dhe me shpjegime termash latinë, ku shpjegoi se, nëse ish e drejtë që qeveria të dënonte vjedhësit, nuk ish aspak e ligjshme që të gjobonte pleqësinë e katundit, pa u provuar me prova se ajo pleqësi kish pasur dijeni dhe nuk kishte bërë denoncim në qeveri. Mjaftoi ky shpjegim prej juristi që Qeveria të tërhiqte projektin.
Plot 85 vjet më pas, në vitin 2006, në të njëjtin Parlament shqiptar, po nga qeveria, u paraqit për miratim prapë një projekt-ligj me po të njëjtën logjikë. Në fshatrat ku mbillet kanabis, të dënohet me burg mbjellësi dhe gjithashtu të dënohet edhe kryeplaku me gjobë. U ngritën jo një, po shumë deputetë, të shpjegojnë se kjo gjë ishte në kundërshtim me ligjet e vendit dhe me Kushtetutën, po nuk bëri fajde, ligja u miratua si deshi Qeveria dhe është edhe sot e gjithë ditën në fuqi.
Vras mëndjen t‘i jap një shpjegim kësaj pune. Si është e mundur që, deputenjtë e 85 vjetëve të shkuar, që nuk kishin as detyrimin e asocim-stabilizimit dhe as OSBE-në që t‘i monitoronte, të kishin më tepër respekt për llogjikën e ligjës, sesa deputenjtë e sotmë me gjithë ODIHR dhe OSBE bashkë. Para se të nxitoni të më thoni se po bie në pesimizmë, ju lutem të më jepni një shpjegim llogjik për pyetjen time.
RENIA E QYTETERIMEVE
Po të ecje trotuarit të Ministrisë së Mbrojtjes deri para ca ditësh, do të shihnje se tubat prej bakri të vendosur anëve të godinës për të shkarkuar ujërat e shiut, ishin shkulur e vjedhur deri në lartësinë rreth 3 metra, pra deri në lartësinë që mund të arrihen me dorë apo me të kërcyer. Çudia e parë që të vinte ndër mënt, qe se si mund të flemë të qetë natën me shpresën që të na mbrojë Ushtria e cila nuk ruan dot nga hajdutët as Ministrinë e vet! Po pastaj, kur kujtohesh se këtë vënd nuk e mbron ushtria po NATO, kthehesh nga ana tjetër e vazhdon gjumin.
Ka ca ditë që tubat janë plotësuar. Tani ata zgjaten deri poshtë në trotuar. Mirëpo, me pak kujdes, dallohet se tubat e rinj nuk janë prej bakri, si të parët, por prej plasmasi. Plasmas portokallÃ, si ai i tubave të ujërave të zeza të pallateve. Po unë, edhe me tubat e ministrisë do merrem? Po dhe ja se pse.
Një nga librat më të mirë, në mos më i miri, për fundin e Perandorisë Romake, është ai i Michael Grant, me titull "Rënia e Perandorisë Romake", të cilin, kujt s‘e ka kënduar, ja këshilloj ta bëjë. Aty sillet një shembull nga arkeologjia për të mbështetur faktin e degradimit dhe regresit të shoqërisë antike, si pasojë e invazioneve barbare. Arkeologët sjellin si shembull faktin që, nëse në gërmimet e bëra në shtëpitë e qytetarit të mesëm romak të shekullit të III, rezulton që ato të kenë qenë të mbuluara me tjegulla të pjekura dhe të kenë pasur sistem kullimi, në gërmimet e bëra në shtëpitë e banorit të dy shekujve më pas, kur qytetërimi romak ishte shembur në përgjithësi, është zhdukur mbulimi i çative me tjegulla si edhe sistemi i shkarkimit të ujërave. Ky për arkeologët është një dëshmi e sigurt e barbarizimit të shoqërisë së kohës, për shkak të zhdukjes së qytetërimit romak.
Po kur të vijnë arkeologët në rrënojat tona, a do të thonë të njëjtën gjë? A do shkruajnë të njëjtën gjë, për shembull: "Nga gërmimi rezultoi se sistemet e vjetra të kullimit të ujërave prej tubacionesh bakri, që është një material i kushtueshëm dhe estetikisht i avancuar, diku rreth fundit të dekadës së parë të shekullit të XXI, zëvendësohen me tuba plastikë, që kushtojnë lirë dhe estetikisht janë shumë të prapambetur. Kjo dëshmon për një regres të qartë të shoqërisë shqiptare në atë fillim shekulli, gjë që duhet të ketë ndodhur për shkak të barbarizimit të saj".
Mos më akuzoni mua, se nuk po e them unë, po e thonë arkeologët dhe mbi bazën e dëshmive arkeologjike.
FUQIA E ABSORBIMIT
Lereni tani Ministrinë e Mbrojtjes dhe shkoni drejt stadiumit "Qemal Stafa". Rruga prapa stadiumit është e mbushur me bare e lokale gjithë ekrane e zhurmë, pallate me apartamente, dyqane e zyra. Ka mes tyre edhe agjenci dizajni, e madje edhe një konsullatë, ajo e Kanadasë. Përgjatë rrugës, mezi kalohet për shkak të parkimit në të dy krahët të dhjetëra makinave moderne, nga të cilat zbresin burra bark-fryrë me celularë në vesh dhe vajza bark-jashtë. Pikërisht në këtë rrugë, çdo pasdite rreth orës 6-7, ndodh një çudi. Kalon një kope me nja 40 kokë dhën. Në krye dy desh me brirë, pastaj delet grumbull, në fund kecat dhe delet e sëmura apo të çala, ndërsa anash tyre, një qen dhe bariu, që nuk është bari po një qytetar i Tiranës që kthehet në shtëpi me grigjën e vet. Pyes dhe më thonë se ai aty ka banuar gjithë jetën dhe këtë punë ka bërë gjithmonë.
Po qe kështu, nuk është faji i tij, ai këtë punë ka bërë gjithmonë, atë rrugë ka përshkuar për dhjetëra vjet, kur qyteti nuk arrinte deri aty. Pastaj qyteti u zmadhua dhe e përfshiu brenda. Pra, nuk është ai që ka shkuar te qyteti, por qyteti që arriti tek ai. Kjo nuk është çudi, ka nja 7 a 8 mijë vjet që ndodh, që kur njerëzit filluan të grumbullohen në qytete në Babiloninë e Lashtë, qytetet zmadhohen dhe përfshijnë brenda vetes ç‘u del përpara, duke i çbërë dhe përshtatur pas vetes. Çudia këtu është një tjetër. Këtu, 8000 vjet pas kohëve të Babilonisë, qyteti e përfshiu atë bariun brenda vetes, por ai mbeti prapë bari. Fillozofi do thosh: Qytetërimi e ingloboi, por nuk e absorboi dot.
Me ç‘duket, ky qytet po humbet fuqinë e absorbimit, që është fuqia që fryn e çon përpara ortekun e zhvillimit.