Gjoba është e paligjshme, ndaj duhet hequr. Të gjithë po përpiqen t‘i mbushin mëndjen vetes (se Saliut dhe Mesilës nuk i mbushet) se është kështu. Kështu thanë ata të "News 24"-ës, kështu thanë gazetarët, politikanët, e juristët. Mua nuk më intereson kjo. Unë do kisha dashur të ish e kundërta, pra që gjoba të qe e ligjshme, që "News 24"-a të kish transmetuar një spot që ligjërisht nuk mund ta transmetonte. Më ngjan se po humbim mëndjen si shumë pas kleçkave juridike, ishte apo s‘ishte spot, është shoqatë apo është parti, e vuri Mesila apo i tha Saliu. Dhe në fund i bëjmë deklarata e interpretime Saliut, me nene e paragrafë, demek që kur ta kuptojë se e kish gabim, të pendohet dhe ta heqë gjobën.
Posi ore, po pse kështu do ta rrëzojmë Salinë ne? Dhe harrojmë se i pari që e shkeli me të dy këmbët ligjën (dhe jo një, po nja tri ligje njëherësh) ishte Saliu me spotin e vet për sukseset planetare të Qeverisë së tij, dhe ne presim tani, që po ky Sali, të ndreqë gabimet e të tjerëve. Kështu ngjet në Suedi a në Amerikë, po jo në Zululandin tonë. Në Suedi a në Amerikë Kryeministrit do i vinte turp të bënte një paçavure si ai spoti i sukseseve, atje KKRT-ja do ishte një institucion i pavarur, atje Kryeministri nuk do guxonte t‘u vinte gjobë gazetave pse e shanë, e kështu me radhë. Pas të gjitha këtyre, që janë punë të shtetit, vjen radha e gazetës, që edhe ajo të respektojë ligjën. Po këtu, ku shteti i ka shkelur të gjitha detyrimet dhe ligjet e veta, ne kërkojmë të jetë në rregull gazeta. Pikërisht për këtë unë do të doja që "News"-i ta kish shkelur vërtet ligjën.
Diktaturat nuk rrëzohen duke qëndruar brenda ligjeve, se po të ish kështu komunizmi nuk do ish rrëzuar edhe për njëqind vjet të tjerë. Nëse të gjithë do rrinim brënda ligjeve, as PD-ja nuk krijohej dot. Madje edhe vetë Ramiz Alisë iu desh të shkelte Kushtetutën e Enverit, që të shpallte pluralizmin, apo jo. Tani prapë gjëndemi atje ku e nisëm. Kemi sërish një lloj diktature po me dy ndryshime: është një surrogato e Diktaturës së parë dhe, në letër, ka ligje sa të duash demokratike. Mirëpo nuk mjaftojnë këto dy ndryshime nga diktatura e parë, për t‘u bindur e ndënjur urtë gjatë kësaj të dytës.
Ana tjetër. Në gjithë këtë që ndodhi, inatin kryesor ne e zëmë me Salinë që paska përdorur si vegël Mesilën e KKRT-së dhe harrojmë që Mesila është zgjedhur në Kuvend, që është betuar për ndershmëri e për ligjshmëri, që paguhet nga ne të gjithë për këtë punë dhe jo që t‘i bëjë fresk nervave të Saliut, e kështu me radhë. I vetmi justifikim që gjejmë, është se "nuk merremi me të, se ajo është vegël e Saliut". Jo miq. Eshtë a s‘është vegël, mua nuk më intereson. I ka mbushur të 18 vjeçët, mban përgjegjësi për të gjitha ato që thashë dhe i do thënë kjo për çdo gjë që bën.
Pikërisht këto ditë po flasim për të bërë ligjin e spiunëve, që do dënojë ata që për shkak të dobësisë njerëzore, u bënë spiunë 30 apo 40 vjet të shkuara, duke bërë edhe paudhësi ligjore. U bënë atëhere kur diktatura po të mos i bindeshe të hiqte jo punën po kokën dhe ne prapë themi t‘i dënojmë për këtë, se prapë shkelje ka qenë. Po Mesila, që e shkel ligjin sot, kur më e shumta që mund të të bëjë pushteti po nuk iu binde, është të të heqë nga puna, prapë do justifikohet nesër se e shkela se s‘kisha ç‘t‘i bëja Saliut? Ligji për spiunët po bëhet pikërisht për të dhënë një mesazh: Dobësia njerëzore nuk falet sado të rrjedhë koha, kur kjo dobësi ka prekur ligjet dhe shtetin.
CEPI I MUZEUT
80-vjetori i Monarkisë u përkujtua si të gjitha punët tona, folklorçe. U organizua një Konferencë ku, siç doli nga intervistat nëpër gazeta, nuk ishin ftuar historianët që mendojnë ndryshe. Pra, sipas parimit të vjetër dhe të sigurt "partizanë - gjermanë", kësaj radhe ishin ftuar "historianët gjermanë" dhe jo "historianët partizanë". Kjo ndarje është e lehtë kur flitet për historianët shqiptarë, por vështirësohet kur flitet për të ftuar të huaj, gjë që bëri që në Konferencë të depërtonin edhe historianë të pa kontrolluar mirë politikisht. Mes tyre ishte edhe një anglez, i cili, si britanik i vërtetë, pas Konferencës më pyeti i merakosur: "Të gjithë shqiptarët i mendojnë gjërat si ata pleqtë (old men) e mbledhur atje?"
Konferenca kishte nevojë edhe për një xhevahir historik, të cilin e lëshoi Kryeparlamentarja (e kush mund ta lëshonte tjetër?). As më pak e as më shumë, ajo Zogun e quajti "Ataturku shqiptar". Vë dorën në zjarr, se që të dy këta do jenë kthyer përmbys në varr, se kushdo e di që Zogu me Ataturkun ishin armiq sa s‘ka më dhe që Ataturku nuk ia fali kurrë Zogut faktin e shpalljes mbret. Ataturku hyri në histori se përmbysi monarkinë, ndërsa Zogu se shpalli monarkinë, merre me mënt se sa ngjasonin. Do goxha kurajë që të lexosh faqe botës të këtilla mufka, që na u bënë peshqesh vetëm falë barazisë gjinore.
Të nesërmen e Konferencës, ditë e diel, u hap edhe një ekspozitë për punë të Monarkisë në Muzeun Kombëtar. Shkoj të hënën pasdite ta shoh, e roja më thotë se sot është mbyllur se është e hënë, hajde nesër. Mbeta i ngrirë aty para shkallëve kapardisur siç isha dhe me time bijë për dore. Them kapardisur, se kisha vënë kravatë e veshur xhaketë për respekt të Naltmadhnisë.
Të nesërmen pasdite, e njëjta procedurë, kravatë, xhaketë, vajzë, makinë dhe drejt e në Muze. Ajo që pashë atje ishte e pabesueshme, pasi porta ishte sërish e mbyllur. Shoh tabelën e orarit dhe aty shpjegohej gjithçka. Orari: 10 deri 17. E pabesueshme që Muzeu Kombëtar të hapet dhe mbyllet sipas orarit të zyrave. Jetë e mot ky muze, të gjithë muzetë e tjerë në Shqipëri dhe bashkë me ta edhe muzetë në të gjithë botën, hapen disa orë paradite dhe disa orë pasdite, në mënyrë të tillë që njerëzia që janë në punë të qeverisë a të tyre, të shkojnë e ta shohin pas pune. Ndërsa ky këtu në mes të Tiranës, hapej kur shkonin njerëzia në punë dhe mbyllej kur dilnin nga puna. Nuk arrita t‘i jap tjetër shpjegim veçse me matufepsjen tipike orientale që ka zënë këto lloj institucionesh në Shqipëri. Me mëndjen e tyre të mykur, do kenë menduar që, ata që janë me punë, nuk kanë nge të merren me muzetë, ndërsa ata që janë pa punë, nuk u bie ndër mënt për muze. Funksionon apo jo?
Ndërsa kthehemi të zbresim shkallët të zhgënjyer, nxitoj t‘i kthej kokën në anën tjetër time bije, tek shoh që në cep të Muzeut një qytetar, nga ata që tani quhen tiranas, zbërthen pantallonat dhe urinon. Duhet të jenë të shumtë qytetarët që tani quhen tiranas, si puna e këtij tipit, pasi atje ku u zbraz ai, ishte formuar prej kohe një pellg i errët dhe bari ishte zhdukur prej disa vitesh.
Kush kujton se nxij realitetin, le të shkojë e të shohë pranë cepit të Muzeut, nga krahu i Rrugës së Durrësit.