Procesi i perballjes me sistemin totalitar komunist eshte kufizuar dhe mjaftuar me teper ne denimin e figurave udheheqese te regjimit. U mallkuan, anatemuan, u hodhen poshte kultet e tyre (te udheheqesve komuniste), derisa u rikthyen ne trajten e historive, e ndodhive, ndjekur plot kersheri ne faqet e shtypit. Shume pak eshte thene apo eshte perpjekur te thuhet a studiohet mbi mekanizmat e funksionimit te diktatures. Sigurimi eshte nje nder keto mekanizma jolegale brenda vete legjislacionit te regjimit komunist, qe ka mbetur perhere mistik dhe disi i larget per t’u kuptuar.
Debati i hapa-mbylla te dosjeve te Sigurimit, qe mori frymezimin pas Rezolutes se Keshillit te Evropes per denimin e krimeve te regjimit komunist, vazhdon ende, dhe me shume se nje perpjekje serioze per te kuptuar se si funksiononte diktatura, eshte nje perpjekje qe nuk ka mundur te shmange politizimin dhe rendjen pas emrave. Nisma e parlamentareve per te ndermarre nje pastrim, qe here ngjan me spastrim, te skenes politike apo te administrates publike nga individe qe kane qene bashkepunetore te Sigurimit, duke shkaktuar dhe vuajtje tek viktimat e regjimit, eshte e pakta qe mund te behet. Kurioziteti apo detyrimi moral per te ditur se cilet zyrtare te shtetit, parlamentare, drejtues lokale apo te ushtrise kane qene ne nje menyre ose nje tjeter bashkepunetore ne krimet e regjimit, i heq ate tis mistifikues qe ka institucioni i Sigurimit (nese mund te cilesohet ne menyre te tille, perballe krimeve, kryer permes tij) dhe ndalet ketu.
Pervec ketyre perpjekjeve te kohepaskohshme, hapa-mbylla te dosjeve, por asnjehere te perfunduara, verehet se pas renies se kulteve, pas renies se monumenteve simbol, u mendua se rane dhe ngrehinat e regjimit. Nese ka ndonje arsye, mes te shumteve qe mund te sillen, mbi kete raport te paqarte te shoqerise me strukturat e represionit, sikurse dhe Sigurimi, pervec denimit te thene e thene perseri, kete ndjenje dyshimi dhe kersherie eshte idolatria ndaj shtetit. Pas renies se regjimit eshte permendur ne debate, se drejtues te institucionit te ri te Sherbimit Informativ i deklasifikuan, i hodhen ne kosh dosjet apo nje pjese te madhe te dosjeve mbi veprimtarine e ketij mekanizmi te kontrollit te diktatures mbi qytetaret e vendit, qe mendonin e vepronin kunder shtetit.
Vijueshmeria e institucionit nuk u nderpre. Thjesht ato zera, veprimtari qe tashme nuk perbenin me krim kunder shtetit, pasi u gjendem ne ditet e demokracise, kur mund te flisnim e shpreheshim lirisht kunder shtetit, u quajten te panevojshme, te pavlera per veprimtarine e metejshme te institucionit te rindertuar. Shume e lehte per t’u thene e per t’u bere. Nepunesit e shtetit dhe institucionit te ri vendosen se c’duhej bere me to! Teknikisht a mbase ligjerisht kishin te drejte. Por ne fakt tere ato dosje te subjekteve nen vezhgim, dosje serioze apo qesharake, me materiale te trilluara apo tronditese, perbenin memorien e nje mekanizmi ilegal, memorien e funksionimit te diktatures ndaj jetes se perditshme te qytetareve, qe demtonin endrren per nje Shqiperi Socialiste. Pikerisht, ky detyrim ndaj shtetit, nje detyrim per bindje i gjithekohshem, pavaresisht se shteti totalitar cenonte, mbyste lirine e individit, legjitimiteti i te cilit bazohej mbi zgjedhje te fabrikuara dhe mekanizma te tille represioni si Sigurimi, ka penguar ndarjen dhe konsiderimin e institucioneve te tilla te diktatures, si vende te memories se regjimit, qe duheshin kthyer ne qendra te hapura per cdo viktime te regjimit, per cdo gazetar, per cdo studiues e per cdo te ri qe do te dije, sesi ka funksionuar nje regjim ne te cilin ai nuk ka jetuar. Por na thuhet se eshte sakrilegj nje veprim i tille. Arsyeja: Sekret Shteteror.
Mbase bindemi me teper duke pare c’eshte bere ne hapesiren paskomuniste jashte Shqiperise. Ndoshta per shkak te vecorise se saj Gjermania Lindore, fill pas bashkimit me Republiken Federale te Gjermanise, - ku procesi i perballjes me te shkuaren e sistemit komunist u ndermor nga nje regjim demokratik si Gjermania Federale, - arriti te demistifikoje e te dekomunistizoje ne menyre teresore dhe korrekte nje mekanizem te kontrollit si Stasi, qe vezhgonte jetet e te tjereve.
Permes nje strukture shteterore, aspak te politizuar, menjehere pas bashkimit te dy Gjermanive u ndermor ruajta e arkivit te Stas-it, qe ishte i hapur jo vetem kundrejt individeve qe kerkonin informacion mbi pasjen e nje dosjeje mbi to ose jo, gjithnje mbi respektimin e privacy-se apo te te drejtave te njeriut, por qe ishte dhe vazhdon te jete e hapur per shtypin, kerkues shkencore, brezat e ardhshem, nese do te dine me teper mbi funksionimin e ketij mekanizmi te diktatures. Nganjehere, cuditerisht dija jone mbi regjimin komunist shqiptar ka ardhur me teper prej arkivave te tjera, sikurse ndodhi se fundi prej Stas-it, e jo prej vete arkivave te Sigurimit.
Tekembramja, nese Parlamentaret shqiptare duan te ndermarrin nje proces teresor te perballjes me te shkuaren historike te regjimit komunist, ne frymen e Rezolutes se Keshillit te Evropes per denimin e krimeve te komunizmit, pertej berjes publike te emrave te personave te ngaterruar, te implikuar me regjimin qe jane ne politike apo ne administrate, duhet t’i bejne te mundur brezave te tjere, qe do te kene perhere nje Pse mbi Bashkepunimin me Regjimin, apo atyre qe kane jetuar mes prag-renies se regjimit dhe sistemit demokratik, te kene mundesi te shfletojne dosjet e menyres se kontrollit te jetes se shqiptareve nga diktatura. Mekat te mbrosh mekataret, i pafalshem mekati qe hyjnizon shtetin qe mbyt individin!