Fillim janari. Edi Rama takohet me Ilir Metën dhe bien dakord për punë të zgjedhjeve. Kaq unë e aq ti, ke-s‘ke vota, një-dy-tre-katër vënde do të t‘i jap. Shtrëngojnë duart, dalin në televizor bashkë dhe pastaj secili në punë të vet. Pas ca ditësh, mblidhet këshilli Bashkiak i Tiranës, ku me unanimitet votohet buxheti dhe ku këshilltarët e LSI-së argumentojnë me pathos se buxhet më të mirë s‘u kishin parë sytë në këtë e atë jetë. Mirëpo në fakt, takimi nuk ndodhi dhe, për rrjedhojë, këshilltarët e LSI-së rrahën të shpjegojnë se buxhet më të keq s‘u kishin parë sytë në këtë e atë botë. Nuk besoj se ka shqiptar që të besojë se, edhe po të qenë takuar e marrë vesh mes tyre dy krerët e partive, prapë LSI-ja do votonte kundër në Këshill të Bashkisë, ose e thënë ndryshe, edhe nëse Iliri do merrej vesh me Ramën, prapë Monika do i dilte kundër të shoqit në Këshill.
Unë nuk marr vesh shumë nga buxhetet, ndaj do ia lija të ma shpjegonin atë zanatçinjtë e ekonomisë. Për fat, në atë këshill janë anëtarë disa kapacitete të ekonomisë, që ndoshta ia vlen të ishin edhe në Kuvend të Republikës. Eshtë anëtar në Këshill vetë rektori i Universitetit të Tiranës prof. dr. në ekonomi, Dhori Kule. Eshtë anëtar në Këshill vetë zëvendësministri i Financave, Florian Mima. Pa është anëtar në Këshill edhe Mitro Çela, një tjetër ekonomist i vjetër. Të tri këta zëra, pak ose aspak i dëgjova të shpjegojnë se pse nuk qënkësh i mirë buxheti i kësaj radhe. Dy më të flaktët në diskutimet e buxhetit të Tiranës qenë Flamur Noka nga Veriu i thellë dhe Ferdinand Poni nga Jugu edhe më i thellë. Numërova këtu ekonomistët e PD-së, pasi më thonë se në grupin e LSI-së nuk paskësh asnjë ekonomist.
Si çdo gjë, që ne kemi aftësinë ta kthejmë në qesharake, edhe këtu ia dolëm ta bëjmë të tillë. Një anëtare e Këshillit, që është edhe këshilltare e Kryeministrit, deklaroi se ishte kundër buxhetit se ai ishte jotransparent dhe i pakonsultuar me publikun. E bukur kjo! Unë vetë "u mërzita" tre muaj rresht duke dëgjuar në televizor dhe poshtë e përpjetë qytetit, diskutimet e Ramës për çështjet e buxhetit, por nuk është ky thelbi. Kjo këshilltarja, akuzonte për mungesë transparence, pikërisht në ditën që u publikua raporti ndërkombëtar që e rendiste qeverinë shqiptare të fundit në Ballkan dhe ndër të fundit në botë. Duket si ironi apo qesharake kjo punë. Dhia e mban gjithnjë bishtin përpjetë, ndryshe nga delja që ecën me bishtin poshtë. Tregojnë pleqtë, se një herë delja, që ia shihte dhisë përditë për shkak të bishtit të ngritur, po duronte pa bërë zë kur kjo i thosh "iii, ta pashë!".
Nejse, përtej të gjithave, përtej Metës që s‘po rregullon dot hesapin e vet, Nokës nga Kukësi që bëhet merak për buxhetin e Tiranës, përtej profesorëve që s‘flasin dhe politikanëve që s‘të lënë të flasësh, përtej këshilltares që ka hallin e transparencës, përtej dhisë që ka hallin e bishtit të deles, e më the të thashë, përtej e në fund të të gjithave, mbetet fakti që unë, qytetari, duhet të pres të zgjidhet halli i të gjithë këtyre, pa të më vijë radha mua dhe hallit tim.
DJEMTE E FLAMURIT
Udhës për Tepelenë, ndonjë gjysmë ore pa arritur në Memaliaj, ndan një udhë e pashtruar që, pas shumë të përdredhurash, të hipurash e të ngjiturash, të çon në një fshat të thellë që e thonë Toç. As që ia kini dëgjuar emrin dhe shumë nga ne do iknin nga kjo botë pa ia dëgjuar emrin kurrë, sikur një ditë prej ditësh dy djem të këtij fshati të mos qenë mërzitur me shtetin e tyre. Edhe ata dy djemtë nuk do qenë mërzitur, sikur të mos kishin televizor, apo sikur, edhe ta kishin, por të mos e kishin hapur atë çast. Mirëpo ja që e hapnë dhe ç‘panë. Panë Prefektin e Qarkut të tyre, që festonte në Greqi mbuluar me flamur të grekut dhe thosh se na qënkësh Prefekt i Epirit të Veriut. Prefekt i sat‘ëme, shpërthyen djemtë dhe s‘mbajtën më. Mblodhën djemtë e fshatit dhe s‘po dinin si ta nxirrnin inatnë. T‘i biem grekut, tha njëri. T‘i biem, ia kthyen të gjithë, armë e kallashë kemi boll. Djema, kallashë kemi vërtet, po nuk kemi lekë për furgonin që të na shpjerë në Kakavijë, paskësh thënë më i urti i tyre. Vërtet, thanë të gjithë, se ai fshat është fukara boll dhe ndonjë pará që u zë dora, e ruajnë si florinë qëmoti.
Të mblidhemi me flamur të kuq dhe të thërresim për shqipen tonë, tha një tjetër. Kështu edhe inatin e nxjerrim, edhe qeveria në Tiranë na sheh që jemi gjallë dhe i del frika nga greku, tha një tjetër. Kështu do bëjmë, thanë të gjithë, o burra bëhuni gati për nesër. Prisni, u hodh prapë ai që u kish thënë për punë të parave të furgonave, unë kam qenë ca kohë në Tiranë dhe kam parë se atje, kur bëjnë miting, më parë marrin leje në polici. Tamam u hodhën të gjithë, kështu do bëjmë edhe ne, që të dukemi se po zbatojmë ligjet dhe po shkojmë në Evropë. Thirrën kryeplakun e fshatit dhe shkruan një letër drejtuar Komisariatit të Policisë së Tepelenës, ku i thonin se kështu e kështu, në filan datë do mblidhemi dhe e çuan në Tepelenë.
Në Tepelenë u çuditën me atë letër që u erdhi. Që nga koha e Bizantit, ishte e para herë që në këtë krah të Ballkanit, dikush kërkonte leje me shkrim për të bërë miting. Denbabaden qenë bërë luftra, përmbysur mbretërira, plaçkitur depo e rrënuar kalara, pa kërkuar leje njeri, ndërsa tani këta donin leje për miting. Hej ç‘na ndezi belaja, thanë policët. Natyrisht që komisariati nuk ra në kurthin e djemve të Toçit, po meqë një përgjigje duhej ta jepte, u thanë me gojë: "Nuk kemi trupa të mbajmë rendin atje në fshat, kështu që hajdeni e bëjeni mitingun këtu para Komisariatit". Or ti mik, u përgjigjën djemtë, të kishim para për të sjellë njerëzit me furgona deri këtu, ne e bënim në Tepelenë, e s‘e linim për në fshat. Kështu që të dyja palët mbetën te e tyrja dhe djemtë bënë pas për në fshat.
Diskutimi i radhës qe se ku do ta bënin mitingun. Vënde e sheshe të lira s‘kishin mbetur shumë, se u kishte dalë pronari, ndaj ranë dakord shpejt se i vetmi shesh ku mund të mblidheshin bashkë, ishte te Hauri i Abaz Çamit. Shkruan edhe një lajmërim e shumëfishuan dhe e shpërndanë poshtë e lart. Veç flamurëve e parullave, u hodh njëri, them t‘i shkruajmë emrin me bojë Kserës e Bollanos mbi një gomar. Ideja u pëlqeu. A kemi gomerë në fshat? Vallahi, me dy këmbë nuk kanë mbetur më, se ca i veshi Sala polic, e ca i bëri drejtora, ndërsa me katër këmbë kemi sa të duash. Shkuan e muarrën dy syresh, por i zoti i gomerëve i ndoqi duke u qarë me sa zë kish. Amani or djem, mos më merrni në qafë. Po i shkruat me bojë, ajo e shkretë s‘hiqet më dhe, po erdhi policia, do i shohë dhe do gjej belanë. Amani se kam hall të marr në prefekturë dokumentet për djalin refugjat, amani. Si e rrahën edhe një herë, i dhanë karar që të mos shkruanin emrat e Kserës dhe Bollanos drejt e në lëkurë të gomerëve, por mbi një çarçaf dhe pastaj çarçafët t‘ua hidhnin gomerëve përsipër. Kështu që, po të vinte policia për hetime të thelluara, fap një të hequr çarçafët dhe gomerët fajtorë s‘do dalloheshin më nga gomerët e tjerë, të rrjeposur e qafëvarur nga të pangrënët siç qenë.
Ditën e mitingut, çdo gjë shkoi vaj, pa thyer asnjë xham siç nuk kish ndodhur kurrë, as kur shkulën komunizmin duke shkatërruar shkollën e fshatit, e as kur shkulën Salinë e parë duke hapur depot e komunzmit. Ndoshta hija e flamurit të kuq me shkabë, qenkësh aq e rëndë sa i urtoi djemtë e sertë të Toçit dhe i bëri të gjithë miq e shokë mes tyre. Edhe gomarët u gëzuan se dolën në televizor, paçka se me emrin e tjetërkujt të shkruar në kurriz, edhe lebërit u gëzuan se më në fund e nxorën marazin që u qe mbledhur në shpirt, edhe flamurët me shkabë u gëzuan se dolën nga sëndyqët me naftalinë ku kishin vite të mbyllur.
I vetmi që s‘u gëzua qe Ksera në Gjirokastër, kur pa ku ia kishin shkruar emrin. Të nesërmen policia, që deri atëhere se kish parë njeri të bëhej e gjallë, ngriti akuzë në Prokurori për djemtë fshatit: "Organizim Mitingu të paligjshëm te Hauri i Abaz Çamit, në fshatin Toç të Tepelenës". S‘ke ç‘i thua, ka në dorë edhe gurin edhe arrën, ndërsa djemtë e Toçit, vetëm gurët e fshatit kanë.
U mblodhën prapë, çdo bëjmë tani? E parë e punës, do zëmë një avukat, se ne s‘marrim vesh nga këto punë. Pyetën në Tepelenë dhe u thanë se avokati donte 1.000.000 lekë për davanë. Sa mooo? Po ne të kishim një milion lekë kishim blerë naftë. Po ç‘e doni naftën? T‘ia hedhim atij tankut që kemi marrë në depot e Gërhotit më ‘97-ën e t‘i biem grekut, thanë.
Gjyqi filloi e po zvarritej, e djemtë e Toçit s‘po kuptonin gjë, kur hileja doli papritur. Sa u zvarrit gjyqi, Gjykata e Tepelenës u shkri se e zuri reforma dhe çështja e Mitingut të paligjshëm te Hauri i Abaz Çamit, u transferua në Gjirokastër. Nga shiu në breshër, në mos tjetër, se furgoni për Gjirokastër kushtonte sa dyfishi i atij për Tepelenë. Ku me të pyetur e ku me të njojtur, gjetën një tjetër avukat që ndodhi të ishte edhe patriot dhe u kërkoi gjysmën e parave, se edhe ky bukës bukë i thoshte. Dëgjoni djema, do më jepni 500 mijë dhe e rregulloj unë këtë punë, se ia kam gjetur anën hetuesit, se edhe ai bukës bukë i thotë. Mirëpo sa rregulluan këtë hall, u doli një tjetër. Gjykatësi i çështjes, një dibran, na kish një hall shpie, e kish gruan pa punë. Sa e merr vesh prefekt Ksera këtë hall, e zgjidh tak-fak. Dhe gruaja e gjyqtarit fillon punë brenda 24 orëve në Prefekturë, ku është edhe sot. U hap gjyqi dhe hetoi Mitingun e paligjshëm te Hauri i Abaz Çamit, hetoi edhe pjesëmarrjen e gomerëve. Pastaj seanca u shty për diku nga mesi i shkurtit. Të shohim si do vejë.
S‘paska më keq se sa kur një shteti që i kanë rënë brekët në tokë, përpiqet të tregojë se vërtet është pa brekë, por ama edhe kështu di t‘u bëjë keq shtetasve të vet. Dhe këtij shteti unë i paguaj taksat në Tiranë, që të vejë e të burgosë djemtë e Toçit thellë maleve të Tepelenës.