Qëkurse janë zënë shtetet mbi dhé, janë ca funksione bazë të tyret, të cilat nuk ndryshojnë nga brezi në brez, nga shteti në shtet, apo nga sistemi në sistem. Me faraonë qoftë apo me parlament, një shtet ka për detyrë për shembull të mbrojë jetën e shtetasve të vet apo të bëjë punëra publike, të ndërhyjë që jeta e nënshtetasve të shkojë në paqe e në mirëqenie, apo të hapë shkolla e të mbajë spitale, e kështu me radhë. Pastaj, për të arritur këto qëllime, shtetet përdorin ca mekanizma që janë edhe ato të vjetra sa vetë bota, si llafi që bie ngrenë administratë, mbajnë zyrat e hipotekës dhe të taksave, regjistrojnë popullsinë dhe u japin letërnjoftime shtetasve.
Arkeologët, tek gërmojnë në Babiloni apo në Romë, kanë gjetur shkrime ku shahët e Persisë apo perandorët romakë mburren për lloj-lloj punërash që kanë bërë, kanë ngritur ujësjellësa apo kanë vaditur shkretëtirat, kanë hapur rrugë apo kanë ndërtuar pallate, e lloj lloj punërash të tjera. Por nuk do të gjesh askurrë ndonjë syresh që të mburret se në filan vit apo në fistek kohë ja doli t‘u japë shtetasve të vet letërnjoftime. Arsyeja e kësaj nuk është se në kohët e vjetra nuk ekzistonin dokumentet e identifikimit, sepse ato, ku në baltë të pjekur e ku në pergamenë, kanë ekzistuar në daç në kohë të faraonëve, në daç në kohë të mesjetës, e në daç në kohë më të reja. Arsyeja është një tjetër: t‘u japësh shtetasve të tu dokument identifikimi nuk ka qenë asnjëherë një mburrje për ndonjë shtet, se bën pjesë tek ato detyrat rutinë të administratës, që askurrë nuk mund të rreshtohen si meritë. Do ish sikur të mburrej muratori se ka mistri, llaç e tulla. Këto janë mjetet për të ndërtuar e me të cilat niset puna dhe jo përfundimi që është muri i ngritur në këmbë.
Nga kjo anë, qeveria që kemi, sipas zakonit të saj ka vendosur të dallojë nga çdo qeveri e vend tjetër i botës dhe të shesë për gjë të madhe se po pajis nënshtetasit e vet me dokument identifikimi, që në fakt është detyra e parë e çdo shteti. Dhe si të mos mjaftojë kjo, as këtë nuk po e bën dot, duke na sjellë vërdallë të gjithëve, ca se nuk i bën dot e ca se nuk do as t‘i bëjë.
Që të mos u sjell këtu ndonjë shembull nga vende të tjera që na duken shumë të përparuar për standardet tona, po u sjell një shëmbëll nga shteti ynë kur ish ende i ri e pa përvojë, pa kompjutera e shenja elektronike, por kish vetëm letër, bojë e vula. Ky letërnjoftimi i fotografisë është lëshuar në Bilisht në shtator të 1924-ës, kur në Tiranë qeveriste Fan Noli, pra për më tepër edhe një qeveri e pastabilizuar mirë, por që dokumentet i lëshonte sakllam ama. Vazhdoni ju tani të më thoni se për letërnjoftimet e sotme në Tiranë e kanë fajin dritat, apo prishet kompjuteri, apo se s‘do opozita.
DEMONSTRATA PRO LIGJIT
Para tri ditësh shoqata e të verbërve protestonte për të njëmijtën herë. Çudia ish se nuk protestonin kundër ndonjë ligji, por protestonin që të zbatohej ligji që është në fuqi! Të gjithëve na kujtohen minatorët kur protestonin për zbatimin e ligjit të pensioneve të tyre, apo ish-ushtarakët kur protestonin edhe ata për zbatimin e ligjit që ju njeh pensionet, por që qeveria nuk jua jep. Madje ish-ushtarakët shkuan deri në Gjykatën Kushtetuese, e fituan davanë dhe prapë qeveria s‘u jep paratë. Pastaj janë ish të dënuarit që kërkojnë dëmshpërblimin sipas ligjit, janë jetimët që protestojnë që t‘u jepet banesë që jua njeh ligji, janë edhe taksistët që tash tri a katër vjet, rregullisht gati çdo muaj bëjnë nga një demonstratë rrugëve të Tiranës duke kërkuar edhe ata që të zbatohet ligji i tyre.
Ç‘është kjo punë kështu?! Me ç‘duket, në këtë vend të gjithë kërkuakan të zbatohet ligji, madje bëjnë edhe demonstrata për këtë dhe, meqë demonstratat i bëjnë kundër qeverisë, e vetmja që nuk e zbaton atë është qeveria! Në të gjithë botën bëhen greva e demonstrata ku, me anën e forcës, njerëzia kërkojnë që një ligj a rregull i caktuar të ndryshojë e t‘u përshtatet nevojave të tyre. Apo përndryshe, nëse për një gjë nuk ekziston fare ligj a rregull, njerëzia demonstrojnë që qeveria të bëjë ligj për atë punë. Ca të tjerë pastaj demonstrojnë t‘u rriten rrogat, ca për pensionet, e kështu sipas radhës e hallit që i ka zënë. Dhe davaja mbyllet posaqë qeveria e bën ligjën. Pas kësaj njerëzia u kthehen punëve të tyre, sipas ligjës që kishin kërkuar.
Mirëpo këtu ndër ne, sherri e shamata fillojnë jo për të detyruar qeverinë të bëjë ligjin, por për ta detyruar të zbatojë ligjën që ka bërë. Arsyeja është e thjeshtë. Ca se është e pazonja të përballet me hallet e njerëzve, e ca për të bërë figurë të bukur, qeveria i bie shkurt të miratojë edhe ligje që pastaj, kur vjen puna për t‘i zbatuar, një herë nuk i përfshin në buxhet, një herë bën sikur s‘ka para, një herë tjetër thotë shkoni në gjyq po deshët, duke i bërë hallexhinjtë t‘u fillojë halli kur duhej t‘u mbaronte.
A mund të më gjeni dot në botë popull më ligj-dashës sa të protestojë për t‘i kërkuar qeverisë të zbatojë ligjën apo, a kini parë qeveri më së prapi sesa kjo e jona, ku duhet të bëjmë demonstrata për ta detyruar të zbatojë ligjet që vetë ajo ka nxjerrë?! Jemi i vetmi vend në botë ku demonstratat bëhen jo për të detyruar qeverinë të ndryshojë ligjet, por për ta detyruar atë të zbatojë ligjet që janë, që ajo vetë i ka nxjerrë, por që për kiamet se do t‘i zbatojë.
55-IZMI
Kur gazeta TEMA dhe drejtori i saj u goditën nga pushteti, qe një gjë që dikush me zë pak të ulët e përmendi në analizat e atyre ditëve, ndërsa shumë prej nesh e thanë me zë të lartë në analizat jopublike mes bisedave: TEMË-n dhe Meron pakkush i mbrojti. Apo, edhe kush e bëri këtë akt, e bëri pa zemër, më shumë me parimin "m‘ka çu nona me la gojën", për të goditur Saliun, apo për miqësi personale ndaj MERO-s. E thënë shkurt, me ç‘kish bërë ajo gazetë, e me sa kish filtruar i zoti i saj me pushtetin, pakkujt i bëri zemra t‘i dilte në krah në ditën e hallit.
Pak muaj kaluan dhe i shkau këmba edhe Pangos. Me një unitet gati total media u rreshtua kundër, gazetarë, ish-miq, botues, njerëz publikë e kështu me radhë. U bë e dukshme jo vetëm neveria për gjestin, për abuzimin me postin, apo me paratë e ministrisë por, ajo që qe kryesorja, qe refuzimi i përgjithshëm publik për personin. Askush apo gati askush nuk iu gjend pranë njeriut, apo nuk e ndjeu veten të detyruar qoftë edhe për një gjest kavalierllëku të pamerituar, t‘i dilte në mbrojtje njeriut që papritur, brenda 24 orësh, jo, 24 minutash, e braktisën të gjithë.
Prapë koha rrodhi tëposhtë dhe radha i erdhi një tjetër personazhi të errësirës, Fahriut të "55"-ës. Zor të kem parë aq shumë gëzim në sytë e njerëzve për demaskimin e një tjetër njeriu, sa në këtë rast. Jo vetëm sy të majtësh apo vetëm opozitarësh, jo vetëm sy gazetarësh apo analistësh, jo vetëm sy mediash a botuesish, por praktikisht sytë e të gjithë shqiptarëve që kishte vite që e ndjenin veten të përdhosur nga figura e këtij njeriu që, pak nga pak, ishte kthyer në simbol i asaj se si nuk duhet të jetë një qenie njerëzore. Nuk them se të gjithë ata që u gëzuan apo e shprehën gëzimin, për retë e zeza që po i afrohen kokës së këtij njeriu, janë burra të mirë, por sidoqoftë të ndryshëm prej tij janë, nga i pari tek i fundit. Dhe fenomeni u përsërit sërish: gati askush nuk doli në mbrojtje të Fariut që, teorikisht është koleg me gjithë gazetarët(!).
Me ç‘duket, edhe në këtë Shqipërinë tonë, ku duket se e keqja s‘ka fund, e keqja paska një fund, tej të cilit shoqëria, me gjithë hallet e sëmundjet e saj, vepruaka, në mos duke e treguar të keqen me gisht, të paktën duke i kthyer kurrizin dhe braktisur, për ta lënë të qelbet në plehun e vet.