Si sot java shkrojta për punë të gjyqit të Gërdecit. M‘u mërzit Saimiri. I mbeti hatëri se, aty nga fundi i shkrimit, përmëndja edhe faktin që deri tani për punë të këtij gjyqi nga e majta është bërë vetëm një deklaratë dhe kjo përmes gojës së Sajmirit.
Sefte u nxeha me Saimirin dhe desha t‘i përvishem. T‘i përvishem se deklarata qe e vakët, se deklarata qe e vetme, se pas saj s‘u vazhdua më me asgjë, e kështu me radhë. Pastaj m‘u ndez një llambë dhe kafshova gjuhën. Pashë se po bënja të njëjtin gabim që më kish rënë kushedi sa herë edhe mua vetë në kokë. Sa kohë askush nuk flet e nuk bën gjë, askush nuk i thotë gjë. Por, posaqë merr guximin e thotë diçka, të gjithë të vërviten në kurriz, e s‘të lënë gjë pa thënë, jo po e bëre gabim, jo po duhej bërë kështu, jo po e zgjate, jo po i re shkurt, e secili ka nga një vërejtje dhe, në fund, ti del burrë i keq e i paaftë, ndërsa gjithë ushtria e madhe e atyre që nuk hapën gojë fare, paçka se e kanë për detyrë, mbeten burra të mirë e të mençur. Kam vojtur shumë nga llafet e të tjerëve, ndaj e ndjeva fort mërzinë e Saimirit. Ai sidoqoftë foli dhe, bën vaki të flasë prapë. Ndoshta mund të flitesh edhe më fort, por sidoqoftë foli. Po 64 deputetët e tjerë të partisë sime, që nuk hapën gojë e ndënjën sus? Po gjithë sekretarët, e kryetarët, e anëtarët, e kryesirat, e tërë të zgjedhurit e tjerë, si s‘hapi gojë asnjëri. Dhe unë pastaj, nga halli shkoj e i bie të vetmit që, sidoqoftë guxoi e hapi gojë.
Është dilemë e madhe kjo e të folurit kur asnjëri s‘flet. Ai që zgjedh zanate të krahut ka shumë dilema ditë pas dite dhe gjithë jetën. Në qoftë kuzhinier rron mes dilemës të gatuajë qofte apo skallopë, apo në qoftë ndërtonjës ka tjetër dilemë, të bëjë një kat pa leje apo dy, se që do bëjë pa lejë kjo s‘ka dyshim, e kështu të gjitha zanatet me radhë. Ndërsa ai që zgjedh zanatin e të shkrojturit, ka vetëm një dilemë dhe atë e ka një herë të vetme: do të jetë "Sokrat i uritun apo derr i nginjun". Pasi t‘i ketë dhënë përgjigje kësaj dileme, s‘ka më kthim pas, se përndryshe bëhet i pabesueshëm e s‘i rëndon më llafi.
Më lër Saimir të të kërkoj ndjesë, por më lër të të jap edhe një këshillë. Bëre ç‘bëre, vajti si vajti kjo punë, kthehu e futu vrap në rresht, se ndaj e thotë imzot Noli:
Rroft e qoft patriotizma,
edhe gjith idealizma.
Po kur dimër del behari,
s‘ka si zjarri!
KOMISIONI I PREFEKTIT
Vitin që shkoi Parlamenti miratoi një ligj sipas të cilit do ngrihen nga prefektët ca komisione që do kontrollojnë ndarjen e tokave sipas ligjit 7501. Ky komision pasi të kontrollojë, mund të vendosë të ta marrë tokën. Merret me mënt se sa i pavarur mund të jetë një komision i tillë dhe merret me mënt se kujt do shkonte t‘i binte në qafë ai. Ka nja 500 vjet që bota ka shpikur gjykatat për të zgjidhur konfliktet e këtij lloji, ndërsa ne edhe pas 500 vjetësh vazhdojmë t‘i zgjidhim konfliktet me komisione, si Lek Dukagjini me kuvënde.
S‘ka ca ditë që prefektët kanë filluan të ngrenë komisionet sipas këtij ligji dhe këtu do jemi e do shohim se ku do t‘i dalë tymi atyre. Megjithatë, që të mos i bie hasha asaj që kam thënë më parë, unë po përsëris se janë dy ligje që i nxorën binanë Shqipërisë me vjedhje e hajni dhe këta janë Ligji i Ndarjes së Tokës dhe Ligji i Kthimit të Pronave dhe, në zbatim të tyre, komisionet e ndarjes së tokës në fshat dhe komisionet e kthimit të pronave në qytet. Batërditë që kanë bërë këto dy palë komisione, nuk i ndreq dot as Perëndia sikur të zbresë në tokë e as Komandanti sikur të dalë edhe një herë nga varri, e jo më komisioni me prefekt, që thjesht do trembë ndonjërin politikisht, apo do i marrin ndonjë dorë lekë ndonjë tjetri.
Mirëpo, nëse komisionet e tokës kanë vepruar kryesisht në ndarjen e pronës së grupit dhe që janë çështje ku s‘ka pse ndërhyn prefekti, pasi nëse ka konflikt palësh i dëmtuari shkon në gjyq, ka një tjetër kategori ku as nuk ka kush të ankohet. Komisionet e kthimit të pronave kanë një meritë të madhe dhe që do ju kujtohet në shekuj, ato kanë meritën që e zhveshën shtetin shqiptar deri në kockë. Prona e vjedhur me këto komisione është e shtetit, domethënë e të gjithëve, domethënë e askujt, domethënë që s‘ka kush të ankohet. Paçka se sa më shumë mekanizma e institucione ngremë për ta mbrojtur shtetin, aq më shumë zhvishet e plaçkitet ai. Prefektura e ministrira, Kontrolli i shtetit dhe auditi i brendshëm, kontrolli i kryeministrisë dhe prokuroria, avokati i shtetit dhe kadastrat, të gjitha këto me gjithë ushtrinë e funksionarëve të tyre, ekzistojnë e paguhen vetëm për një gjë: të mbrojnë pronën e përbashkët dhe që pastaj bëjnë vetëm një gjë, nuk hapin gojë për pronën e përbashkët.
Pikërisht në këtë kategori prone, që është edhe më jetimja, duhej të ndërhynte prefekti në ka këllqe, e jo të merret me ndonjë fakir fukara katundeve të Tiranës e Shijakut. Se, a e di Prefekti që bie llafi, Pallati i Pionierëve që ishte rezidencë shtetërore e ngritur me pará shtetërore, Berisha ja dha Zogut me frazën lapidare: "Unë po ja jap, letrat le t‘i bëjë pastaj". Ka këllqe prefekti ta kontrollojë këtë dosje, që as dosje s‘i thua dot, se ka vetëm kapakët dhe gati asnjë letër brenda? Apo, a e di prefekti, që trualli tek ish-Lidhja e Shkrimtarëve ka qenë pronë shtetërore e blerë me pará nga shteti, u është rikthyer ish-pronarëve që i kanë marrë një herë paratë aso kohe? Apo, a e di prefekti, se Kinema Ali Demi, ish-Instituti Karnarvon, dhuratë për Shqipërinë e lordit anglez me të njëjtin emër, i është dhënë ca figurave enigmatike që e quajtën veten ish-pronarë. Apo, a e di prefekti, se Muzeu i Shkencave të Natyrës, pronë gjysmë e shpronësuar nga shteti e gjysma tjetër e ndërtuar nga vetë shteti, u është dhënë ish-pronarëve dhe muzeu me gjithë rraqe, pritet të flaket në rrugë të madhe me sot me nesër. Unë, si qytetar i thjeshtë i këtij qyteti, u kam hyrë këtyre dosjeve dhe kam parë që janë turpe e shkuar turpit, lëre pastaj sikur t‘i hyjë kontrollit vetë shteti, që për këtë punë paguhet, se ç‘do nxirrte mes tyre.
Të gjitha këto e shumë të tjera si këto, janë prona të të gjithë shqiptarëve, që na janë marrë të gjithë ne shqiptarëve, ndaj ti, prefekti i shqiptarëve, në ta mban merru me këto, e jo me poturet e grisura të ndonjë fshatari mavri me bojë.