Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Stratigosi i ushtrise se vdekur

Shkruar nga: Artan Lame  
Botuar më: 15 vite më parë

Artan Lame
Stratigosi i ushtrise se vdekur

Ismaili nuk ulet dot te shkruaje volumin e dyte te “Gjeneralit te Ushtrise se Vdekur”. Nuk ulet dot, qofte edhe per faktin e thjeshte se do te zhvleftesonte volumin e pare te shkrojtur 40 e kusur vjet te shkuara dhe qe i dha fame anekend botes. Megjithate, kjo nuk e pengon dot kedo prej shqiptareve te rinj qe ta beje kete pune, ndaj, sa jane gjerat te fresketa, po hedh ne leter ca ide qe mund t’i perdore kush te doje per te shkruar librin e dyte qe i bie ta quaje “Stratigosi i ushtrise se vdekur”.

Ne kete liber te dyte, vendi ku zhvillohen ngjarjet nuk do quhet me Shqiperi, por “Epiri i Veriut”. Personazhet kryesore do jene nje gjeneral qe ne greqishte i thone stratigos, dhe nje prift qe i thone papu. Ky Papu, ne ndryshim nga prifti i Kadarese, do te perpiqet te miqesohet jo me femije te vegjel, por me djem te rinj faqepadirsur te cilet do t’i nduke nga tulet neper motele, tamam siç bente ai prifti ne Korçe ca vjet me pare. Stratigosi dhe Papu do t’i zhvillojne dialogjet dhe monologjet e tyre te hotel “Sheratoni”, pasi hotel Dajti i kohes se gjeneralit te pare, eshte mbyllur e shkaterruar me kohe e vakt. Te dy do bredhin gerxheve te Epirit te Veriut, te shoqeruar nga ca punetore qe urojne te jene vrare sa me shume ushtare ne ate lufte. E bejne kete pasi kane hall te rremihin sa me shume varre, se paguhen me norme dhe jo me rroge baze.

Ne vend te eshtrave te kolonelit Zampa, kesaj radhe ata do te kerkojne eshtrat e kolonelit Zeta, i cili eshte vrare diku ne nje qytet ne kufijte e Epirit te Veriut, qe e quajne Lezhe. Kur u zhduk koloneli Zeta, Lezha kishte qene nje qytet i vockel dhe atje koloneli Zeta shkonte per te takuar nje djalosh me ca zakone pak te çuditshme per njerezit namusllinj te qytetit verior. Pastaj nje dite koloneli u zhduk dhe askush nuk degjoi me per te, ndersa djemte e qytetit moren fryme te lehtesuar. Me rastin e heqjes se vizave, ne qytetin verior te Epirit te Veriut, u organizua nje feste e madhe dhe, meqenese Stratigosi dhe Papu u gjenden atyre aneve, shkojne per te marre pjese. Gjate festes, nje plak i moçem nuk e duroi dot pamjen ku Papu kercente dore per dore duke ju ferkuar ca djemve te cilet, ne gezimin e heqjes se vizave, nuk ia vinin re teprine. Plaku i moçem ngrihet, shkon ne kullen e vet dhe kthehet me nje thes kocka qe ishin te Kolonelit Zeta.

Startigosi dhe Papu gjenden ne veshtiresi, pasi deri tani kishin blere rreth njezet pale kocka, per te cilat ata qe ua kishin shitur, u kishin bere be e rrufe se ishin te Kolonelit fatzi, keshtu qe deshen t’i hedhin ato nga ura. Por pastaj menduan se mjaftonte t’u nderronin emrin dhe keshtu sistemonin ndonje kolonel, major a kapiten tjeter pa emer. I heq vemendjen shkrimtarit qe kete punen e kockave duhet ta nxjerre si histori me vete dhe si zhvillim krijues i librit te dyte ne krahasim me librin e pare te Kadarese. E reja e ketij libri, qendron ne faktin se kesaj radhe Stratigosi dhe Papu nuk eshte nevoja te bredhin e te hallakaten shume maleve e skerkave per te gjetur eshtrat mbi bazen e hartave te vjetra. Jo, ata rrine ne “Sheraton” dhe permes Google Earth ne kompjuter studiojne pellembe per pellembe gjithe territorin. Pastaj bene nje reklame ne televizionet me te rendesishme pak a shume me kete tekst: “Doni te paguani kestet e kredise se makines, sillni nje pale kocka dhe hallet tuaja mbaruan”. Nuk iu desh te prisnin gjate kur vershuan lumenj kockash e kafkash, sa iu desh te merrnin me qira ambiente te reja prane hotelit. Hallexhinj me thase ne kurriz zinin radhen qe pa gdhire prane magazines dhe prisnin te duruar.

I keshilloj shkrimtarit qe, per te bere efekt, te sjelle ne liber pjese nga debatet midis njerezve qe rrine ne radhe, se si presin me dyshimin nese do t’ua pranojne kockat apo jo, se si dalin pastaj te gezuar nga magazina me parate ne njeren dore dhe me celularin ne tjetren duke i telefonuar familjes. Se si lind bursa e kockave ne sheshin aty prane, ku kembehen kockat qe nuk perputhen me njera-tjetren, apo ku plotesohen skeletet e paplota.

Fillimisht Stratigosi dhe Papu kerkonin deshmi per kockat, por me pas hoqen dore nga ky formalitet i tepert burokratik. Kete ua beri me te lehte fakti qe perfaqesuesi i Qeverise Shqiptare kishte nje vella refugjat ne Krete pa dokumente te rregullta. Brenda dy ditesh letrat e vellait te perfaqesuesit shqiptar u puthiten dhe, qe nga ai moment, perfaqesuesi shqiptar s’linte vend pa thene se ç’xhanan burra ishin keta te huajt qe i kishin zgjidhur hallin qe qeveria e tij s’ia zgjidhte dot prej 15 vjetesh.
Pas ca kohesh, Stratigosi dhe Papu ndermarrin nje udhetim ne jug te Epirit te Veriut, deri ne Gjirokaster. Gjate ketij turneu, ata vizitojne shume fshatra ku mblodhen edhe nje sasi te madhe eshtrash. Nje dite, atyre u del perpara nje fshatar me “dum-dum” ku kish ngarkuar nje arkivol. Ai u shpjegoi se ato qene eshtrat e nje ushtari qe ai e kishte mbajtur ne shtepi gjate luftes, derisa e kishin vrare ushtaret e Batalionit te Kalter. Batalioni i Kalter ishte nje repart special, i cili perpiqej t’u sillte mendjen ne vend atyre qe nuk e dinin se ishin banore te Epirit te Veriut, ose qe e vinin ne dyshim nje fakt te tille. Ata kendonin nje kenge ku thuhej se “do t’i rripnin shqiptaret dhe me lekurat e tyre do benin rroba”. Banoret e Epirit te Veriut, qe e shihnin se ata ushtare ishin te veshur e te mbathur per bukuri, nuk e kuptonin pse paskeshin vendosur te visheshin me lekuret e tyre si te egjrit e shpellave qemoti. eshte e vertete qe ata, si banore te maleve e njerez te vojtur, e kishin lekuren te trashe e plot qime, por jo aq sa te bente per rroba. Ata fshatare te paqem, mes tyre benin edhe hoka: “ore Hasan, me lekuren tende del goxha jelek. Rri ore Zenel, se ti ke aq qime sa vetem per gune te vlen lekura po ta rropen”. Per fat te mire, pas zhdukjes se komandantit, kolonelit Zeta, Batalioni i Kalter u shpernda dhe vertet qe me lekure shqiposh nuk u veshen dot, por kenga u mbeti ama dhe kendohet edhe sot e gjithe diten ne Eladhe.

Ne skenat e fundit te librit te dyte, i keshilloj shkrimtarit qe te merret ca me diskutimin filozofik nese eshte mekat apo jo, te varrosesh kokallat e pleqve, grave e kalamajve te vdekur ne pune te tyre, per eshtra ushtaresh te vrare per Eladhen. Stratigosi, qe ka bere edhe nje shkolle ne NATO, ka disa skrupuj per kete pune, ndersa Papu, qe shkollen e ka bere ne manastir, duhet te shfaqet me i qarte. Ne jemi vegla te Perendise, do thote ai duke surbuar konjak ne klubin e Sheratonit dhe, nese e bejme kete pune eshte Perendia qe na ka vene ta bejme. Nese keta gjynahqare s’jane ushtare, por civile te vdekur nga murtaja, pleqeria a TBC-ja, ky s’eshte faji yne, por i tyri. Fajin vete e kane se, sikur keta pleq kokeforte ta kishin pranuar ne te gjalle qe nuk qene shqipo, por banore te Vorio Epirit, ne sot nuk do i nxirrnim nga varret. Pastaj, ne eshterite po u nxjerrim e po i kembejme, se shpirtrat nuk ua shkembejme dot atje ku jane.

Kjo skene filozofie mund te mbyllet me nje ze te çjerre plake qe ulerin nga malet. “O greeker! Po edhe priftin e kini futur ne valle, sa e kini bere te beje be te rreme e te thote qe kokallat e pleqve dhe kockat e çiliminjve, jane eshtra ushtaresh qe rane per Eladhen. Po je prift, or te rente nje pike dhe, edhe po s’te pa robi kur mbledh kocka te rreme, te sheh Zoti dhe, kur te shkosh nje dite ne ate dynja si gjithe vdekataret. Ai do te hape qitapin e madh (se Zoti i shkruan te gjitha) e do te te thote: “Tiii, papa Jani, a papa shejtani, a si ta thone emrin, i ke hyre ne hak fukarase ne toke, e mua ne qiell dhe harram e paç rroben e shenjte te prifterise, e sikterr u djegsh ne katran te xhehenemit”. Se aq e shpifur do t’i duket Perendise ajo qe po beni, sa nuk do doje t’u mbaje as ne sketerren e kaurreve, po do t’u degdise ne xhehenemin e turqve.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama