Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pse u porosit Pakti Detar

Shkruar nga: Saimir Lolja  
Botuar më: 15 vite më parë

Saimir Lolja
Pse u porosit Pakti Detar



            Tubacioni që do të sjellë gaz natyror [gaz metan CH4] nga Rusia nëpërmjet Detit të Zi njihet me emrin “Southern Stream” [Rryma Jugore] dhe pritet të mbarojë në vitin 2015. Kapaciteti më i madh i saj do jetë 63 bilion metra kub gaz. Në qytetin Pleven të Bulgarisë kjo linjë do ndahet në dy degë: dega veriore vazhdon nëpër Serbi, Hungari e mbaron në Austri; kurse dega e poshtme zbret në Greqi dhe duke ecur drejt Perëndimit do dalë në plazhin e Stavrolimenas, poshtë Igumenicës së Çamërisë.

            Linja “South Stream” është në garë me linjën “Nabucco”, e cila sjell gaz nga Deti Kaspik (ku ndodhen 20% e rezervave botërore të gazit metan), arrin në Turqi, ngjitet në Veri nëpër Bullgari, Rumani, Hungari dhe arrin në Austri. Linja “South Stream” ka një çmim ndërtimi prej 20 bilion Euro, domethënë më shumë se dyfishi i çmimit të ndërtimit të linjës “Nabucco” (7.9 bilion Euro). Linja “South Stream”, pavarësisht nga çmimi më i lartë, ka qëllimin politik të rritjes së pranisë rusë në rajonin e Europës Juglindore dhe të rritjes së varësisë Europiane nga Rusia. Siç duket zyrtarët emocionalë te Bashkimit Europian kaë harruar se çfar ka sjelle për Europën investimi politik dhe rritja e varësisë nga Rusia 2, 32, 62, 92, 132, e 232 vitet e shkuara,

            Linja e gazit Turqi-Greqi-Itali, e cila mbart gas metan kryesisht nga Deti Kaspik, niset nga qyteti turk Karacabej, arrin në qytetin grek Komotini dhe nga këtu (për 590 km me çmim 600 milion Euro) arrin afër Igumenicës. Dega Turqi-Greqi e kësaj linje ka hyrë në shërbim që në vitin 2007 dhe mbart 7 bilion metra kub gaz në vit. Kapaciteti i kësaj do rritet në 11.8 bilion metra kub gaz në vit, nga të cilët 8 bilion metra kub gaz do mbarten nëpërmjet linjës Greqi-Itali që pritet të mbarojë në vitin 2013 dhe pjesa tjetër do të mbulojë nevojat e Greqisë. Tubacioni nga qyteti Komotini në Igumenicë do ketë diametërër 106.7 cm, do durojë shtypje deri në 80 bar (78.9 atm) dhe mund të mbartë deri në 15 bilion metra kub gaz natyror në vit. Kjo linjë do ketë një stacion komprimi në qytetin Komotini dhe një tjetër në qytetin Nea Mesimvria sipër Selanikut.

            Dega e poshtme e linjës “South Stream” dhe linja Greqi-Itali bashkohen afër Selanikut dhe më pas tubacioni shkon drejt Igumenicës. Nga këtu tubacioni i gazit do jetë nënujor (203-217 km, me çmim 300 milion Euro), do quhet "Poseidon pipeline" dhe do arrijë në qytetin e Otrantos, në thembrën e çizmes italiane. Tubacioni “Poseidon” do ketë diametrin 81.3 cm, do durojë shtypje deri në 150 bar (147.9 atm), do ketë një stacion komprimimi në bregun nga niset dhe mund të mbartë deri në 10 bilion metra kub gaz në vit.

            Në Gusht 2003, Bashkimi Europian u dha 930’000 Euro kompanisë shtetërore greke DEPA dhe asaj italiane Edison për të kryer studimin e linjës nënujore “Poseidon”. Në Korrik 2007, Turqia, Greqia dhe Italia nënshkruan bashkarisht marrëveshjen për linën Turqi-Greqi-Itali. Në Qershor 2008 këto dy kompani krijuan gjysëm për gjysëm kompaninë “IGI Poseidon s.a.”, e cila do të ndërtojë dhe pronësojë (për 25 vjet) tubacionin nënujor. Linja “Poseidon” mendohet të fillojë ndërtimin në vitin 2010 dhe të përfundojë në vitin 2012.

            Për të kaluar tubacionin nga bregu i Çamërisë në atë italian ka dy rrugë: (1) njëra është me dalë nga poshtë Korfuzit dhe me u ngjitur në Veri drejt Otrantos; (2) tjetra është me ecur përgjatë Kanalit të Korfuzit, me u kthyer më pas drejt Perëndimit, e duke ecur përmes ishujve Otoni e Erikuza me shkuar drejt e në Otranto. Mjafton të përdorësh shërbimin falas në internet “Google Earth” për të parë se cila është rruga më e lehtë për t’u ndërtuar e për ta mirëmbajtur, më e lirë për ta ndërtuar e shfrytëzuar, më e shkurtër dhe me tubacionin më të lirë.

            Rruga e parë është ajo që qarkullon nëpër internet dhe që është përdorur për t’i marrë paratë Bashkimit Europian. Sipas kësaj rruge, tubacioni tek bishti i poshtëm i Korfuzit arrin thellësinë 100 metra, shumë shpejt zbret në 500 metra thellësi dhe shumë shpejt zbret nën 1400 metra thellësi. Pastaj, ai vazhdon ngjitjen drejt Veriut duke qëndruar në thellësitë nën 1000 metra, hypën mbi koren italiane në thellësinë 400 m dhe duke u ngjitur arrin Otranton. Është e pakuptimtë të sjellësh nga mijra kilometra larg tubacion gazi e ta kalosh në thellësi të tilla në Detin Mesdhe, sepse ngjitur me shtratin e detit në këto thellësi ka depozita “akull metani” [methane ice / methane hydrate]. Ky material energjitik është një përzjerje akulli ujor me bulëza metani CH4. Mjafton të dërgosh ujë të sipërfaqes së detit në depozitat e metanit të akullt për ta bërë atë të gaztë që të dalë mbi sipërfaqen e ujit. Me normat e tanishme të përdorimit, këto depozita do mbulonin nevojat botërore për 4000 vjet.

            Tubacioni i rrugës së parë do shtrihet mbi rrëpirën e madhe të shtratit të detit që lidh Detin Jon me atë Mesdhe. Veç pjerrësirës, në këtë rrëpirë rrymat e fundit të detit që vijnë nga Adriatiku i epërm janë aq të fuqishme saqë do e marrin me vete tubacionin bashkë me kunjat e tij nëpër brigje. Ndoshta ndërtuesit e kësaj rruge mendojnë të thërrasin këtu për ndihmë Poseidonin, Perëndinë e Detit të përrallave të përshtira të grekërve për t’i fryrë në të kundërt kësaj rryme të nënujshme. Ka shumë mundësi që kjo ka qenë edhe arësyeja e emërtimit “Poseidon pipeline” kësaj linje tubacioni.

            Ky tubacion i rrugës së parë, për shkak të thellësive të mëdha dhe shumë të ndryshme, për shkak të sipërfaqes së fundit të detit mjaft të ndryshueshëm dhe mjaft të thepisur, meqenëse 10 metra lartësi uji janë baras me 1 atm shtypje, edhe sikur shtrimi i tij të jetë gjëja më e lehtë dhe më e lirë në botë, do jetë nën kushte tensionesh mekanike shumë të larta dhe shumë të ndryshueshme. Si rrjedhim, ky tubacion vende-vende do jetë i ngrohtë, e vende-vende do jetë i mbuluar prej akullit. Ndoshta pronarët e kësaj rruge mendojnë të thërrasin për ndihmë (për qëllime paqësore) ndonjë nëndetëse ruse për të provuar nëse shkohet e kontrollohet tubi aq thellë.             Rruga e dytë e ka të shtrirë tubacionin afër brigjeve dhe në cektina që nuk e kalojnë thellësinë 70 metra. Pasi kalohen ishujt Otoni dhe Erikuza thellësia bie në 350 metra, pastaj deri 700 metra, hypën mbi koren italine në 400 metra thellësi e duke u ngjitur arrin Otranton. Rruga e dytë është të paktën 20 km më e shkurtër se rruga e parë. Tubacioni i linjës "Poseidon" jo vetëm që kalon nëpër ujrat shqiptare, por edhe shkëmbinjtë që duken pak mbi ujë (p.sh. Barketa) kanë rëndësi të pazëvëndësueshme për linjën e shtrirjes së tij mbi fundin e detit, për anën nga do lëvizin vajtje-ardhje anijet, për stacionet e ripompimit, për aparatet matëse, për mirëmbajtjen e tubacionit, për mbërthimin e tubacionit me shtratin e detit, etj.

            Italia nuk u ndje (më shumë mundësi ka që të ketë dhënë ndihmë) për Paktin Detar të qeverisë shqiptare me atë greke, sepse në çdo rast linja “South Stream” e furnizon atë edhe nga Veriu edhe nga Jugu. Kanë kaluar pothuaj 87 vjet që nga Gusht-Shtatori i vitit 1923 kur flota e Musolinit, me përkrahjen e vetme nga shtypi sovjetik, pushtoi Korfuzin e ishujt e tjerë në Detin Jon. Atëhere ishte Pax Imperia ose paqja që vinte nga perandoria. Tani është “Pax Imperia: Eminent Domain”, një lojë strategjike në kompjuter si të ndërtosh perandori të ndritur.

            Më zhvleftësimin e Paktit të damkosur Detar, Shqipëria e shqiptarëve (jo e shteteve personale të vasalëve) mbrojti vetveten. Një pjesë rrudhën buzët; nga këta kishte që dinin edhe Shqip. Një pjesë tjetër buzëqeshi; nga këta kishte që nuk dinin edhe Shqip.

 

18-05-2010

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama