Zogu mbret mbante në një kafaz në oborrin e Pallatit Mbretëror një çift shqiponjash, të cilat duhej të shprehnin idenë se vetëm ky shpend krenar meritonte të rronte pranë Zogut të Shqiptarëve. Mirëpo në pragun e 7 prillit 1939, teksa mbreti ia mbathte për Greqi, u gjend përpara një dileme: i duhej të zgjidhte, për të marrë me vete në kurbet, midis shqiponjave prej mishi e kocke me një kokë të oborrit të vet dhe shqiponjave me dy kokë të stampuara në monedhat e arta. Si shqiptar i vërtetë zgjodhi këto të dytat, duke i braktisur shqipet e gjora në vetminë e Pallatit të braktisur. Trupat italiane që hynë të parat në pallatin e plaçkitur, shpejtuan të bënin fotografi me shqipet e gjora që duket se mbartnin shenjat e fundit të dinjitetit tonë kombëtar. Po pastaj? Pastaj hiç, kaluan 70 vjet të tjerë.
Na pëlqen pa masë që të bëjmë krahasime me të tjerët dhe për këtë zgjedhim gjithmonë vende më të zhvilluara se vetja. Për shembull themi “shih, Kryeministri i Holandës dha dorëheqjen për hiçmosgjë, ndërsa këtu u vranë 26 vetë dhe s’u tund njeri nga karrigia”. Ose “në Angli për një bisht cigareje të vënë gjobë, ndërsa këtu hidhen kamionë me plehra e s’thotë njeri gjë”. Po vendos edhe unë t’i bashkëngjitem kësaj mënyre të krahasuari, por nuk do matem me englezë e holandezë, por me zezakët e Abisinisë dhe pa të shohim ku jemi.
Etiopia e sotme, Abisinia e dikurshme, ka dy simbole të rëndësishme, sefte kish luanin, por qëkurse ra perandoria e Haile Selasiesë, ky simbol i ka lënë vendin një simboli tjetër, që është dhia e egër e qojtur latinçe “Walia ibex”. Kjo është një lloj dhie e egër që rron vetëm në majat e maleve të atij vendi, me ca brirë të përdredhur si jataganë e që kërcen gërxheve gjithë madhështi. Në vitet ‘60 të shekullit që shkoi, kjo kafshë u deklarua “në prag të zhdukjes”, pasi kishin mbetur vetëm rreth 150 ekzemplarë, për shkak të gjuetisë së shfrenuar, marrjes së brirëve për suvenirë, zënies së zonave të habitatit të saj nga njerëzit, e kështu me radhë gjithë sëmundjet e njerëzimit të panjerëzishëm. Organizmat ndërkombëtarë kishin ndërmarrë disa fushata ndërgjegjësimi, natyrisht të pasuksesshme. U harxhuan miliona dollarë me propagandë, fletushka, workshope e takime me komunitetin, por dhia, aha, mbërriti në pikën e zhdukjes pa kthim.
Pastaj ndodhi çudia. Ca njerëz të mençur të atij vendi, por që kishin edhe gjë në dorë, thanë: “A do ta lëmë të zhduket për turp e faqe të zezë simboli ynë kombëtar, apo do bëjmë diçka?”. Me të thënë e me të bërë. U vunë rregulla të forta e dënime të ashpra për këdo që vriste një dhi (po të vrisje një dhi dënoheshe më ashpër sesa të vrisje një etiopian); u krijua një park kombëtar, brenda kufijve të të cilit u ndalua dhe u shpërngul çdo veprimtari njerëzore; u caktua një trupë rojesh të armatosura; dhe ...kaq u desh. Dhia-simbol shpëtoi dhe sot popullsia e saj ka arritur në limitet që mund të mbajë parku. Jo, gabova, nuk shpëtoi vetëm dhia, por edhe dinjiteti kombëtar i një populli. Popujt e shprehin vetëdijen dhe forcën e tyre përmes simboleve dhe etiopianët qenë në gjendje që jo vetëm ta shprehin këtë gjë, por edhe të tregojnë aq forcë morale dhe përgjegjshmëri kombëtare, sa ta shpëtojnë këtë simbol nga zhdukja.
Të kthehemi tani këtej nga anët tona, ku rolin e dhisë e ka luajtur shqiponja, latinçe “aquila chrysaetos”. Zor të gjendet në faqe të dheut popull tjetër që të jetë mburrur më shumë me simbolin e vet, se sa ne shqiptarët. Ja morëm emrin shqiponjës dhe ia vumë vetes; e kemi vënë në flamur; e kemi quajtur veten bijtë e shqipes; i kemi kënduar këngë e treguar legjenda e përralla; i kemi vënë disa emra se s’na mjaftonte një (shqipe, zhgabë e shqiponjë); e kemi skalitur në gur e në dru; kemi kënduar për shqiponjat partizane dhe kemi lënë nam me vallen e shqipeve; dhe, kur na u duk e rëndomtë me një kokë, e bëmë edhe me dy, për ta vënë në flamur. Të gjitha këto në letër e me llafe.
Në jetën e vërtetë duhet të mos harrojmë se, bash në ditët kur shpallej Pavarësia e ngrihej Flamuri, fanatikët e Tiranës e të Kavajës e quanin atë “bajraku me sorrë”. Kjo atëherë, ndërsa sot ky simbol që mbijetoi në letër e beze, nuk ia doli të mbijetojë në malet e larta ku kish pasur folenë brez pas brezi. Është e trishtë të shohësh zhdukjen barbare të këtij shpendi krenar, për faj të barbarisë së njerëzve. Është e trishtë të shohësh se si ekzemplarët e fundit të vrarë të shqiponjave të malit, shiten të balsamosur keq, në ndonjë cep rruge apo hyrje hoteli. Të ngjeth mishtë tregimi i vrasësve se si kacavirren shkrepave te foletë e fundit, heqin zogjtë e vegjël dhe ngrehin kurthe për të zënë pastaj shqiponjat që kthehen të alarmuara. Të tjerë që i vrasin me çifte tek fluturojnë luginave, ndërsa zogjtë e vegjël ngordhin urie pastaj, duke pritur me sqepat përpjetë kthimin e prindërve për t’i ushqyer. Ndërsa shqipja-amë e vrarë, e mbushur me kashtë, përfundon e varur në tavan të ndonjë restoranti buzë rruge, ku pronarit injorant i thotë mendja se pamja e syve të shuar të saj do t’i zbavitë klientët që mbushin barkun nën tinguj e tallavave, gjë që ndodh vërtet nëse klientët kanë mentë e pronarit të restorantit. Kategoria tjetër e shqipeve-amë të vrara, përfundon për t’u shitur në derë të hoteleve për të huajt, që meqenëse përgjithësisht tmerrohen nga të tilla barbari, ikin tutje pa kthyer as kokën, ndërsa shitësi me shqipen-dordolec në dorë, mbetet i çuditur pa arritur të kuptojë se pse nuk i blejnë këta parellinjtë e huaj marrëzitë e tij.
Zhdukja e shqiponjave në Shqipëri ndryshon në themel nga zhdukja e dhisë në Etiopi, e gorillave në Afrikë, apo e tigrave në Indi. Në të gjitha këto raste të tjera, zhdukja po vjen pasi njeriu po zë hapësirën e kafshëve, hapësirë që për shkak të shtimit, i duhet për ta mbjellë e për të mbijetuar. Në Shqipëri shqipja po zhduket jo për këtë arsye, pasi ky shpend fisnik ka jetuar për miliona vjet atje ku njerëzit nuk jetojnë, nëpër faqe malesh e shkrepa të vështirë. Edhe ata pak njerëz që ia kishin dalë të jetonin atje, tani në kohët moderne, kanë ikur e janë vendosur poshtë nëpër fusha. Dhe janë pikërisht këta njerëz të zbritur që nuk harrojnë të kthehen e të kacavirren prapë maleve, në një hakmarrje absurde ndaj simbolit të tyre.
Nuk duhet ndonjë gjë e madhe për ta shpëtuar shqiponjën tonë. Nuk duhen as pará, as tanke, as helikopterë e as ligje të tjera, se këtu ligjet i hanë gomarët. Duhet vetëm vullnet i atyre që ne i kemi zgjedhur për të na qeverisur. Qeveritë nuk zgjidhen për t’u dhënë bukë njerëzisë, se bukën secili e bën me punën e vet, por për të zbatuar vullnetet e përbashkëta të qytetarëve dhe për të lartuar kombet që ata qeverisin. Mbajmë një Ministri Mjedisi që tash në behar ka marrë vendim të mos i lërë hotelet t’i derdhin të pëgërat në det. Punë e mirë kjo, megjithëse ndoshta nuk donte bërë tani në pikë të beharit, kur plazhet janë plot. Mirëpo për një punë të tillë, zor se do shkruajnë dot librat e historisë, të cilët janë ca si shumë qibarë kur vjen puna për të shënuar bëmat e qeverive. Le të bëjmë një përpjekje të shpëtojmë shqipet tona të fundit, për të mos u katandisur që t’u themi bijve kur të rriten, që shqiponja është një shpend që rritet në Mal të Zi, në Serbi, në Rusi apo në Meksikë (të gjitha këto vende që e kanë në flamur).
p.s. Fort i nderuari Ministër Mediu. E fillova këtë shkrim me shqiponjat e Naltmadhnisë dhe e mbarova me gjirizet e Durrësit. Siç e sheh, ç’nuk sajova në këto radhë për të të ngacmuar që të bësh diçka për të shpëtuar shqiponjën, timen dhe tënden bashkë