Viti 642. Biblioteka e Aleksandrisë ka qenë magazina më e madhe e kulturës në antikitet. Në raftet e pafund të saj, ishin grumbulluar të gjitha dorëshkrimet e filozofëve të Greqisë, shkrimtarëve të Romës e ligjvënësve faraonikë. Perandoritë ndërkaq kishin rënë, ndërsa Biblioteka qëndronte ende në këmbë me kujtesën e njerëzimit të ndryrë në të. Kështu, deri në vitin 642, kur me urdhër të kalifit Omar, biblioteka u dogj e gjitha. Islami ishte në lindjen e tij dhe natyrshëm e konsideronte këtë arkiv të dijes si konkurrente të ideologjisë së re që po lindte. Ende sot pas 1400 vjetësh, ky akt konsiderohet si humbja më e madhe e kujtesës njerëzore dhe prej saj na ka mbetur vetëm një rrënojë dhe arsyetimi i kalifit që urdhëroi t’i vihej zjarri: “Në qoftë se këta libra janë në përputhje me Kuranin, atëherë janë të tepërt dhe duhen djegur; ndërsa në qoftë se janë në kundërshtim me të, atëherë janë të rrezikshëm dhe duhen djegur njësoj”. Kundërshtojeni po deshët logjikën e fanatizmit ideologjik.
Shek. XVI. Ka qenë një kohë kur kontinenti i ri i sapozbuluar dhe ku spanjollët ende nuk ndiheshin zotër, nuk quhej ende Amerikë. Në të lulëzonte një qytetërim tërësisht i ndryshëm nga ai perëndimor, me qytete e piramida guri, me perëndi gjakatare e perandorë qiellorë. Spanjollët e krishterë jo vetëm që nuk e kuptonin dot një qytetërim të tillë, por edhe nuk mund t’i linin vend në përballjen me qytetërimin e tyre. Funksionin ideologjik kësaj radhe e luajti krishterimi që, përmes jezuitëve iu imponua kontinentit të ri. Akti më i rëndë në këtë luftë qytetërimesh, ishte shkatërrimi i tempujve dhe piramidave maja, akt pa të cilin do të qe e pamundur të shtresëzohej ideologjia e krishterë. Sot 4 shekuj më pas, qytetërimi perëndimor ndihet ende në faj për atë akt zhbërës, i cili i privoi kujtesës njerëzore një prej kulturave që, edhe pse gjakatare për kriteret tona, ishte sidoqoftë prodhim i një momenti historik.
1789. Prej disa muajsh Parisi po vlonte midis përpjekjeve të Mbretit Luigj XVI për të ndërmarrë reformat graduale që do të transformonin Francën e prapambetur dhe përpjekjeve të radikalëve ekstremistë që shikonin në zbatimin e këtyre reformave humbjen e mundësisë për të marrë pushtetin dhe përmbysur monarkinë. Më 14 korrik të atij viti, e gjithë vegjëlia e Parisit e armatosur gjatë natës duke hapur depot e armëve, iu drejtua kështjellës së Bastijës, monumentit mijëvjeçar të qytetit, brenda të cilit thuhej se lëngonin qindra patriotë dhe revolucionarë të burgosur nga mbreti. Bastija u sulmua, u muar dhe u rrafshua e gjitha, duke i dhënë flakën Revolucionit që për 6 vjet do të torturonte Francën.
Sot që gjakrat janë ftohur dhe historia bën e qetë punën e saj, është zbuluar se aso kohe në Bastijë ishin mbyllur gjithsej 7 të dënuar nga të cilët 4 falsifikatorë monedhash, 2 vagabondë dhe një aristokrat i dënuar për mashtrim. E gjithë legjenda e burgut ku vuanin patriotët, ishte ngritur nga krerët ekstremistë të cilëve u duhej një simbol për të mobilizuar masat dhe një ngjarje për të tërhequr vëmendjen nga reformat që po përpiqej të ndërmerrte Mbreti Luigj XVI për të qetësuar situatën.
Shkurt 1933. Nacional-socialistët kishin provuar dy herë, por nuk ia kishin dalë të fitonin zgjedhjet në Gjermaninë e zhytur në krizën e pas Luftës Botërore. Me gjithë numrin e madh të votave, fragmentizimi i shoqërisë gjermane bënte që nazistët të mbeteshin sidoqoftë larg pushtetit. Duhej prodhuar një ngjarje e fortë që do të çonte në ekstremizmin e situatës, duke i stigmatizuar kundërshtarët si armiq të popullit gjerman dhe sistemit demokratik. Natën e 27 shkurtit të atij viti, ndërtesa e Parlamentit gjerman u përfshi nga flakët, ngjarje për të cilën nazistët, ende pa u gdhirë mëngjesi, akuzuan përfaqësuesit e së majtës. Pak muaj më pas, në zgjedhjet e radhës, Hitleri ia doli të sigurojë shumicën parlamentare. Pas kësaj nuk pati më Parlament në Gjermani dhe qetësi në Europë për 15 vjet.
Shkurt 1967. Enver Hoxha i ardhur në fuqi prej 20 vjetësh, ia kishte dalë të përmblidhte në dorën e vet të gjitha pushtetet dhe të kontrollonte të gjithë jetën e vendit. I vetmi sektor publik që, megjithëse i goditur rëndë, vazhdonte të ishte deri diku jashtë kontrollit politik, mbetej besimi fetar dhe institucionet e tij. Për më tepër, pas dy dekadash diktatura ndiente nevojën e një konflikti të ri të brendshëm, për të justifikuar një tjetër valë represioni. Në shkurt të atij viti, përmes një letre të hapur, iniciohet një fushatë e cila do të ketë si rezultat shkatërrimin e mbi 2000 tempujve fetarë të të gjitha besimeve, zhdukjen e plotë të klerit, ndalimin e ushtrimit të besimit dhe tharjen e mëtejshme të botës shpirtërore të shqiptarëve. Sot 40 vjet më pas, konstitucioni moral dhe shpirtëror i shqiptarëve, nuk e ka marrë ende veten nga ai shkatërrim dhe konflikt i brendshëm.
Shkurt 2001. Regjimi i talebanëve i vendosur që prej një dekade në Afganistan, po përjetonte në fillim të mijëvjeçarit të ri, fundin e vet, zbehjen e zellit të mbështetësve dhe nevojën e popullit të thjeshtë për normalitet. Regjimi ndjeu nevojën për një akt që të thyente fort kohezionin dhe që të prodhonte radikalizëm.
Në një prej luginave të thella të vendit, në një faqe mali, gjendeshin prej gati 1500 vjetësh dy statuja që paraqisnin Budën dhe kishin qëndruar të paprekura megjithëse prej shumë shekujsh popullsitë e Afganistanit ishin myslimanizuar. Në shkurt të vitit 2001, mulla Omari pas një vendimi të marrë nga talebanët, urdhëroi shkatërrimin me dinamit të statujave, duke i konsideruar ato simbole të besimit të rremë dhe në kundërshtim me mësimet e Kuranit. Statujat u shkatërruan në sytë e lebetitur të botës mbarë dhe pafuqisë për të diskutuar me një grup fanatikësh pushtetmbajtës.
Shkurt 2011. Pas njëzet vjetësh në tranzicion pluralist, shoqëria shqiptare po fillon të gjejë ekuilibrin e brendshëm dhe po shkon drejt kohezionit, i cili e bën që çdo popull pastaj t’i drejtohet klasës politike dhe t’i kërkojë përmirësimin ekonomik dhe të kushteve të jetës. Ka vetëm një rrugëdalje për një klasë politike që mbijeton vetëm përmes konflikteve dhe të mbajtur gjallë përmes sherreve. Kjo rrugëdalje është ringjallja e konflikteve edhe në gjirin e shoqërisë që ajo qeveris. Dhe, mënyrë më të mirë për këtë sesa mbajtja gjallë e fantazmës komuniste, zor se mund të gjendet.
Popujt janë të prirur vetvetiu drejt paqes, marrëveshjes dhe kohezionit, por të gjitha këto janë armiq të pushteteve personale dhe autoritare, sepse diktaturat kohë pas kohe kanë nevojë ekstremizim dhe radikalizim të situatës. Zgjidhja e vetme e diktatorëve është krijimi dhe stimulimi i ngjarjeve konfliktuale, që çojnë në rreshtim të popujve në kampe të kundërta. Përfitimi i regjimit është se njerëzit detyrohen sërish të ndahen e përçahen sipas përkatësive politike dhe detyrohen të strehohen brenda llogoreve të partive.
Shkurti i vitit të ardhshëm, kur na është premtuar shkatërrimi i një simboli që ekziston vetëm në kokën e atyre që po e krijojnë për ta shkatërruar, është ende disa muaj larg. Ose do të shtojmë një faqe të re në listën mijëravjeçare të marrëzive ideologjike, ose do t’ia dalim të jemi ndryshe në mijëvjeçarin e sapofilluar të arsyes.