|
Popullsia shqiptare
Popullsia shqiptare eshte me moshe shume te re. Mbi 40 per qind e saj,
si per meshkuj edhe per femra, i perket grup-moshes 0- 19 vjec, 50 per
qind grup-moshes 20- 64 vjec dhe vetem 10 per qind jane mbi 65 vjec.Ne
krahasim me vitin 1938, popullsia eshte me shume se trefishuar, duke arritur
rreth 3,5 milione banore. Deri ne fund te viteve '70 treguesi i rritjes
mesatare vjetore te popullsise eshte me i larte tek meshkujt, rreth 3
per qind, kurse sipas te dhenave te rregjistrimit te fundit te popullsise
ne vitin 1989, ky tregues eshte me i larte tek femrat, rreth 2 per qind.
Ndersa ne vitin '89 kemi nje shperndarje qe, grafikisht, paraqitet me
nje piramide te popullsise te rregullt, ne vitin '95 kjo piramide ndryshoi
tek meshkujt me grup-moshe 20 deri 30 vjec. Kjo shpjegohet me fenomenin
e emigracionit, i cili u shfaq me permasa te medha ne vendin tone gjate
periudhes se tranzicionit. Sipas te dhenave te PNUD-it (Janar
2000), 15 per qind e popullsise shqiptare ndodhet aktualisht
jashte territorit te Shqiperise. |
Faqe në rrjetin tonë: |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |