Dy fjale mbi Irinej

Dy fjale mbi Irinej

Nga Sokol Shameti

(Reagimi eshte ndaj intervistes se Irinej ne nje televizion. Nje artikull qe lidhet me kete teme eshte dhe: Flamuri serb midis Tirane: Nderojne ardhjen e Irinejit antishqiptar! )

(Vazhdon ne artikullin pasues Kronike e nje akti heroik)

 

Ekziston nje person publik, i cili kur mban fjalime PUBLIKE ne Serbi, u referohet shqiptareve me termin percmues "siptari" (qe eshte njelloj sikur nje zyrtar gjerman, t'i quaje izraelitet "cifute"). Ne vend qe te kerkoje falje per nxitjen e urrejtjes, dhunes, hegjemonise, shovinizmit dhe superioritetit racial, ate e lejojne te hyje ne Shqiperi dhe e trajtojne me nderime. Nderkohe qe duhej te ishte "non grata" e te arrestohej nese do te hynte ilegalisht, atij i krijojne mundesine te jape mend. Patriarku i kishes serbe beri ne Tirane disa deklarata skandaloze, fyese dhe fashiste kunder popullit shqiptar, per te cilat duhet qe urgjentisht qeveria, ministria e jashtme dhe autoritetet me te larta te kishes ortodokse shqiptare te deklarohen dhe te mbajne qendrim.


1 - Irinej tha se "krahina" e Kosoves eshte pjese e Serbise historikisht, duke genjyer, pasi Kosova, sipas te dhenave historike u PUSHTUA nga Serbet me 1190-en dhe u dorezua prej tyre tek pushtuesit pasardhes turq pas dy shekujsh dhune, shkombetarizim dhe kolonizim brutal. Historia nuk fillon me 1190. Dhe sigurisht, nuk mbaron me 1389.


2 - Irinej tha se eshte e papranueshme qe serbet ta kene kryeqendren e Kishes se tyre ne nje shtet tjeter, prandaj Kosova nuk duhet te jete shtet tjeter. Kjo eshte nje terminologji fashiste qe promovon superioritetin racor dhe qe i vecon serbet nga te tjeret. Shqiptaret per shembull, e kane kryeqendren e kishes se tyre ne Kostandinopoje. Greket gjithashtu. Italianet dhe spanjollet e kane kryeqendren e tyre ne Vatikan (shtet tjeter). Pse serbet nuk e durokan dot qe pasi e vendosen me dhune qendren e kishes se tyre ne nje territor te huaj te cilin e pushtuan, tani qe u vu drejtesi, te mos e kene qendren jashte?


3 - Irinej tha se me 1912 kur Kosova u clirua nga turqit (dhe u pushtua nga Serbia), asnje shqiptar nuk u debua. Kjo eshte nje genjeshter. Jane me qindra deshmite e pavarura te mediave dhe kancelarive perendimore, te Kryqit te Kuq, te raportuesve diplomatike, etj, qe provojne masakrat, krimet, debimet dhe genocidin e ushtruar nga qeveria Serbe mbi shqiptaret me 1912-1913. Jane me qindra mijera pasardhesit e shqiptareve te debuar nga Kosova qe jetojne ne Shqiperi dhe Turqi. Nuk mund te falsifikohet historia kaq hapur.


4 - Irinej tha se serbet dhe "kosovaret" kane jetuar ne shekuj ne paqe. Jo thjesht cinizem. Ky eshte nje mashtrim i hapur qe synon te minimizoje ate qe ka ndodhur ne Kosove. Varre masive shqiptaresh zbulohen cdo muaj ne Serbi. Pse nuk flet ky njeri i Zotit per keto? C'bashkejetese ne paqe paska qene kjo? Vrasjet, perdhunimet, djegiet, shfarosja dhe shpronesimet masive qe jane kryer atje jane te dokumentuara dhe nuk mundet qe nje politikan nacionalist serb i maskuar si prift te vije ne mes te Tiranes dhe te orvatet te na imponoje nje mashtrim si fakt historik.


5 - Irinej tha se zgjidhje e statusit te Kosoves eshte qe te gjithe ata qe jane debuar nga Kosova, te kthehen atje. A duhet te kthehen ne Kosove edhe qindra mijera shqiptaret qe u debuan nga Kosova me 1912-1913? Duke mos pranuar vullnetin e 2 milione shqiptareve per te jetuar ne liri, Irinej kerkon te na thote se vullneti i 50 mije koloneve serbe eshte me i rendesishem se ai i banoreve vendas te Kosoves. Adolf Hitleri nuk thoshte asgje me teper rreth Sudeteve.


Me petkun e nje kleriku, ky njeri po u fryn ererave te luftes dhe pertej fjaleve te tij per paqe dhe harmoni, masakra te reja po pergatiten. Boll ma!

 

Toleranca qeveritare ndaj kesaj qe po ndodh nuk ka lidhje me internacionalizmin. Eshte injorance, mosnjohje e historise, cektesi, indiference ndaj interesave te popullit tend. Internacionalizmi eshte ajo ndjenje qe na ben ta shohim cdo qytetar te botes si te ngjashmin tone. Dhe sigurisht, asnje problem s'kemi me qytetarin e thjeshte serb, me te varferin e atjeshem, te papunin dhe te shfrytezuarin. Te gjithe njerezit jane vellezer. Problemin e kemi me luftenxitesit dhe drejtuesit e elites serbe te cilet e indoktrinojne punetorin serb me urrejtje ndaj shqiptarit, ia mbushin koken me budallalleqe per shenjterine e Kosoves, martiret serbe, kishat, etj, i japin nje pushke dhe e nisin te vrase ate qe nese s'do te fliste shqip, do te ishte identik pa asnje dallim me te. Irinej (si Artemije para tij), jane nder keta njerez.

 

 

P.S Shkrimi eshte marre nga nje status ne FB. Titulli nuk eshte i autorit por i pershtatur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama