Arritjet e Shendetesise sipas USAID

Arritjet e Shendetesise  sipas USAID
    * Qeveria e Shqipërisë adaptoi Sistemin e Informacionit Shëndetësor të financuar nga USAID i cili është duke u shtrirë aktualisht në të gjithë vendin;
    * Krijimi i bordeve të edukimit mjekësor të vazhdueshëm në pesë qarqe të vendit për të monitoruar cilësinë e shërbimeve të ofruara në qendrat e kujdesit shëndetësor, si hapi i parë drejt akreditimit të qendrave shëndetësore në mbarë vendin;
    * Shërbimet e planifikimit familjar ofrohen në tërë Shqipërinë deri në nivel komune dhe kanë pësuar rritje të dyfishtë të kërkesës për shërbime të planifikimit familjar gjatë vitit të kaluar;
    * Qeveria e Shqipërisë adaptoi Sistemin e Menaxhimit të Informacionit të Logjistikës së Kontraceptivëve të financuar nga USAID-i – i cili siguron informacionin e nevojshëm që të sigurojë një ofertë të vazhdueshme të kontraceptivëve modernë dhe të zvogëlojë rrezikun për mungesën e tyre;
    * USAID sponsorizoi Vëzhgimin e parë Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri, me anë të të cilit po mblidhen informacione të përditësuara mbi karakteristikat e familjeve shqiptare që do të krahasohen me statistika sociale ndërkombëtare. Ky vëzhgim është integral në identifikimin e nevojave të lindura prej ndryshimeve demografike në Shqipëri dhe do të jetë një mjet i rëndësishëm për institucionet shëndetësore në hartimin dhe  shpërndarjen e burime të mjaftueshme për politikat shëndetësore dhe programe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama