Metropol shfaq Vitaminat

Metropol shfaq 'Vitaminat'
Në Teatrin e Metropolit, më 4 mars, në sallën "Çehov", ora 10:30 do të jepet shfaqja për fëmijë "Vitaminat", me regji të Alma Hoti Memo dhe autor Flamur Topin. Interpretojnë aktorët: Florian Kokona, Ledio Janushi, Jona Rexha, Arber Ismali, Elisa Dyrmishi, Klaudio Gjergji, Klaus Laci.

Pjesa bën fjalë për një takim të rëndë- sishëm që do të bëjnë vitaminat me rastin e 100 vjetorit të zbulimit të tyre. "Jeta" është ajo që vëzhgon dhe ndë- rhyn në mënyra të ndryshme në zhvillimin e fabulës. Në mënyrë virtuale doktor Flamuri do të organizojë një festë ku do ti mbledhë të gjithë vitaminat si dhe frutat dhe perimet ku ato ndodhen. Ai do të bëjë një falenderim për vlerën dhe punën e secilës prej tyre. Vitaminat bashkë me frutat dhe zarzavatet fillojnë të përgatisin ambjentin. Mirëpo çdo gjë fillon të marrë jetë duke u bërë e vërtetë.

Kjo pjesë jep mundësinë që dhe vetë fëmijët të ndërhyjnë herë pas here me informacionin që ato kanë për ushqimet e shëndetshme. Shumë jetë, gjallëri, muzikë dhe momente komike do të bëhen pjesë e shfaqjes përmes lojës së personazheve.

Për më tepër informacion: 04 227 06 68

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama