Shkopi Magjikne Teatrin e Metropolit

'Shkopi Magjik'ne Teatrin e Metropolit
Më 3 dhe 10 mars, ora 10:30, në sallën "Çehov" të Qendrës Kulturore Tirana do të shfaqet teatri për fëmijë, "Shkopi magjik". Duke vijuar më pas, do të shfaqet çdo të shtunë , në sallën "Çehov", ora:10:30. Kjo vepër shqiptare vihet në skenë me regji të Adelina Muçes. Autor është Edlira Gogu, skenograf & kostumograf Rael Hoxha. Muzika është formuluar nga Leonard Derveni. Interpretojnë aktorët : Brunilda Borova, Lorenc Kaja, Ledio Janushi dhe Aldion Matarangasi. Vepra përcjell një mesazh shumë të vlefshëm për fëmijët. Kur jemi te vegjël shpesh na duket se është e tepërt të punojmë.

Meqenëse mami, babi, gjyshja, gjyshi na përkëdhelin, na duket vetja të privilegjuar dhe këtu fillojmë të gabojmë. Po kështu edhe dy personazhet e veprës, Kokëkuqi dhe Faqekuqi, të cilët shkojnë tek gjyshja për të kaluar pushimet verore.

Të dy vëllezërit çuditen sesi gjyshja e tyre ka 100 punë për të bërë, për çdo ditë, dhe ajo ndonëse e vetme i bën të gjitha më së miri. Si fillim, Kokëkuqi dhe Faqekuqi, kujtojnë se gjyshja patjetër duhet të ketë fshehur diku një shkop magjik me anë të të cilit ajo "fap" i kryen të gjitha punët. Fëmijët që nga ai moment nuk ja ndajnë sytë gjyshes në çdo lëvizje që ajo bën. Pasi mundohen dhe mundohen për të gjetur 10 shkopinjtë magjikë, më në fund kuptojnë se ato janë dhjetë gishtat e duarve.

Për më tepër informacion: 04 227 06 68

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama