Në Muzeun Historik Kombëtar është hapur pavijoni "Terrori Komunist në Shqipëri". Në këtë pavijon përfshihen ngjarje të ndodhura në Shqipëri nga fillimi i vitit 1945 deri në rënien e regjimit komunist. Në stendat e tij janë paraqitur ngjarje të tilla si: formimi i organeve të diktaturës komuniste, proceset e para të mëdha gjyqë- sore, rezistenca antikomuniste, formimi i grupeve opozitare dhe gjyqet e ashpra ndaj tyre, gjyqet ndaj teknicientëve dhe inxhinierëve të shkollës amerikane, gjyqet ndaj deputetëve, rrënimi ekonomiko-financiar i vendit, inskenimi i bombës në Ambasadën Sovjetike dhe pushkatimi i i 22 personave të pafajshëm pa... gjyq, pushkatimi dhe burgosja e personaliteteve shtetërore dhe intelektualëve të fushave të ndryshme, burgjet e shtetit burg, kampet e internimit dhe ato me punë të detyruar, gra të ekzekutuara dhe të burgosura, stalinizmi në Shqipëri, torturat dhe mjetet e torturave, vend ekzekutimet, vrasjet në kufi 1990, rënia e diktaturës komuniste.
Këtu janë ekspozuar qindra fotografi, një pjesë e të cilave publikohen për herë të parë. Pjesë e pavijonit janë edhe dhjetëra objekte të dhuruara nga ish të përndjekur dhe familjet e tyre. Për më tepër informacion:
04 222 34 46; muzeutr@yahoo.com