Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, pranoi humbjen e zgjedhjeve të 21 qershorit dhe tha se edhe ajo është përgjegjëse për këtë rezultat.
“Nuk ishte një garë për të marrë pushtetin e bashkisë së Durrësit, por për të marrë misionin për të çliruar qytetin. Gjatë gjithë takimeve kishte njerëz që jetonin nën ankthin e largimit nga puna. Ky ishte rrugëtimi për garën e Bashkisë së Durrësit. Përballë kisha një shërbyes të vogël interesash që pati me vete gjithë ministrat, drejtorët dhe një infrastrukturë që manipuloi edhe vërtetësinë e votës.
Nuk po them që se njoh përgjegjësinë e humbjes. Unë e njoh atë, por duhet të themi qartë që kjo vjen si pasojë e disa presioneve dhe shtrëngesave”, u shpreh Duma.